Të pabesueshëm po se po, por edhe super qesharakë!

November 12, 2017 11:10

Të pabesueshëm po se po, por edhe super qesharakë!

 

Ka të paktën dhjetë ditë,

që ekranet e punëve të kota,

që lajmet i hapin dhe i mbyllin,

me biznesmeni Orest Sota!

 

Ka afërsisht po dhjetë ditë,

që biznesmeni është arrestuar,

dhe lajmit të ditës së parë,

as edhe një fakt s’i është shtuar!

 

Në çdo studio televizive,

fuqishëm po bien tupanat,

opozita ka thirrur në skenë,

Çollakët-Shkullakët-Klodianat!

 

Klodiana-zbulimi i fundit,

është e prerë dhe kategorike,

së bashku me besnikët e Katundit,

mbushin ekranet me thirrje histerike!

 

Është mbi fuqitë njerëzore,

të ndjekësh këta meteorë,

po për hir të profesionit,

mund të torturohesh dhe dy orë!

 

Nëse s’do ishim nga ky vend i bekuar,

por të ishim thjesht’ ca vizitorë,

këta njerëz paksa të harbuar,

do t’i mendonim si prokurorë!

 

Këta i dinë të gjitha,

ku hahen drekat dhe darkat,

dhe për valixhet që venë e vinë,

dinë jo milionat-po dhe qindarkat!

 

Ata dinë gjithçka e gjithçka,

çfarë është bërë-e çfarë duhet bërë,

dhe nuk e them aspak për shaka,

se kompetentë janë që të tërë!

 

Ata janë brenda në valixhet,

ku paratë e korrupsionit qarkullojnë,

dhe kanë siguri matematike,

kur shumat ekzakte na tregojnë?!

 

Ndaj i tha Muçi një natë,

kësaj prokurores së re:

“Ti thua fiks gjashtë milionë,

pse s’thua dy-apo tre!”

 

Me xhaxha Salën e SHQUPIT,

këta janë koordinuar fort mirë,

ai tha se fiks tre milionë,

i shpuri Tahiri-Ramës në zyrë?!

 

Se gazetarët e këtushëm,

për të vërtetat hidhen dhe në flakë,

po hë për hë janë të pabesueshëm,

të pabesueshëm dhe super qesharakë!

 

Asnjëherë-asgjë s’u ka dalë,

asnjë fjalë dhe parashikim,

se janë zgjatime të shokut Salë,

dhe shokut të ri-Lulëzim!

 

Sipas bishtave të shtrembër të SHQUPIT,

nga çasti në çast do pëlcasi,

ndaj kush mbështete tek këta,

me siguri do humbasi!

 

Socialistët gjithmonë kanë fituar,

dhe kur s’kanë pasur “lekët e hashashit”,

ndaj do rezultoi e dështuar,

teoria “e fortë” e Lulashit!

 

Kjo teori është vërtetuar,

nga një përgjim i Habilit,

kush e kthen këtë në fakt kombëtar,

ka më së paku formimin e debilit!

 

Përgjimi-Nëntor dymijë e trembëdhjetë,

dy muaj Rama kish në qeveri,

ndaj hashashin e kohës së Saliut,

Habili dhe Habilët shisnin në Itali!

 

Ky është një fakt shumë kokëfortë,

po në mëndje si shkoi asnjeriu,

se hashashi që shitej në Nëntor,

u mboll kur shtetin e kish xha Saliu!

 

E dimë që janë blerë e shitur vota,

janë hequr e shtuar njerëz në listë,

këtë të gjithë e kanë bërë,

dhe kurrë nuk ka qenë një fenomen socialist!

 

Ekranet-Mona dhe Luli,

akuzojnë veç socialistët në unison,

po zgjedhjet gjithnjë vijnë shpejt,

dhe pa hashash…do shohim kush fiton!

A. Duka

November 12, 2017 11:10
Komento

4 Komente

  1. gjermani November 12, 14:39

    E ke qare i madhi agron duka .te lumte ajo dore.

    Reply to this comment
  2. shqipe-pelivani November 12, 17:32

    Sepse,jane pjese te kazanit mediatik te salehit,fevzot,çimrit, ballijte,shullaket,zhejt e te tjere te tjere te zhyer…

    Jane te sojit çburrerise
    te ish pusht-pushtetit prone.
    jane frymzim i shterpesise,
    Ngren dolli me gjakun tone.

    Jane te llojit biçimsezer,
    (Gjithe te lare ne peshtymosje)
    Jane me sy,por shohin vrenger,
    servil gjer ne peshtirosje…

    Majmur veç prej djerses derdhur
    50-vjete,nder fusha,male…
    S’lat’ asgje,nga dje pa vjedhur
    futen kethetrat dhe ne varre!…

    Ta dini,o palo horra,
    popullit i hyt ne hake!
    lart’ ka ligj per kompesimin:
    ” Ç’vodhe do e vjellesh gjak!”

    T’a dini o te pa ngopur
    Ju me nepsin shkuar derrit…
    Ju qe s’paski kurre te lodhur
    ne sherbim te sali Ferrit…

    Ju rrufjaner te sprovuar,
    Udhehequr nga ky hajven!
    Qe dhe pse qenka shkarkuar
    prap po heq litaret bran…

    At’ do kini vish e xhvish…
    Deri ne fyt i molepsur.
    rrahur keqas,qe kulish,
    ndaj dhe njhet ne te lehur…

    Kjo dynja eshte qejfe,qejfe…
    Kush merret me te perlyer,
    I ze bythe-poshtja nden vete
    mbeten gjithe jeten te zhyer…

    Majtas- djathtas bejne ben:
    “Veçse Rama eshte i mire!”
    Se ne gjithe k’ta gur te rrem,
    qelloj dhe nje xhevair!…

    Reply to this comment
  3. sapa November 13, 07:10

    I nderuar poet nga Tepelena.Nuk duhet te nxitohemi me gjykimet e shpejta.Parate i kane qejf jo vetem tropojanet e Saliut por edhe tepelenasit e Rilindjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*