Të moshuarit në Evropë të rrezikuar nga varfëria

Deutsche Welle January 6, 2013 14:26

Të moshuarit në Evropë të rrezikuar nga varfëria

Një jetë të qetë si pensionist? Një gjë e tillë do të jetë gjithnjë e më e rraadhë në Evropë. Ndërsa njerëzit plaken gjithnjë e më shumë, numri i lindjeve bie. Kriza e euros është një barrë e rëndë për sistemet sociale.

Për njerëz të panumërt, të cilët vuajnë nga varfëria dhe përndjekja politike në Afrikën e Veriut, Evropa është toka e premtuar. Mijëra prej tyre rrezikojnë jetën, duke kaluar ilegalisht detin Mesdhe. Këtyre njerëzve në nevojë mund t’u duket krejtësisht abstrakte, kur në Evropë diskutohet gjithnjë e më shumë lidhur me rrezikun e varfërisë në pleqëri. Sidomos kur kuptuarit e varfërisë në mes një vendi të industrializuar të Evropës Perëndimore dhe një vendi afrikan në krizë është jashtëzakonisht i ndryshëm.

Në fakt Europa është në një zhvillim, që është larg nga kushtet afrikane, por i cili prej kohösh po e vë në gjendje alarmi Bashkimin Evropian. Jo vetëm shoqëria e moshuar, “e thinjur”, si rezultat i ndryshimit demografik, por edhe kriza e euros, ushtrojnö trysni mbi sistemet shoqërore. Në shumë vende evropiane ka gjithnjë e më pak njerëz në moshë pune, ndërsa papunësia është në rritje. Si rezultat pensionet tkurren.

 

Rrezikimi i ekzistencës

Sipas përllogaritjeve nga Komisioni i BE-së numri i njerëzve në moshën mbi 60 vjeç rritet çdo vit me më shumë se dy milionë dhe është ndërkohë dy herë më i lartë se para dhjetë vjetësh. Tashmë qeveritë në BE japin dhjetë për qind të produktit të brendshëm bruto të tyre për pensionet. Aktualisht në BE jetojnë 120 milionë pensionistë, që përbëjnë 24 përqind të popullatës së përgjithshme. Disa vjet më parë imazhin e pensionistit të varfër nuk mund ta lidhje dot me vende të tilla si Gjermania dhe Britania e Madhe. Ndërkohë shumë njerëz pas largimit nga puna rrezikohen nga varferia. “Në fakt nuk ka të dhëna të sakta, sepse të dhënat për varfërinë varen nga anketimet, që BE bën nöpör familje”, thotë Michael Dauderstädt i fondacionit Friedrich Ebert në një intervistë me Deutsche Welle, “por për shkak të strukturës së sigurimit të pensioneve në shumicën e vendeve evropiane, mund të merret me mend se rreziku shtohet.”

Sipas informacioneve aktuale Spanja dhe Portugalia dhe sigurisht edhe Greqia kanë një përqindje relativisht të lartë të varfërisë në pleqëri. “Ne flasim për kuota prej rreth 20-27%”, shpjegon Dauderstädt. Supozojmë se kjo prirje do të thellohet si pasojë e programeve të kursimeve, thotë kryetari i sektorit të politikave ekonomike dhe sociale të fondacionit Friedrich Ebert. Në rastin e Greqisë ai mund të flasë me siguri. “Në fillim të dhjetorit kam kaluar një javë në këtë vend me një program informativ dhe dialogues me politikanë grekë të fushës së ekonomisë dhe përfaqësues të sindikatave. Atje pensionet janë shkurtuar në mënyrë drastike.”

 

Europianët duan të punojnë më gjatë

“Është shumë e rëndësishme për të menduar që herët për pensionet dhe për t’u kujdesur që gjithnjë e më shumë njerëz të japin kontributin e tyre për një kohë të gjatë, për të krijuar një bazë të mirë për pleqërinë.” Në BE Suedia konsiderohet si një shembull pozitiv. Skandinavët prej më shumë se dhjetë vjetësh ndërlidhin moshën e daljes në pension me jetëgjatësinë dhe kanë një nga përqindjet më të larta të punësimit për punonjësit e moshës 55 deri 64 vjeç.

Sigurimi i pensioneve është bërë më i vështirë për shkak të krizës financiare, që minoi sigurinë financiare, thotë komisioneri i BE për Çështjet Sociale, Laszlo Andor. “Por ne mund të propozojmë masa për rivendosjen stabilitetit.” Me propozimet e tij Andor mund të mbështetet te shumica e popullsisë evropiane. Sipas një anketimi gati 61 për qind e evropianëve janë për vazhdimin e punës edhe në moshën pas daljes në pension, nëse kushtet janë të përshtatshme.

Deutsche Welle January 6, 2013 14:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*