Të mërkurën mblidhet Këshilli Bashkiak, zbardhet axhenda

July 4, 2016 19:27

Të mërkurën mblidhet Këshilli Bashkiak, zbardhet axhenda

Të mërkurën Këshilli Bashkiak i Tiranës do të zhvillojë mbledhjen e radhës me 12 pika në rendin e ditës. Mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00 dhe pritet të ketë debate për sa i përket dy pikave si dhënia me qera të një objekti shtetëror mbi 10 mijë metra katrorë për shndërrimin e tij në markatë ushqimore nga një kompani private, e cila pritet të punësojë rreth 800 qytetarë dhe ky investim kap shifrën e 4 milionë eurove.

Debate priten edhe për detajimin e buxhetit afatmesëm dhe vendosjen e një tarife prej 200 lekësh për person gjatë vizitës në kullën e sahatit dhe muzeun aty pranë. Bashkia parashikon edhe licensimin apo dhënine e lejeve për të gjitha ato biznese që zënë hapësirat publike duke përcaktuar rregulla të qarta për zënien e hapësirës, raporton BW.

Ndërsa nga fondi i zhvillimit të rajoneve Bashkia e Tiranës ka fituar 5 projekte, të cilat do të fillojnë zbatimin e fazës së parë të kthimit ne pedonale të sheshit Skëndërbej me fond 320 milionë lekë por në këtë investim parashikohet që të ndërtohet edhe një parkim nëntokësore për makinat, me dy kate.

Po ashtu ndërtimi i një piste vrapi në kodrat e liqenit artificial si dhe rrugë bicikletash.

July 4, 2016 19:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*