Të meritosh emrin gazetar!

September 4, 2018 12:09

Të meritosh emrin gazetar!

 

Nga Xhelil Aliu

E kam prekur disi edhe herë tjetër një temë të tillë, por, besoj se nuk është e tepërt që ta mjekosh plagën vazhdimisht, përderisa ajo nuk është e shëruar. Para disa kohёsh u krijua njё reaksion ndaj Kryeministrit i cili i kishte fyer gazetarёt duke u vёnё epitete qё ata nuk i meritonin. Dhe qenё tё shumtё ata qё dolёn nё mbrojtje tё gazetarёve, duke treguar solidaritet me ta. Edhe unё jam me gazetarёt, pasi kam punuar nё media pёr mbi 40 e kusur vjet. E di se çfarё pune ёshtё ajo e gazetarisё, i di hallet dhe shqetёsimet e gazetarёve, i ndjej edhe pakёnaqёsitё e tyre ndaj njё lloj trajtimi, jo sipas punёs qё bёjnё, por sipas dёshirёs sё pronarёve.

Por, dua tё dal nё njё pozicion tjetёr nё marrёdhёnie me ta. A e meritojnё tё gjithё emrin gazetar? Dhe a e bёjnё ata detyrёn e tyre ndaj publikut tё gjerё? Shtypi i shkruar duket se ecёn pёr inerci, duke u mbajtur, jo nga dёshira e njerёzve pёr informim dhe edukim, por nga manovrimet e pronarёve qё, nёpёrmjet gazetёs, mbulojnё diçka tjetёr, prej nga dalin edhe fitime tё majme. Dhe kёtu nuk dua qё tё zgjatem, pasi nuk ёshtё fusha ime. Por po qёndroj pak tek media elektronike.

Ka vite tё tёra qё janё hapur e funksionojnё shumё stacione radiotelevizive private. Disa kanё bёrё emёr dhe kanё tёrhequr vёmendjen e publikut. Ndёr programet e tyre ka disa qё janё me tё vёrtetё pёr t’u marrё shembull, ashtu siç ka edhe gjёra tё rёndomta, tё cilat tё detyrojnё tё ndёrrosh kanalin. Po, sa gazetari bёhet nё kёto stacione? Sa larmi kanё materialet qё serviren nga gazetarёt dhe a i pasqyrojnё ato hallet dhe problemet e pёrditshme tё publikut tё gjerё?

Janë me qindra, nё mos me mijёra ata që paguhen në media të ndryshme si gazetarё, si analistё, etj. Por, pёr fat tё keq, (i kёrkoj ndjesё asaj pjese tё vogёl tё tyre qё janё vёrtetё gazetarё), ata nuk bёjnё dot gazetari. Gazetaria e tyre ёshtё e konceptuar thjeshtё si njё pasqyrim i rёndomtё i njё realiteti, sado i pisët apo i papёrshtatshёm tё jetё ai. Ёshtë fatkeqёsi pёr median e sotme qё e ka ngushtuar kaq shumё sferёn e mundёsive tё veta duke i hequr vizё gjinive tё shumta gazetareske, tё cilat nuk shihen kurrkund. Sot mungon reportazhi, pёrshkrimi, portreti, vёzhgimi e mjaft mёnyra tё tjera pёr tё pasqyruar jetёn dhe hallet e njerёzve kudo ku ata jetojnё e punojnё. Tё gjithё gazetarёt vёrtiten rreth e rrotull Parlamentit, Kryeministrisё, apo selive tё partive kryesore. Gjithçka qё transmetohet nuk e kalon unazёn e Kryeqytetit, pёrjashto vetёm kronikёn e zezё,e cila po i nxin shpirtrat e njerёzve me mёnyrёn se si e sa vend i lihet nёpёr transmetime tё ndryshme.

Askush nuk do tё dijё se çfarё bёhet me ata shqiptarё qё jetojnё e punojnё nё vende tё huaja, askush nuk trajton njё problem madhor, dhe të japë një mendim për zgjidhjen e tij. Gazetaria e sotme ёshtё e pёrmbledhur thjesht tek informacioni sensacional. Me njё mikrofon nё dorё gazetari rri me orё tё tёra dhe pret qё tё dalё nga mbledhja apo nga zyra njё deputet, njё politikan, njё ministёr apo dikush tjetёr, fjala e tё cilit pёrbёn lajm. Po pse nuk interesohesh tё gjesh me qindra e mijёra probleme qё ka shoqёria shqiptare sot! A thua sikur e tёrё jeta jonё vёrtitet e rrotullohet vetёm rreth Parlamentit dhe Kryeministrisё! Kaq e ngushtё dhe e varfёr qenka jeta jonё? Kurrsesi jo. Dhe nё kёtё ngushtёsi dhe pa aftёsi tё trajtimit tё problemeve gjejnё terren disa gazetarё dembelё, qё e mbajnё vehten si tё zotёt pёr studio tё hapura. E vetmja gjё qё bёjnё kёta, ёshtё thirrja në studio e dy palёve kundёrshtare, tё cilёt i ndёrsejnё ndaj njeri-tjetrit, duke e kthyer programin nё njё ndeshje banale televizive. Pёr fat tё keq, kёta gazetarё dembelё tashmё janё shtuar kaq shumё, saqё nё çdo orё e nё çdo kanal do tё gjesh nga njё tё tillё, në mos edhe më shumë. Nuk ka gjё mё spekulative pёr njё gazetar, se sa tё kthehet nё njё arbitёr tё rёndomtё tё dy palёve qё shahen e grihen mes njera-tjetrёs. Pa llogaritur kёtu pazaret e shёmtuara qё kёta bёjnё duke e ftuar njeri- tjetrin si analistё, “mё merr ti mua dhe mё jep kaq, tё marr unё ty dhe tё jap aq”. Nuk ka mbetur njeri pa u bёrё analist qё i jep mend opinionit pёr çdo problem.

Dhe ajo qё ёshtё bёrё njё ferr i vёrtetё pёr çdo shikues apo dёgjues ёshtё kronika e zezё, e cila po ua nxin shpirtrat shqiptarёve. Nisin dhe mbarojnё lajmet me kronikё tё zezё. Kryelajmi i këtyre ditëve të fillim shtatorit është një monstër 61 vjeçar që ka kryer incest me vajzën e tij, që kur ajo ishte 9 vjeçe. Dhe paska vazhduar me vetëdije në këtë ndyrësi prej 16 vjetësh me radhë! Nisin dhe mbarojnë lajmet me këtë monstër, i cili, sipas ligjit mund të dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg!!! Po kujt i hyn në punë ky lajm që mbush faqe të tëra gazetash, dhe kronika radiotelevizive për 24 orë pa pushim?! Pse nuk e mbyll fare atë media që transmeton gjëra të tilla duke helmuar tërë njerëzinë, duke deformuar jetën e atyre fëmijëve që po rriten me këto tmerre dhe duke krijuar bindjen tek adoleshentët se nuk na qenka ndonjë çudi e madhe të shkojë vëllai me motrën, babai me vajzën, nëna me djalin… O tmerr i vërtetë! Deri ku shkoka poshtërsia e njeriut! Dhe ti zoti gazetar, në vend që t’i mbulosh thellë nëpër skuta të errëta këto ndyrësi që infektojnë jetën e bukur të njerëzve, m’i bën kryelajm dhe m’i tjerr në median tënde për 24 orë pa pushim!!! Për mua personalisht, (le të më paragjykojë kush të dojë), do doja që të kishte një ligj i cili t’i varte për gjuhe në mes të qytetit rastet e monstrave të tilla, për t’u bërë shembull edhe për të tjerë njerëz të sëmurë. Ka 30 vjet që fëmijtë shqiptarë, ushqehen më shumë me kronika të ndyra si: “U vra iksi”, “u ther ypsiloni”, “burri mbyti gruan”, “djali vrau babanё”, “fёmija 12 vjeçar vari vehten”, “vajza 20 vjeçe u hodh nga ballkoni”, “Vёllai 17 vjeç kryen inçest me motrёn 15 vjeçe”!!! Njё tmerr i vёrtetё… Njeriu i shkretё ngryset dhe gdhihet nёn goditjet e tmerrshme tё kronikёs sё zezё. Po çfarё bёn more i nderuar gazetar? Ti po vret me qindra njerëz shpirtёrisht e psikologjikisht, po i gjymton, po i keqedukon ata qё janё duke u rritur… Po si mund tё nisin dhe tё mbarojnё programet me kronikёn e zezё?! A ka ndonjë shembull me pak dritë në këtë vend? A ka diçka të mirë që duhet të propagandohet, duke ua qetësuar paksa shpirtin njerëzve?

Dhe themi pastaj se pse ikin njerëzit nga sytë këmbët! Po si të mos ikin nga ky vend që po e kthejmë në ferr të vërtetë edhe me punën kriminale që bën media në përgjithësi! Si nuk u gjendka një shembull i mirë për t’u propaganduar, por vetëm mënxyra dhe shëmti që ta nxijnë shpirtin.

Ata qё nuk janё dakord me Kryeministrin dhe me termat e tij “kazan” apo “tepsi”, le tё mos ia lejojnё vetes njё gjё tё tillё. Kjo arrihet kur gazetari e ka bёrё punёn e tij, jo thjesht duke gjuajtur vetëm mënxyra dhe shëmti, as duke parё si zihen dy palё kundёrshtare nё studio, apo duke pritur me mikrofon nё dorё ndonjё fjalё nga ata tё mёdhenjtё e politikёs. Por duke e bёrё gazetarinё atje ku ёshtё jeta e njerёzve, atje ku shihet natyra, puna, ara, blegtoria, ku shihen pyjet dhe kullotat, ku shihen punëtorёt e minierave dhe shfrytёzimi i tyre i pamёshirshёm prej pronarёve. Nёse nuk dini ku t’i kёrkoni shembujt e kёsaj gazetarie, atёhere po ju sugjeroj qё tё kёrkoni ndihmё. Jo te shembujt e gazetarisё sё dikurshme, kur gazetarёt nuk linin cep tё Shqipёrisё pa e shkelur, kur nuk mbetej problem i njerёzve pa u trajtuar. Mos i kёrkoni atje se ato bien erё komunizёm, siç i vishet petku çdo gjёje tё asaj kohe. Por, kёrkojini nё ditёt e sotme, kur gjen shembuj se si bёhet gazetaria e vёrtetё. Po u referohem dy gazetarёve tё rinj, tё cilёt i kam ndjekur vetёm nёpёrmjet ekranit, pa u takuar asnjёherё me ta. Me siguri qё e keni ndjekur njё emision me titull “Gjurmё”, i cili transmetohet nё Top Channel. Ai pёrgatitet nga njё djalё i ri me emrin Marin Mema. Nuk ka nevojё t’i bёj unё reklamё, sepse ai e ka bёrё emrin me emisione qё tё detyrojnё t’i ndjekёsh me shumё vёmendje. E, pra, Marini nuk rri me mikrofon nё dorё aty te dera e Parlamentit apo Kryeministrisё qё tё dёgjojё ndonjё xhevahir nga ata qё hyjnё e dalin aty. Marini nuk rri si aga nё studio dhe tё ftojё dy palё kundёrshtare pёr t’i ndёrsyer ndaj njera-tjetrёs, por shkon ku tё jetё e nevojshme, madje, edhe atje ku ka rrezikur jo pak pёr ta bёrё punёn si gazetar.

Nё Tv Klan transmetohet çdo javё njё telereportazh me titullin “Histori shqiptare”, pёrgatitur nga njё gazetare me emrin Alma Çupi. A e keni vёnё re se si ajo vajzё e papёrtuar shkon cep mё cep tё Shqipёrisё, duke takuar njerёzit, duke biseduar me ta, duke evidentuar jetёn dhe problemet e tyre? Me siguri keni ndjerё edhe kёnaqёsi prej atyre pёrshkrimeve tё bukura tё asaj gazetareje, jeni mrekulluar me bukuritё e natyrёs tё xhiruara me profesionalizёm prej operatorёve qё punojnё me tё. Aty keni ndjerё kёnaqёsi prej arritjeve tё atyre njerёzve qё me sakrifica e mundim arrijnё tё jetojnё me nder e dinjitet nё vendin e tyre. E pra, Alma nuk merret fare me broçkullat e studiove tё hapura, nuk merret fare me kronikёn e zezё, nuk merret fare me idiotёsitё e pёrditshme qё pjell politika jonё e ndritur.

Prandaj, tё nderuar kolegё gazetarё, mbrojeni veten dhe dinjitetin tuaj nga epitetet qё ju vё Kryeministri apo ndonjё politikan tjetёr, jo me zhurmё, por me punё. Dhe puna e gazetarit duhet bёrё me profesionalizёm, e jo duke marrё poza prej gazetari. Pra, ta meritosh emrin gazetar! Është i shenjtë dhe i shtrenjtë ky emër.

September 4, 2018 12:09
Komento

1 Koment

  1. vasili September 4, 22:16

    Nuk arrij te kuptoj si kjo gazete nuk e ka vene kete shkrim ne krye te saj,qe e xhvesh ´´median´´lakuriq,kryesisht, jashte funksionit te saj.
    Ja tani se fundi,u qellua me plumba ne periferine e kryeqytetit,shtepia e prinderve te nje gazetare investigative,ku banonte vllai i saj jurist..Nqse do ish sulm kundrejt gazetares logjika ta do,qe ai te behesh kundrejt shtepise se saj.
    Dhe duke vazhduar me llogjiken e ftohte,kur qeveria qendron e mefshet dhe indiferente,per te zbatuar ligjet,karshi akteve sabotatore te bandes se Saliut,ky duhet te jete nje i tille,ne serine e tyre.
    Se mbas kesaj ata te gjithe u cuan me kuc dhe me mac,duke e xhvendosur sulmin nga shtepia e prinderve tek shtepia e gazetares,me ta u bashkua dhe komisioneri per te drejten e informimit,apo ´´analisti´´ i kronikes se zeze.
    Kurse i ashtuquajturi kryetari i gazetareve Cipa,tha me zerin e tij perjetesisht te mekur,se si pasoje e ´´terrorit´´karshi gazetareve,reth 50 cop nga ata,tani mbas kesaj ata ja kane mbathur dhe kane kerkuar azil.
    Per hir te se vertetes,nuk kemi degjuar asnjehere,qe ndonje gazetar ta pesoj,pa le me te kercenohet nga kjo qeveri si ne kohen e sundimit te kulles se erret,kur rriheshin dhe burgoseshin apo vriteshin ne diten me diell.
    Prandaj kjo tufe´´gazetaresh´´ qe ka cfrytezuar zhurmat e sajuara dhe ka kerkuar azil,vec gazetare nuk jane.Gazetari dhe jo spurdhjaket e perfitimit, eshte i vetedijshem per profesionin e zgjedhur dhe duhet te ndjej dhe kenaqesi dhe nga veshtiresit e ketij profesioni.Gjej rastin dhe pershendes gazetaren trime Rudina Xhunga.Qenka e thene qe nga kjo nahije me trima jane femrat se ata qe duhet te ishin burra por qe jane vec meshkuj,qe i dallon vec organi seksual.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*