Të ndjekin derisa parkon dhe kur ti shtyp pultin, ata shtypin… Kjo është aparatura që po bën namin me makinat e të kamurve të Tiranës

May 25, 2020 20:11

Të ndjekin derisa parkon dhe kur ti shtyp pultin, ata shtypin… Kjo është aparatura që po bën namin me makinat e të kamurve të Tiranës

Dëshmia e biznesmenit F. B të cilit i vodhën një shume të madhe parash, 200 mln lekë dhe 50 mijë franga në automjetin që e kishte parkuar në një qendër tregtare në Tiranë, i është shtuar listës së provave për ekzistencën e një aparature që po përdoret për të grabitur sende dhe pars brenda makinave të luksit në Tiranë.

“…Në datën 22 maj 2020 rreth orës 18:30, kam dalë si zakonisht nga puna ime që ndodhet në ish-Bllok, e konkretisht dyqan cigaresh. Me vete nga dyqani kisha një çantë shpine, si ato të shkollës, ku kisha futur një sasi parash prej 20 milion lekë të reja, të paketuara në pako të vogla. Me çantën në shpinë nga dyqani jam drejtuar në parkingun e qendrës, ku do merrja makinën time “Range-Rover”.

Pasi jam futur në mjet kam dalë nga parkimi, ku pasi kam marrë bashkëshorten time B.Behi, kam bërë një xhiro deri tek policia e Tiranës dhe më pas jam drejtuar tek qendra tregtare për të blerë një hekur rrobash.

Makinën e kemi lënë në parkimin e kësaj qendre. Pasi kemi qëndruar rreth 15 minuta sërish jam kthyer tek makina, dhe kam hapur bagazhin për të futur brenda hekurin që bleva. Por aty kam konstatuar se çanta me 200 milionë lekë ishte zhdukur. Menjëherë kam njoftuar policinë…” ka deklaruar biznesmeni.

Mësohet se autorët e kanë ndjekur biznesmenin i cili e parkoi makinën në qendrën tregtare dhe tentoi ta mbyllë, por ata ia bllokuan valët e pultit me aparaturën në fjalë.

Ky anti-pult çaktivizoi mbylljen e makinës dhe autorët mundën më pas ta hapnin lehtësisht ‘Range Rover’-in.

Aparatura në fjalë ka bërë jo pak viktima deri tani në radhët e të kamurve të Tiranès, por shumè prej tyre nuk bëjnë denoncim dhe i zgjidhin situatat në rrugë private.

Për ta vënënë punë këtë aparaturë duhet të jesh në distancë të afërt me të shënjestruarin për grabitje dhe të veprosh njëherazi me mbylljen e makinès prej tij.

l.h/dita

May 25, 2020 20:11
Komento

5 Komente

  1. KOKEPALARI May 25, 20:40

    Hajdutét jané té poshtér!! dakord!!
    Mos té rrezikohet jeta zoteri té shetisésh me njézet milioné népér parkingje ?Mund té hash dhe ndonjé levé kokés,
    nuk jemi né Suedi prandaj them!

    Reply to this comment
  2. Fisniku May 25, 21:31

    Po si te mos jete krimi i organizuar me i sofistikuar se policia,kur ministri i Brendshem nuk merret me detyren e tij kryesore,bile nul le as drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit te beje punen e vet,por bredh neper shtrastet e lumenjve,bregdet etj per te kercenuar hajdutet dhe demtuesit e tyre?
    A e di ky minister se ate detyre e kane kryebashkiaket dhe Milistria e Mjedisit,por ne vend te merret ministri Klosi me kete gje (qe nuk e ka kryer kurre se eshte beniamini i kryeministrit),por merret Lleshaj!
    Keshtu ben edhe ministrja e Kultures,Margariti,qe ne vend te merret me Kulturen cope cope,ajo merret me rindertimin,kur me kete pune duhet te merrej ligjerisht ministrja e perkedhelur e Rames,qe merr rrogen e Infrastruktures,Balluku!
    Por as kjo nuk e ben kete pune dot,se Rama ka emeruar ish ministrin e PA AFTE te shkarkuar te Finances A.Ahmetaj,qe te beje “PAZARET e miliardave si te termetit ashtu edhe te covid-19!
    Pra Rama e ka bere qeverine RRUMPALLE,si askush ne bote,prandaj rindertimi as ka filluar e as ka per te mbaruar!
    Doemos qe edhe teatri kombetar u SHEMB vetem per te terhequr vemendjen e opinionit te brendeshem e te jashtem nga deshtimet katastrofike dhe korrupsioni kolosal!

    Reply to this comment
  3. lydia May 25, 21:55

    ky eshte problemi qe kane makinat qe kane keyless entry system ose ne shqip hapje pa celes e makines keto systeme nuke ehte nevoja te hapesh makinen ti por dera hapet vet kure celsi i makines eshte ne je distance ne te cilen sistemi eshte ne gjendje te dedectoj frecuencat e microcipit te celsave,tani hajduten nuke kan bllokur mbylljen e makines por ata priten sa u largua i zoti nja 20 metra me tutje dhe me ane te apara tures qe kane ata kane bere thjeshte hapjen e makines duke perdorur kete aparature e cila eshte si tipe perforcushe sinjali per microvalet e frecuencave,por gjithmone prania e celsit te makines nuke duhet te jet shume large,egzistojne the aparatura te tjera qe bejne kopjimin e frekuencave qe perdorin microcipet e keyfobeve te celsave,sa per kurjozitet keto duke qene se jame mekanik makinash

    Reply to this comment
  4. Adih May 25, 22:08

    Pa punesia ,pa prespektive ,fukaralliku , pa punesia sa vjen e shtohet .Duan edhe keta te mbijetojne ,e jo te gjithe jane e lindur hajdute ,por eshte mbijetasa .Kjo shkon paralel me mireqenien dhe zhvilimin ekonomik te nje vendi .Por jam i gezuar qe policia i ka kapur keta vjedhes .
    Prisni ,se skeni pare gje akoma ..

    Reply to this comment
  5. Loni May 26, 07:35

    Kush biznesmen ne bote bredh me para…hahaha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim