Të mbrohen kalimtarët apo pasagjerët?

June 26, 2016 12:25

Të mbrohen kalimtarët apo pasagjerët?

Në rast aksidenti rrugor është më mirë të mbrohen kalimtarët që rrezikojnë të shtypen, apo pasagjerët brenda makinës?

Kjo është dilema e madhe etike me të cilën po përballen programuesit e makinave me pilot automatik.

Një zgjedhje jo e lehtë, në momentin që klientët nuk do të blinin kurrë një makinë që mund të vendosë në rrezik jetën e tyre dhe pse me logjikë, edhe po të ishin ata në timon do të përpiqeshin  të shpëtonin kalimtarët, duke ndjekur idenë e të mirë së përbashkët.

Për këtë qëllim Instituti i Teknologjisë në Masachusetts (MIT) ka bërë një studim të publikuar në revistën “Science”.

Pyetësori është bërë online duke intervistuar qytetarë amerikanë nga periudha e Qershorit deri në Nëntor të 2015, për të kuptuar se çfarë mendojnë ata në lidhje me makinat autonome në rrugë.

Thuasje 76% është shprehur se makinat me pilot automatik të programohen në mënyrë që të minimizojnë numrin e viktimave në rast një aksidenti.

Domethënë që më mirë të sakrifikohet pasagjeri nëse mund të shpëtohen disa kalimtarë.

Por kjo përgjigje përbën problem në momentin që klientët duan të blejnë një makinë të tillë. Vetëm 1/3 e të intervistuarve janë shprehur të gatshëm që të hipin në një makinë kaq “altruiste’, ndërsa të tjerët kërkojnë që siguria e tyre të jetë në plan të parë, veçanërisht kur në mjet ndodhet dhe familja e tyre.

Konsumatorët janë kundër idesë që qeveritë të mund të imponojnë një programim të frymëzuar nga logjika e të mirës së përbashkët.

June 26, 2016 12:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*