Të ngrënit shëndetshëm: Hani si një fshatar, jo si mbret mesjetar

September 13, 2017 12:11

Të ngrënit shëndetshëm: Hani si një fshatar, jo si mbret mesjetar

Ndërsa jetesa e fshatarëve mesjetarë evropianë nuk do të ishte ajo që sot shumë njerëz do të dëshironin që ta përjetonin, dieta e tyre mund të ofronte një çelës për reduktimin e epidemi-së së obezitetit.

Edukatorët britanikë dhe ekspert-ët e shëndetit të fëmijës do të udhëtojnë në shkolla të ndryshme për t’u mësuar nxënësve aspektet e dobishme të dietës mesjetare.

Dr Iona McCleery, ligjëruese në historinë e mesjetës në Universitetin e Lids (Britani të Madhe), tha në një deklaratë për median universitare që në të kaluarën ishte e zakonshme që shtresat e ulëta kishin dieta shumë të varfra, ndërsa sot janë kryesisht të varfrit  më shumë të prirur për obezitet.

“Sa më i varfër të ishit, më të larta ishin shanset që ju të hanit më shumë zarzavate dhe të kishit më shumë drithëra të pranishme në dietën tuaj”, tha ajo.

“Të varfrit ishin gjysmë vegjetarianë pasi thjesht nuk mund ta përballonin blerjen e mishit…. Shëndeti ishte shumë i lidhur me dietën”.

Historiania e ushqimit Caroline Yeldham, një anëtare tjetër e grupit të edukimit, tha se dietat mesjetare, nga nevoja, ishin të bazuara në ushqime të freskëta dhe shumë pak ushqime të rezervuara, të cilat ishin me pak yndyrë, kripë dhe sheqer. Përveç kësaj, koha e ushqimit ishte në fokus familjar dhe të komunitetit, dhe vaktet e vogla ishin më pak socialisht të pranueshme, tha ajo.

“Ishte sigurisht edhe një gamë shumë e gjerë përbërësish që ne priremi për ti ngrënë sot – më shumë barishte dhe më shumë peshk, në krahasim me importet të cilat ishin një pjesë e vogël e dietës”

September 13, 2017 12:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*