Që llumi i llumit të mos hyjë në Parlament

April 14, 2018 12:04

Që llumi i llumit të mos hyjë në Parlament

Çdo seancë shikojmë,
këto karnavale,
me sjellje shpellarësh,
dhe gjuhë banale!

S’është shumë e vështirë,
të bëhesh rrugaç,
kur e di fort mirë,
se nuk ha kërbaç!

Po çfarë mendon Bota,
ç’mban brënda ky vënd,
kur llumin e llumit,
shohin në Kuvend!

Këtë llum e ka,
opozitë e “ndritur”,
që dhe seksin femër,
na ka neveritur!

Sa shikojnë Ramën,
keq u ndizet gjaku,
veç Ai këtyre,
u ka ardhur hakut!

Po kur zë tribunën,
kjo lloj kafshërie,
janë fjalët e Ramës,
letra dashurie!

Ata duhen rrahur,
sa t’i bësh batall,
Rama s’u bën gjë,
vetëm sa i tall!

Këta që qëllojnë,
me çizme dhe shishe,
vetëm me të tallur,
nuk u dilet ndryshe!

Me çizme dhe shishe,
me miell e vezë,
e shpunë opozitën,
në një ditë të zezë!

Opozitë e leshit,
vehten po rrënon,
kur një plak i marrë,
ende dirigjon!

Kur i komandon,
ende një gërdallë,
edhe “Molotov”,
do hedhin në sallë!

Po llumi i llumit,
çdo ditë gjykohet,
çdo ditë nga pushteti,
dhe më shumë largohet!

Duhet me urgjencë,
Kodin ta ndryshojmë,
se të tilla mostra,
nuk i meritojmë!

Nëse do votohej,
me listë nominale,
kush mund t’i votojë,
këto karnavale?!

Nëse kokë më kokë,
votimi do jetë,
ka mundësi të marrin,
zero deputetë!

Ndryshe-fare ndryshe,
do të jetë ky vend,
se llumi i llumit,
s’do jetë në Kuvend!

Arben Duka

April 14, 2018 12:04