Të ndalohet promovimi, Holandës i ka ardhur turizmi “në majë të hundës”

May 7, 2019 13:58

Të ndalohet promovimi, Holandës i ka ardhur turizmi “në majë të hundës”

Holanda është një ndër destinacionet më të parapëlqyera për turistët nga e gjithë bota. Ky shtert njihet për zonat e tij piktoreske, tulipanët, mullinjtë e erës dhe qasjen liberale ndaj ligjeve të kanabisit.

Nëntëmbëdhjetë milionë turistë dynden atje çdo vit dhe numri pritet të rritet në më shumë se 29 milionë deri në vitin 2030.

Një dyndje e tillë bëri që bordi turistik të vendosë të ndalojë në mënyrë aktive promovimin e Amsterdamit dhe zonave të tjera të njohura dhe të përqendrohet në menaxhimin e destinacioneve të njohura turistike.

“Për të kontrolluar rrjedhën e vizitorëve dhe për të nxitur mundësitë që turizmi sjell, ne duhet të veprojmë tani. Në vend të promovimit të destinacioneve turistike, tani është koha për menaxhimin e tyre”, thanë autoritetet në një dokument strategjik.

Disa atraksione, si fushat e tulipanëve po përpiqen të merren me fermerët që thuhet se janë të zemëruar me njerëzit që i shkelin lulet.

Kopshti Keukenholf dhe distrikti i erës Kinderdijk u bënë kaq të populluara gjatë Pashkëve, saqë rrugët u mbyllën.

“Për njerëzit dhe sipërmarrësit që jetojnë këtu, situata është bërë krejtësisht e papranueshme”, tha drejtori i Keukenhof Bart Semerink për Parool.

j.l./ dita

May 7, 2019 13:58
Komento

1 Koment

  1. punoni dhe pushoni, ne vendet tuaja ..pis milet . May 7, 18:50

    po po, e besoj .. per vec fitimit, turizmi ka dhe me shume, plehra dhe …m…utra .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*