Të paktën 6 të vrarë nga shpërthimet në Kenia

April 1, 2014 09:32

Të paktën 6 të vrarë nga shpërthimet në Kenia

Tre shpërthime në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, kanë shkaktuar vrasjen e të paktën gjashtë njerëzve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Shpërthimet ndodhën dje në një lagje të banuar me somalezë.

Shefi i policisë së qytetit, Benson Kibue tha se të paktën 25 njerëz u plagosën në këto sulme.

Dy restorante dhe pjesa e jashtme e një shtëpie të shëndetit për gratë u goditën nga shpërthimet.

Grupi militant somalez al-Shabab në të kaluarën ka kërcënuar se do të kyejë sulme në Kenia nëse ky vend nuk i tërheqë trupat e tij nga Somalia jugore.

Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin në Qendrën Tregtare Westgate në Nairobi në shtator të vitit të kaluar, ku u vranë të paktën 67 njerëz. / Zeri i Amerikes

April 1, 2014 09:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim