TARIFAT / Të marrësh të dhënat në QKR, sa duhet të paguajë biznesi

September 26, 2015 12:32

TARIFAT / Të marrësh të dhënat në QKR, sa duhet të paguajë biznesi

Kur u hap Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) në vitin 2007, një ndër risitë për lehtësimin e biznesit në regjistrimin e tij, ishte dhe tarifa 100 lekë për çdo shërbim që do të merrej pranë sporteleve të qendrës.

Por tashmë tarifa e çmimeve është riparë dhe biznesi do të paguajë sipas asaj çfarë kërkon tarifa të tjera. Vendimi është marrë ditët e fundit, kjo dhe për shkak të fluksit për t’u regjistruar pranë QKR-së.

Sipas shpjegimit në vendimin e marrë parashikohet ndryshimi për pikën nr. 503, datë 1.8.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për shërbimet funksionale të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit”.

Propozimi për ndryshimin e këtyre tarifave ka ardhur nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Në tabelën nr. 1, që i bashkëlidhet vendimit shtohet një tabelë me tarifat e reja që do të aplikohen nga qendra. Kështu lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, me 1 fletë deri në 20 fletë është 100 lekë.

Lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, me 21 fletë deri në 100 fletë 500 lekë dhe lëshimi i ekstrakteve të historikut të veprimeve të kryera nga një subjekt, mbi 100 fletë është 1 000 lekë.

Ndërkohë në vendimin e vjetër të gjitha tarifat ishin në vlerën 100 lekë dhe në pikën 20 të tabelës që i bashkëngjitej ligjit thuhej se çdo veprim tjetër i parashikuar nga ligji dhe i pa përmendur më sipër është me tarifë 100 lekë.

September 26, 2015 12:32
Komento

3 Komente

  1. asi September 26, 14:00

    Sh.mire,deri tani te merje nje Qkr ne Bashki ishte 200 leke.

    Reply to this comment
  2. Koste September 26, 16:13

    Perse duhet te shkosh (humbje kohe e rredhe) ne QKR per te marre flete te shtypura (konsumi i letres eshte demtim mjedisi e pyjesh) me firme e vule e te paguash edhe leke?
    Sistemi online i QKR i jep mundesi c’do institucioni shteteror a privat si dhe cdo individi te shkarkoje informacionin online, pas asnje nga humbjet e kohes, letres, apo pagesa te panevojshme.
    Kur do mesojme ti shfrytezojme investimet ne sisteme informatike, te bera me parate e taksapaguesve ne dobi te qytetareve?????

    Reply to this comment
  3. Breshka September 26, 19:06

    Po me dentistat qe gjoja jane per nxenesit e shkollave dhe ne fakt punojne gjith diten ne klinikat e tyre private cfar do tebehet . Madje kete dentiste marin rroge shteti medikamente gjoja per nxenesit dhe qera per lokalin e tyre ku punojne . Rasti me i fresket eshte klinika dentare T a f a ne rr o s k o v e c te Fierit qe ka me shume se 20 vjete qe e vjedh shtetin . Kur shkojne femijet per mjekim kjo zonje i ben me lek. Perse nuk nderhyn shteti dhe tatimoret per tu prere rrugen ketij informaliteti ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?