Të papriturat e bukura të një dite dhe Kosova (Tri fillime skicash)

Bedri Islami April 7, 2016 09:59

Të papriturat e bukura të një dite dhe Kosova (Tri fillime skicash)

Një befasi e bukur për Pandeli Majkon

Sot, e enjte, ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, do të ketë një befasi të bukur, të cilën edhe e ka pritur, por që do i bëhet e njohur në pragun e betimit të Presidentit të ri të Kosovës. Por befasia nuk i vjen prej tij, por nga të tjerë, të cilët e kanë vlerësuar gjithnjë vemendjen që i ka kushtuar Kosovës.

Në kohën e qeverisjes së tij, jo pak herë, më ka takuar të jem bashkë me të. Të jem në zyrën e tij në Kryeministri, në ambasadën shqiptare në Bon, në një vend të rastësishëm, apo edhe thjesht duke pirë një kafe.

Tema kryesore ka qenë Kosova. Ai e donte jashtëzakonisht dhe, jam i bindur se edhe sot, e ruan këtë ndjenjë për Kosovën. Pasionant deri në thellësi, nganjëherë i rrëmbyer në pasionin e tij, ai edhe kur gabonte ndonjë herë, nuk të lejonte të ishe i mërzitur me të, pasi e dinte kushdo se një pjesë e zemrës së tij rrihte për Kosovën.

Në kulmin e krizës së të dëbuarve nga Kosova, pikërisht nga dhuna e pashoqe serbe, ai do të shfaqte edhe më tej vetitë e tij, të përcjellura përmes virtytesh. Sido që të shkojnë punët ai e la emrin e tij këtu, pikërisht në këtë periudhë, kur si gjithnjë pasionant, ai e shkriu mendimin e tij në vuajtjet e të tjerëve.

Pikërisht me Kosovën lidhet edhe e papritura që do të ketë sot dhe që do të bëhet e njohur më pas, ndoshta njëkohësisht me shfletimin e kësaj gazete.

Desha të kujtoj një ngjarje të zakonshme nga takimet me të.

Ishim në Bon dhe kisha shkuar ta takoja, sëbashku me Rifat Jasharin, vëllain e madh të Ademit e të hamzës, dhe me Lulëzimin, birin e Adem Jasharit. Ishte një ditë feste në ambasadë, por, megjithatë, e gjetëm kohën për të qëndruar pak kohë së bashku me të dhe bacën Rifat.

Një djalë i ri kishte porositur dhe prodhuar disa orë dore, pikërisht në një firmë të njohur zviceriane, që kishte si fushë të saj stemën e njohur të UÇK-së. Ndoshta që në takime të ndryshme bënim vetëm këtë dhuratë, si shenjë për të mos harruar. Ia dhamë edhe zotit Majko, e duke qeshur, baca Rifat i tha se nëse ndonjëherë do të ngurronte të bënte diçka për Kosovën, le të shikonte këtë orë dhe të vendoste.

Ai e mori orën në dorë, nuk ishte nga ato që kushtonte shumë, dhe tha, në mënyrën më të sinqertë të mundshme: “Pse, më ka mbetur gjë pa bërë për Kosovën?”.

Tani, sot, Kosova i kthen një borxh të vjetër atij. Kur do të udhëtojë në të ardhmen, ai mund të mbajë me vete edhe një dokument më shumë.

 

Një telefonatë pas kaq kohëve…

Kisha vendosur që nga Instituti të marr në telefon në ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë. Nuk arrita të them as dy fjalë, kur ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, Ramiz Lladrovci, më tha se do të më fliste një mik i vjetër.

Përmes telefonit më erdhi pranë zëri i Shaban Sinanit, profesorit të njohur, por që në vitet e luftës, ai ishte njëri nga zërat më të ndjekur, më të plotë dhe të dëgjuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çuditërisht, një ditë më parë, kur po kujtonim se në cilin vend kishim diskutuar për herë të parë për një vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, isha kujtuar dhe e kisha shkruar se kjo kishte ndodhur në gushtin e vitit 1998, pikërisht në takimin që kishim bërë në shtëpinë e profesor Shabanit, i cili, dy ditë me rradhë, bashkë me familjen e tij, as sot nuk e di se ku kishte vajtur.

Shaban Sinani është ndër zërat më të njohur të luftës së Kosovës. Për më tepër, është ndër të parët dhe më i fuqishmi. Analisti më i mirë që kishte Shqipëria, njeriu që refuzonte vendet e ofruara me kushtin që të hiqte dorë nga mbështetja e UÇK-së, i cili, familjarisht, bënte gjithçka për të ndihmuar në luftën që po vinte, është pa dyshim, jo vetëm njëri ndër miqtë për të cilin ndjej më shumë mall, por edhe ai nga i cili kemi mësuar të gjithë.

Ishte për vizitë në Ambasadën e Kosovës dhe ishte duke biseduar me një mik të vjetër të tij, Ramiz Lladrovcin. Njihen prej viteve me njëri-tjetrin, ashtu si Ai është njohur me të gjithë elitën politike e ushtarake të UÇK-së. Ishte ndër të parët që po i uronte detyrën e re zotit Lladrovci, por edhe që po shfaqte mendimin e tij, si zakonisht tepër të çmuar, për mbarësinë e punëve në një vend, ku ai e ndjen veten si në shtëpinë e tij.

Për shumë intelektualë të Shqipërisë londineze Kosova është shtëpia e tyre. E meritojnë këtë dhe duhet të dihet kjo. Moikom Zeqo është njëri prej tyre, vlera e të cilit është e pakrahasueshme me pjesën e jashtëzakonshme në median pro luftës çlirimtare. I përpiktë, serioz deri në maksimumin e mundshëm, koherent dhe i lidhur me filozofinë çlirimtare, mik i Ukshin Hotit dhe i Bislim Elshanit, ai ka vendin e tij në Kosovë.

Nuk munda të flas gjatë, të paktën jo aq gjatë sa doja me profesor Shaban Sinanin. Nuk arrita ta falenderoja edhe një herë për librat e tij të shkëlqyer për Kosovën, të cilat janë edhe më tej dëshmi e mendimit politik dhe e afishimit të vlerave.

Urova që dy anët e këtij takimi, të shquarit e mendimit dhe të shquarit e rezistencës, të takohen më shpesh, që të përfitojmë të gjithë.

 

Urimi në kohën e duhur

Prej disa ditëve e kisha pritur emërimin përfundimtar të zotit Ramiz Lladrovci  në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Tiranë. Veç të tjerave ai do të jetë njëri ndër njerëzit e diplomacisë i pranishëm që në krye të herës në gazetën DITA, dhe besoj se do të jetë edhe më pas kështu.

Pas Sylejman Selimit, ky është ambasadori i dytë i Kosovës në Shqipëri i cili është njëkohësisht edhe njëri nga themeluesit e parë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Është një konçidencë e bukur:

Shumë vite më parë, kur Kosova ishte ende në luftë, për gjatë gjithë periudhës së luftës, zoti Lladrovci e ka kryer këtë detyrë, por asaj kohe të pashpallur publikisht, por të miratuar si funksion edhe nga strukturat e larta të shtetit shqiptar.

Si të thuash, është një riardhje në këtë detyrë në një kohë tjetër, por me diçka të përbashkët.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, edhe kur ishte e vështirë të doje shtetin shqiptar, si e gjithë familja e tij, ku shquhet Heroi i Kombit, Fehmi Lladrovci, e ka dashur çdo pjesë Shqipërie dhe është dënuar e ka vuajtur nga ky përkushtim ndaj vendit amë.

Një ndër herët e para kur ai ka ardhur në Shqipëri, ilegalisht, ishte në pasdaljen e tij nga burgu, ose më saktë, rrëmbimit të tij nga burgu. I lënduar rëndë nga torturat atij i duhej të vinte në Shqipëri për t’u mjekuar. Dy vetë do e merrnin përsipër këtë udhëtim përmes pritave serbe. Njëri prej tyre, që nga nesër do të jetë Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, tjetri është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ishte viti 1993.

Tashmë është përsëri këtu, përfaqësues i vendit të tij, duke prekur me dorë ëndrrat për të cilat dikur kishte menduar se nuk do të plotësoheshin ndoshta kurrë.

Redaksia e gazetës DITA i uron mbarësi.

Bedri Islami April 7, 2016 09:59
Komento

2 Komente

  1. A.GRAMSH April 7, 12:47

    HARTIM I BUKUR PER NIVELIN 8 VJEÇAR,ASHTU SI DHE PERSONAZHI QE NUK U RRIT KURRE POR NGELI THJESHT NJE ‘Kungull Dhjetor’ pas 25 vjetesh’Kungull Dhje Ari’ ose ’14 vjeç dhenderr’!

    Do te jete shume e veshtire per te mos thene e pa mundur te shpetoje ky popull nga BERISHIZMI–Me kete politike,me kete ekonomi por mbi te gjitha me kete ‘INFORMACION’!

    Reply to this comment
  2. Lili April 7, 20:38

    Klika ramiziste,qe shkateroj Shqiperine do me shkelqye tash ne kosove? Pak ma veshtire,se atje nuk ka vetem gomare si ne albanistan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim