TË PAMPOSHTUR! Danimarkë – Shqipëri 0 me 0 (zyrtarisht në play-off)

September 4, 2015 20:10

TË PAMPOSHTUR! Danimarkë – Shqipëri 0 me 0 (zyrtarisht në play-off)

Në Kopenhagen “Kuqezinjtë”  treguan se nuk i mposht asnjë skuadër. Ata u përballën me Danimarkën, si rivalja direkte e kombëtares sonë për të siguruar një kualifikim direkt pa Play-Off. Gjithsesi, Shqipëria ka siguruar Play-Off-in, pasi Serbia mundi Amerninë e cila mund të na rrezikonte.

Kombëtarja jonë bëri një ndeshje të kujdesshme. Në minutën e fundit Roshi humbi një rast ku mund të na jepte 3 pikët.

Danimarka gjeti rrugën e rrjetës me Niklas Bendtnerin në minutën e 74-t, por më parë gjyqtari kishte fishkëllyer për pozicion jashtë loje.

Etrit Berisha bëri dy pritje shpëtimtare në minutat 57′ dhe 60′. Në fillim “gardiani” nuk lejoi që topi i goditur me kokë nga Poulsen të prekte rrjetën pas një krosimi nga këndi, më pas priti gjuajtjen qendrore të Jorgensenit.
Danezët e shtojnë gazin përpara në kërkim të golit, kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë ngjeshur në prapavijë.

**************

Formacioni

Vështirësitë e mëdha për skuadrën tonë mbeten mungesat në mbrojtje, si Mavraj apo Hysaj, por edhe gjëndja jo optimale e disa prej lojtarëve të formaconit. Megjithatë, trajneri italian De Biazi, duket se ka vendosur të luajë me një formacion mbrojtës në Danimarkë 4-5-1.

Në repartin e mbrotjes mungesa e dy titullarëve ka sjellë aktivizimin e dy lojtarëve të rinj, Ajeti i cili debutoi me Francën në miqësore dhe Xhimshiti, që debuton për kuqezinjtë në këtë ndeshje menjëherë me aktivizim në 11-shen e parë.

Në mesfushë situata duket disi më normale, nisur nga aktivizimi i lojtarëve që kanë luajtur gjithmonë si Kukeli, Xhaka, Abrashi, më pas në krahun e majtë Lenjani, ndërsa në të djathtin Shkelzen Gashi. Të dy këta lojtarë krahu janë në ndihmë të sulmuesit të vetëm që është Cikalleshi.

Ndeshja e parë me Danimarkën në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim 1-1. / Vijon …

Kliko per te pare ndeshjen

 

1

 

2

 

September 4, 2015 20:10
Komento

4 Komente

  1. soll lili September 4, 21:46

    BRAVO!

    Reply to this comment
  2. sagitari September 4, 21:59

    NJE BRAVO PER TE GJITTHE LOJTARET
    NE VECANTI PER DE BIASIN

    NA BENI TE NDIHEMI KRENARE QE JEMI SHQIPETARE

    Reply to this comment
  3. lexuesi i dita September 4, 22:14

    Pershandetjet me te mira nga largesia per Ekipin Kombetare,rrespekt per Danimarken,e Cila mori barazimin ne Shqiperi,por nuk arriti fitoren ne Danimarke,dhe me siguri eshte e kenaqur edhe mek barazim,sikurse mendoj jane te kenaqur,Lojtaret e Trajnerit De Biazi,megjitheate theksoj se perballe njera tjetres ishin dy Ekipe qe kurrsesi nuk e kane nenvleresuar,njera tjetren!dhe eshte interesant fakti,qe euforia tashme eshte nje e kaluar per Ekipin tone,sepse pesimet na jene bere mesim.

    Reply to this comment
  4. ZARELI September 5, 06:04

    ME NE FUND EDHE NE KEMI NJE EKIP DINJITOZ TE AFTE TE KONKUROJME ME ELITEN BOTRORE TE FUTBOLLIT DHE NJE BRAVO TE MADHE DE BIAZIT NA KENAQET

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*