TË PATHËNAT / Rama lidh miqësi me Mbretin e Jarabisë: Zhurnalistët janë kazan, si Khashogi

February 7, 2019 23:22

TË PATHËNAT / Rama lidh miqësi me Mbretin e Jarabisë: Zhurnalistët janë kazan, si Khashogi

RIAD – Burime të mbuluara nga koka te këmbët nga agjencia e lajmeve Jarabia, konfirmojnë për Gojët e Liga se vizita e kryeministrit Edi Rama në Jarabinë Saudite ka qenë tejet e suksesshme. Akujt e mundshëm arabë u shkrinë që në fillim, kur mbreti Selman e pyeti Ramën pse nuk kishte marrë ndonjë gazetar në gjithë atë delegacion.

“Gazetar? Zhurnalist demek? Ptu jazëk”, deklaroi Rama dhe shtoi me ato pak llafe që ai beson se janë jarabisht, “Gazetexhi meazallah! Kazan hesap, kazan si Kashogi”.

Në këtë pikë mbreti u çel. “Tamam! Kazan el katrani!”, tha mbreti, i cili kishte shumë kohë pa takuar një ofiqar nga Europa.

Biseda paskëtaj vazhdoi e ngrohtë dhe miqësore. Ndërsa Rama e nxiti mbretin të vijojë me reformat, kryesisht atë në drejtësi dhe reformën elektorale, ai e përgëzoi Selmanin që e lejoi grarinë të ngasë makinën.

“Vetëm se kam një kuriozitet,” u rrëfye Edi, “si e ngasin makinën gratë tuaja, që janë të mbuluara kokë e këmbë? A shohin dot rrugën, tabelat?”

Mbreti nuk e mbajti më entuziazmin, ja plasi gazit dhe e sqaroi:

“Edhe po nuk panë, le të shkojnë në esfel! A duan makinë? Bujrum timoni, qe baba!”

Në harenë e përgjithshme, Selmani e ftoi Edin ta thërriste miqësisht në vetë të parë.

“Unë jo Selman. Mua Edi thërras shkurt Mane!”

“Rrofsh o Mane, se qenke shpirt njeriu,” ja ktheu Rama.

Kaq mjaftoi dhe palët ranë dakord që të vënë argatët për të firmosur disa marrëveshje, pastaj u shtruan të hanë pilaf dhe ngritën dolli me qumësht deveje.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike me aromë kafeje arabike  

February 7, 2019 23:22
Komento

10 Komente

  1. Caku February 8, 01:23

    E zgjidhi qesen Selmoni apo jo,se per ate pune ka shku Ramushi.Inshallah i prishet menja arabve e sjellin Lasgushin Nr2,se Nr1 e moren mrapsh turqit qe i boft Zoti gazep delenxhileret se nuk t’japin i llokem bakllava pa t’vu kushte.

    Reply to this comment
  2. BLACK SWAN February 8, 06:45

    ahahahahahhahahahahaaahahaa,
    burime të mbuluara kokë e këmbë 😛
    i vajti qyqari ops ofiqari ynë, Salamandrës së riadit,
    i vajti kryesocialtritolisti …. idioti dobishëm!

    Komplimenta Gojë e Ligë 🙂

    Reply to this comment
  3. Vasili February 8, 13:58

    Edhe halete qe ka ne fshat dhe ne kryeministri,kryeveziri ram i ka kthyer ne allaturka,duke vendos sapllake me uje ne to,,duke thene:
    Kam provuar,.qe me mire qenka te lash bythen se koken.Pasi radakja jone ka shekuj qe eshte cvendose,nga koka tek mullaqet,ku ndihet shume mire.
    rame ekber,beter!

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic February 8, 16:02

    Edi Rama ka shkuar atje me nje piksynim te qaete. Ai (Edi Rama) do te loboje per njohjen e Kosove nga vendet Arabe.
    Duke mbajtu nje qendrim indiferent ndaj tyre, asnje nga keto vende nuk e kan njojtur Kosoven edhe perse Kosova vdesin per Arabet.!
    Te shofim mbase do te ecin problemet edhe ne linjen e Mesme.!

    Reply to this comment
  5. Niko February 8, 20:14

    Dhe rama firmosi marrveshtje per ti shitur rere arabise saudite…..

    Reply to this comment
  6. Kris 1 February 8, 21:59

    Nuk e dime cfare u arrit ne kete vizite te sukseseshmd

    Reply to this comment
  7. Tiku February 10, 05:35

    Artikull i dale tamam nga fundi kazanit.

    Reply to this comment
  8. e verteta February 12, 11:28

    Pse hakeroni emailin tim, cdo gje .E ndjeni veten te pushtetshem ? Ju ndihmon hakerimi i internetit shqiptar?
    Do tua vertetoje se shpejti koha se jeni gabim.Ju po i bini vetes dhe mbi te gjitha po shkaterroni e denoni veten pergjithmone! Veten paqi ne qafe! E beni me vetedije!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*