Te nënë Drita në Shkodër

April 15, 2018 10:38

Te nënë Drita në Shkodër

 

Ismet Sylejmani

Shoku, bashkëveprimtari, bashkëluftëtari e miku ynë i madh Bedri Zenel Islami dhe Nëna e tij Drita, por edhe familja e tij në Shkodër, ishin mikpritëse të një vizite të madhe dhe historike!

Data 8 prill e vitit 2018 do të jetë e shënuar dhe do të mbetet ngjarje e madhe, sepse u bë një vizitë historike, por pa jehonë paraprake në Shkodër!

Vizita Nënë Dritës dhe djalit të saj të lavdishëm, ish-Kryetarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, patriotit e veprimtarit të madh e të devotshëm, të nderuarit Bedri Islami, ishte dhe mbetet padyshim ngjarje e shënuar jo vetëm për të gjithë ne, por edhe më gjerë!

Këta njerëz të mrekullueshëm e kjo familje e madhe shkodrane, që nga gjiu i madh i saj kishte nxjerrë emra të mëdhenj e të dëgjuar, që popullit dhe Atdheut i kishin dhënë shkëlqim edhe më të madh me kontributet e tyre të mëdha kombëtare e historike, për të cilat kombi ynë, i nderon me pietet përgjithmonë. Janë mburrja jonë, sepse janë pjesë aktive e çlirimit të Kosovës dhe viseve të saja nga Serbia pushtuese!

Mirëseardhje na uruan Nënë Drita e Bedriut, bija e fisit me nam të Gjylbegajve të Shkodrës e bashkëshortja e Zenel Islamit, dhe shoku e miku ynë i madh e i nderuar Bedri Zenel Islami, djali i personazheve të famshme të Migjenit, Lulit të Vocërr dhe Zeneli!

Vizitë e paharruar në Shkodër!

Ditë e madhe për ilegalët e luftës për çlirimin e tokave shqiptare të pushtuara nën ish-Jugosllavi!

Momente të papërsëritshme!

Personalitetet të cilët në periudha të ndryshme të historisë së kombit tonë kanë bartur mbi supe pesha të mëdha dhe misione historike, apo edhe kanë qenë personazhe përpara të cilave përulet me respekt flamuri i fitoreve të mëdha në luftë kundër pushtuesve nga të gjitha anët, ishin bashkë në Shkodër!

U ulën shtruar e përballë në shtëpinë 100-vjeçare të fisit të Gjylbegajve, në të cilën jeton e fortë Nëna e madhe Drita!

Kjo grua fisnike shkodrane, që për fat të jetës së saj kishte pasur ta kishte për bashkëshort nxënësin por edhe personazhin e famshëm të Migjenit, Lulin e Vocërr e Zenelin, na e lindi dhe rriti Bedriun e madh e të përkushtuar maksimalisht në çështjen kombëtare, i cili në momentet më vendimtare të luftës ushtarako-çlirimtare në Kosovë, drejtoi me profesionalizëm e atdhedashuri Lëvizjen Popullore të Kosovës!

Rrugëtim historik

Në Shkodër me Ali Ahmetin e Ramiz Lladrovcin!

Në Shkodër për herë të parë në jetën e Tij, ishte udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, i shoqëruar nga vëllai i heroit të kombit gjeneral Fehmi Lladrovci, ish i ngarkuari në ambasadën e Kosovës në Shqipëri e Kryetar i Drenasit, ambasador Ramiz Lladrovci dhe unë (Ismet Sylejmani)!

Ali Ahmeti për herë të parë në jetën e tij, në Shkodër

Si ka mundësi që udhëheqësi i popullit shqiptar shoku, e miku im i madh Ali Ahmeti, për herë të parë të shkelte në këmbë Shkodrën e famshme, qytetin e heroizmave të mëdha e të panumërta, qytetin e personaliteteve legjendare, qytetin ku kanë jetuar Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Oso Kuka, Luli i Vocër, por edhe Bedri Pejani nga Kosova dhe ku kane defiluar patriot e atdhetarë të mëdhenj e të panumërt!

Shumë e thjeshtë!

Kurrë në jetën e tij, udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, nuk kishte udhëtuar në Shqipëri vetëm për vizitë e për pushime luksi, por përkundrazi, gjithmonë në Shqipëri, kishte udhëtuar me mision dhe për interesa e çështje të mëdha ilegale, politiko-kombëtare, në shërbim të drejtimit e komandimit të luftës së armatosur çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja nën ish-Jugosllavi!

Gjithmonë ishte afruar deri në gjysmë të rrugës për Shkodër, dhe kishte kthyer djathtas nga edhe ishte rruga e tij e madhe për në Tropojë, nga ku është derdhur si vullkan zinxhiri i pafund i luftëtarëve të armatosur çlirimtar shqiptar, nën emblemën e shenjtë të UÇK-së, në drejtim të Kosovës dhe viseve të saja atëherë të pushtuara nga Serbia!

Në Shkodër, vizita ishte me plot emocione!

Pritje e ngrohtë vëllazërore, e përzemërt dhe e thjeshtë, pritje puro shqiptare!

Nënë Drita qëndronte në krye të dhomës të shtëpisë së madhe të Gjylbegajve, të ndërtuar nga të parët e fisit të saj, ku u pritëm me aq ngrohtësi e dashuri të panjohur më parë!

Pas qëndrimit më shumë se një orë e bisedave me Nënë Dritën, Bedriun dhe të tjerët, u larguam nga kjo familje lavdimadhe shkodrane, duke i uruar Nënës Dritë të Bedriut jetë të gjatë e të lumtur!

U nisëm për të vizituar Kalanë e Shkodrës!

Momente rrënqethëse!

Ecja nëpër kalldrëmin shekullor dhe hyrja në portat e mëdha, të cilat nuk arriti t’i hapte kurrë me sulme e luftë por edhe beteja të panumërta, ushtria më e madhe e kohës e perandorisë osmane, të bënte të ishte i madh kujtimi i të kaluarës së bujshme i të parëve tanë, por edhe i kësaj kështjelle të pamposhtur shqiptare!

Në bedenat e kalasë heroike, duke shikuar rreth e rrotull hapësirën dhe shtrirjen e gjeografisë së Atdheut.

April 15, 2018 10:38
Komento

4 Komente

  1. A April 15, 17:22

    SHKODRA qytet legjende, me vone historike dhe aktuale.
    Ku ka ngazelluar arsimi, kultura dhe arti. SHKODRA e qendreses qe ka qene gjithemone opozite e politikave te genjeshtrave dhe jo reale.
    Nuk ka qene kurr edhe ne kohet e historise sotme me rregjime qe nuk sillnin zhvillim dhe begati. Nuk ka qene me mbreterine e Zogut, nuk ka qene me pushtuesit, nuk ka qene as me diktaturen komuniste te ENVER HOXHES. U rreshtua e para me zhvillimet demokratike si asnje qytet tjeter, por eshte distancuar edhe me kete lloj demokracie, eshte distancuar edhe me politiken aktuale te perversit, mashtruesit dhe damagogut EDI RAMA, i cili kur SHKODRA ka probleme natyrore si permbytje, shkarje tokash etj, zhduket si MIU i HALEVE dhe nuk vjen per te shikuar dhe ndihmuar SHKODREN me rrethina si rasti i fundit i permbytjeve te tokave dhe fshatrave te Bregut te Bunes. Per SHKODREN zhgarravinisti EDI RAMA eshte nje turp.
    Prandaj Veriu i Shqiperise me SHKODREN ne krye duhet ta shpallin EDI RAMEN person NON GRATA per keto krahina.Te cilat i shikon keto zona vetem per shfrytezim, si ne rastin e Rruges ne Kombit, ne nje kohe qe ka detyrime te pashlyera si ne drejtim te shfrytezimit te hidrocentraleve dhe ne resurse te tjera natyrore, qe vetem i shfrytezon.
    SHKODRA gjithmone i ka pritur miqte dhe bashkekombasit.

    Reply to this comment
  2. Z/K April 15, 21:31

    A
    Simbas tejet Shkodra nuk ash me askerkend.As me dreqin as me zotin.Atehere me ke asht!!!!!!!!!Me dike duhet me ken.Perndryshej duhet vizitue dhe ti nenshtrohet terapise per tu ba me dike.

    Reply to this comment
  3. Albert Shala April 15, 23:01

    Respekt te thelle per zonjen Drita dhe te birin, Bedriun. Shendet e gezime.

    Reply to this comment
  4. Shkodrani April 16, 10:18

    Sa i perkushtuar Ali Ahmeti! Ka hequr edhe kepucet… ne shenje respekti dhe miresie. Do kete berre rruge te gjate!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*