“Të pastrojmë Shqipërinë” ndalet në Peqin

December 9, 2015 14:57

“Të pastrojmë Shqipërinë” ndalet në Peqin

Aksioni i Partisë Socialiste “Të Pastrojmë më tej Shqipërinë” është ndalur në qytetin e Peqinit. Deputeti i qarkut Taulant Balla së bashku me ministrat Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani, kanë shpjeguar për qytetarët e pranishëm në takim reformat e ndërmarra nga qeveria në këto 2 vjet dhe efektet e tyre.

Deputeti Balla u shpreh se Peqini është një ndër 26 bashkitë e reja që ka marrë një vëmendje të veçantë në zhvillimin urban të tij. “Bashkia Peqin është një prej 26 bashkive përfituese nga një projekt i financuar nga qeveria shqiptare për përgatitjen e projektit për rilindjen urbane. Ato punë shumë të mira që kemi bërë në qytetin e Elbasanit në këto dy vite, në qytetin e Kavajës, të Durrësit etj. duam që ti shtrijmë edhe në qytetin shumë të respektuar të Peqinit. E garantoj kryetarin e bashkisë që vëmendja jonë është maksimale”, tha ai.

Nga ana e tij Ministri Beqaj shpjegoi rëndësinë që ka zhvillimi I kujdesit të shëndetit parësor. “Ne duhet ta zhvendosim vëmendjen tek kujdesi shëndetësor parësor. Për fat të keq, tradicionalisht, ne e kemi ndërtuar kujdesin shëndetësor rreth sëmundjes. Duhet të spostohemi nga sëmundja tek shëndeti, nga pacienti tek qytetari. Prandaj shpenzojmë para çdo vit për kujdesin shëndetësor bazë, prandaj duam ti përmirësojmë qendrat shëndetësore të kujdesit parësor. Këto ditë që ne flasim në gjithë territorin e Shqipërisë, por edhe këtu, disa firma po bëjnë preventivat e çdo ndërhyrje në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor të Shqipërisë”.

Shkëlqim Cani, Ministri i Financave theksoi se taksimi progresiv ka favorizuar më shumë qytetarët, duke pasur një rritje për të gjithë popullsinë. “ Tatimi për pagën me normë fikse në atë progresive, ku ka fituar 97% e popullsisë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Të gjitha masat që janë marrë, vetëm nga kjo masë kanë përfituar diku tek 220 mijë lekë të vjetra çdo familje, mesatarisht po them. Natyrisht më shumë polici, mësuesi, infermieri, dhe ju jeni këtu, kushdo që është me këtë zanat mund të na e thotë”, tha Cani.

 

December 9, 2015 14:57
Komento

2 Komente

  1. shaban December 10, 00:37

    Mbillni sa me shume palmasepse populli per ato ka nevoje ose aty mund te vidhni me shume sepse sa me shtrenjt te blihen aq me i madh eshte fitimi kurse sa per Kavajen une nuk e di se cfar keni bere pervec sheshit qe e keni bere dhe prishur tre here deri tani dhe kjo nje mundesi vjedhjeje

    Reply to this comment
  2. lato December 10, 05:57

    Ore,si spjegohet qe ne rrugen e postes ne Elbasan,qazimi shkuli dafinat dhe mbolli shkurre.Pse heshtet per ndertimin qe po behet ne lulishten Aqif Pasha,perballe Bashkise?Cfare luhet aty?Perseri nje pallat si ai qe groposi kinema Milenum dhe bllokoi qendren per qytetaret?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*