Të pambrojtur mbi dy rrota, vetëm 37% përdorin kaskën

November 26, 2016 15:38

Të pambrojtur mbi dy rrota, vetëm 37% përdorin kaskën

Rasti i fundit ku 2 të rinj humbën jetën pas një aksidenti tragjik me motor, risolli në vëmendje domosdoshmërinë e përdorimit të kaskave mbrojtëse.

Në Shqipëri mbi 20 % e aksidenteve më pasoja të rënda vijnë pikërisht, si pasojë e mos përdorimit të tyre.

‘Kaskat mbrojtëse nuk parandalojnë aksidentin por në rast se drejtuesit e motoçikletave do të kishin mbajtur ato, në 90 % të rasteve jeta e tyre do të ishte shpëtuar’, thotë Ervin Dervishi, specialist i sigurisë rrugore.

Por a i përdorin drejtuesit e motocikletave kaskat mbrojtëse edhe pse ndaj tyre vendosen gjoba?

‘Ka një trend në rritje. Në bazë të statistikave në vitin 2013 vetëm 17 % i mbanin kaskat mbrojtëse ndërsa në 2015 ka shkuar në 37 % ‘, thotë Dervishi.

Megjithëse nuk sanksionohet qartë në kod rrugor, policia apelon që kaska mbrojtëse të mbajnë edhe përdoruesit e biçikletave.

‘Edhe biçikleta është një mjet rrugor, megjithëse nuk është e përcaktuar qartë dhe nuk është e detyrueshme, ato duhet t’i mbajnë si për shembull çiklistët profesionistë’, vijon Dervishi.

November 26, 2016 15:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*