SHENIM: Nga “pijetorja” Opinion, te Xhihadi (disa refleksione post-proteste)

Nga Ermir Hoxha November 20, 2013 11:36

SHENIM: Nga “pijetorja” Opinion, te Xhihadi (disa refleksione post-proteste)

Protesta treditore kundër ardhjes së një armatimi kimik nga Siria në Shqipëri për arsye demontimi, do mbetet historik për një sërë arsyesh. E mbi të gjitha, se vuri në provë e testoi pothuaj çdo lloj zëri të shoqërisë: testoi seriozitetin e politikës, vizionin e saj, raportin e saj me publikun në vendimarrje; testoi shoqërinë civile në intestitetin e gjakimit të saj teksa konsiderohej e mpakur, dhe apo ashtu të vizionit e mënyrës për të reaguar për çështje madhore; testoi gazetarinë e mendimin publik, në profesionalizmin, kodin moral dhe aftësinë informuese; testoi mbi të gjitha neurozat tona si shoqëri; çfarë ka mbetur ende e panjollosur në bërjen pis të gjithçkaje. Më poshtë do rrekem, modestisht, pa marrë rolin e më të mënçurit në këtë mesele, për të bërë një prognozë të gjithë asaj çfarë u bë për mirë a për keq në gjithë atë afsh mbarrëshoqëror shndërruar në kauzë ambjentale, për “t`i vënë kufrin te thana”, përpjekjes për të na i spërkatur turinjtë me helm sirian.

Te “pijetorja” Opinion

Le  ta nisim me “kryeagorën” e përpunimit të mendimit publik shqiptar, emisionin e Fevzos. Në më të fundit debat kushtuar kësaj çështjeje, debatet e atyshme i ngjanin atij që ndodhin zakonisht në pijetore lagjesh a provincash, ku klientët teksa rrëkëllejnë gota e përskuqen sytë nga alkoli, kërleshen me fjalë për më idiotin problem që truri gjysëm në funksion mund t`ua ketë shkrepur për zgjidhje. Ose ose, si  në ato furgonat e  linjës në Shqipëri, ku pasagjerët e shoferi bashkë me ta, kacafyten me njëri – tjetrin, edhe kur ndajnë të njëjtin mendim, pa dyshim si me kompetentët për çfarëdolloj teme që mund të merret në shqyrtim. Nuk qE asëesi e mundur që një zë ndryshe si ai Adri Nurellarit, të dëgjohej qetësisht në argumentet e tij, e jo jo e ai një eskperti të armëve kimike, që në mos për t`i dhënë një dorë të mirë ndihmE muhabetit për ta futur në shinat e një qasjeje argumentuese sado në pozicione kundërta, në gjithë atë zallamahi frazash të palidhura mira gjuhësisht, plot romuze, pasthirma e  shfryrjeje emocionale, të paktën përfitoi imazhin e një burri fisnik, tërësisht të esëllt e pa dyshim me nurin e një njeriu profesionist, por që klasifikohen si specie në zhdukje në habitatet tona të mendimit publik. E nisa me këtë shembull, pasi përfaqson më së miri thagmën e gjithë asaj çfarë ndodhi në tre ditë protestë. Protesta, e cila u klasifikua dhe si një dallëndyshe demokracie në erën e re të Rilindjes, nuk na la mundësinë të dinim nëse:

Armatimi që do vinte nga Siria, përvecse do ishte me elementë kimikë, ç`lloj do ishte? Sa do ishte propabiliteti i rrezikut dhe ku do riskonim më tepër? (Se mund të luash ruletën ruse me një plumb në 7 fole, por mund ta luash me një plumb në 100 mijë a 1 milion fole, ndërkohë që dhe vetë njeriu çdo ditë luan ruletë ruse, në shumë forma, duke riskuar jetën e shëndetin po për jetën e shëndetin, ama duke u përpjekur që balanca e së mirës të jetë mbi atë të së keqes).

Në ç`kushte do vinte ai armatim? Gjatë transportit në tokën tonë deri në bazë, armatimi do kryhej nga automjete me shqiptarë në drejtim, të cilët mund të bënin dhe ndonjë gomë gjatë rrugës, apo nga trupa amerikane të specializuara që janë “nana” e asaj pune?

Po gjatë rrugës, a do kishte rrezik që helmet e armatimit të binin  në aslfat siç masat e betonit të lëngëzuar nga ndonjë betoniere, e për pasojë të shkaktonin ndoca viktima, apo gjithçka do ishte në perfeksion të plotë e gati të paimagjinueshëm prej nesh që çedojmë si popull si në dashurinë e si në edukatën e seriozitetin ndaj punës?

Kur armatimi të shkonte në bazë, shkarkimi i tyre do bëhej me njerëz të kontaktuar tek “Partizani i Panjohur”, që gjatë punës do dridhnin e ndërronin dhe nga një cigare duhan, apo nga specialistë të fushës që e bëjnë atë punë aq mjështërisht, sic ne hamë ne krejt lehtësisht bukën me djath?

Demontimi do behëj në ndonjë arrë me misër? Në një bazë ekzistuese shqiptare? Apo ne një bazë të ngritur rrishtaz vetëm për këtë rast, me parametra e siguri të fjalës së fundit?

Gjatë demontimin, helmet do shpërndaheshin në tokën tonë si nitrat amoni, apo do kalonin në proçes transferimi gjetiu?

Si do bëhej matja e mundësisë së kontaminimit ambjental, me hundë apo me mjete të specializuara?

A ekzistojnë preçedentë të ngjashëm sot në botë dhe a ka patur ndonjëherë pasoja?

E të tilla e të tilla pyetje, që nuk patën mundësi as të bëheshin e sa të merrej ndonjë përgjigje për to, sepse “Jo”-ja e protestës nuk ta jepte kursësi këtë shans demokratik. “Jo”- ja më krijoi me pahir në kokë një skenë groteske, ku çdo ditë do na trokiste në derë një përfaqsues nga ambasada e amerikane e do na thoshte: “Jemi amerikanë. Në marrëveshje me qeverine tuaj, keni për detyrim që të merrni një sasi armatimi kimik të ardhur nga Siria e ta groposni para shtëpisë. Ama kujdes se helmohesh!”

Helmi real dhe ai virtual 

Gjithë çështjen e koklaviti keqaz fjala helm. Ajo në vetëvete ka kompromentuar rëndë dhe moralin e luftës, ose si të thuash burrninë e saj. Nuk është luftë ajo që bëhet më gazra. Edhe sikur të jetë ballaz e jo pas shpine. Pasi dhe një ndër aktet më të ulëta të njeriut, është kur lëshon gazra në publik. (Thuhet se Zoti nuk dënoi popujt e Sodomos e Gomorrës vetëm për degjenerimin e tyre ekstrem nëpërmjet homoseksualizmit, por dhe nga fakti se ata pordhonin pa fije turpi publikisht, sikur ta kishin përshëëndetje me njëri-tjetrin). Dhe helmi nga real, provokoi një situatë virtuale, ku kryekreje qëndronte kryemininistri që çoç dukej sikur bënte pazare prapa ndonjë cepi murri duke këmbyer pilula helmi me para, që pas t`ja jepte gjindjes për ta pirë me kafen e mëngjësit. Ky virtualitet dominant prodhoi më pas dhe skena groteske të llojllojshme, si dhe parrullën më drithëruese pas asaj “Oh sa mirë me qenë shqiptar o hej o hej!”, që ishte “Jo Shqipëri kimike por Shqipëri etnike!”, një tip klithnaje ku yryshi nacionalist kalëronte dhe mbi atë ambjentalist, sepse ashiqare, virtualja kalëroi mbi realen, gjersa në mbrojte të kauzës anti-kimike, u thirrën në ndihmë dhe vjershëtorët e Rilindjes Kombëtare, Naimin me shokë, duke e rapsodizuar problemin në atë farë feje përzierë me teori konspirative, sa më shumë se me ambjentin, nisëm  të dashurohemi me heroizmin tonë, si një manyrë efikase për të çarë vetërrethimine frustacioneve shoqërore ku jemi ngërthyer ç`prej vitesh.

Ana psikologjike e çështjes…

Nuk është e mundur të shpjegosh një fenomen të jetës njerëzore pa futur në punë trajtimin psikologjik. Kriza financiare botërore, më shumë se çështje shifrash e kalkulimesh, është një tërmet psikologjik. Sekreti i qënies njerëzore është tek jo-lëndorja e jo tek lëndorja. Helmi është lëndor. Mënyra si e sheh është jo-lëndor. Prej mënyrës si e sheh, vjen dhe menaxhimi i drejtë apo jo i drejtë. Si tek paraja që është e kundërta e helmit në lëndorën e vet, është ëmbëlsia e kësaj bote, por që ka vrarë po aq sa helmet, ndoshta dhe më shumë, kur nga mënyra si është parë e si është trajtuar, ka qënë helmi më shkatërrues.

Italianët e kanë ndaluar me referendum ndërtimin e centraleve bërthamore e jetojnë të qetë nga kjo, por në terma reale nuk ka kurfarë vlere, pasi Franca ka një central bërthamor në kufi me Italinë.

Në Nigeri, nga “ari i zi”, nafta pra, ndodhin tragjedi të herëpashershme me përmasa katastrofike, ku duke marrë natë nëpër tubacione mbitokësore, me qindra njerëz vdesin shkrumbohen në një çast të vetëm. Por kjo nuk ndodh në Arabinë Saudite që lundron mbi naftë, sepse ka siguri në çdo zë. Psikologjikisht, nëse i referohesh preçedentëve nigerian, naftës duhet t`i bësh naftën duke mos ja ndjerë erën e jo më ta përdorësh për nevojat më utilitare siç ndodh zakonisht. Kemi fërgëlluar nga kënaqsia kur u vendos që Gazjellësi TAP të kalojë nga Shqipëria, duke na provokuar projeksione lumturie me shumë miliardash që do derdheshin këtyrë anëve. Por harrojmë që dhe aty, ka një propabilitet rreziku, por që është në varësi të standarteve të sigurisë me të cilat do funksionojë. Dhe shembuj të tillë ka pafund në këtë botë.

Defektet gjuhësore në ligjërimin e protestës

Në bindjet e mija, kam dhe unë disa “Jo” ultimative për të cilën nuk bëj kompromis, por nuk i iki debatit. Përkundrazi, në mbrojtje të një bindjeje të tillë, kërkoj debat, kërkoj ta mbroj fort me argumenta atë që besoj e për të cilën kam bindje.  Ndërsa “Jo-ja” ultimative e protestës nuk më ngjau e tillë. Prej saj, valencës së lartë të nervozitetit që bartte, ajo prodhoi dhe një nonsens gjuhësor, ku “do të” dominoi krejtësisht mbi “mund”, ku emri dhe përemri “armë kimike” dominoi mbi ndajfolfjen “demontim”; e për pasojë hipotetikja u servir si fakt i kryer. “Armë kimike”, u ushyqe me konotacionin negativ, se prej tyre patjetër do ndodhte qameti, do shuheshim si farë. Dhe nuk u morr askush me konotacionin pozitiv të fjalës “demontim”, që nënkuptonte eliminimin e një të keqeje.

Dhe pak xhihad….

Të premten e xhumasë, pati dhe zëra imamllarësh që para xhemateve potencuan faktin se të mbrosh ambjentin, përfshihet në kategoritë e xhihadit. Dhe ashtu është vërtet, nëse kuptohet drejt vokacioni kuptimor i kësaj fjale të zhargonit fetar, që ka të bëjë me përpjekjet e parreshtura të njeriut për të rregulluar e përmisuar veten në rradhë të parë e më pas botën që e rrethon, me forma e mjete sipas kushteve e rrethanave. Dhe nën thirrjen për xhihad, u rreshtuan fët e fët në krah të protestës. Por nëse nga masa e protestuesve, ashtu si nëpër tym, u arrit të nënkuptohej, përftohej dhe formohej vetëm një lloj kauze që  tretej në naivitetin argëtues të lojës fëminore “Le t`i bije kujt t`i bije, vetes sime mos t`i bije”, nuk u kuptua qartë kauza xhihadiste në këtë rast, pasi pozicioni amerikan përsa i përkët armatimit kimik të Asadit, është krejtësisht xhihadist në moralin e vet: Ta çarmatosim një kriminel nga armët kimike pasi po shfaros popullin e vet me to; si dhe këto armë më pas t`i eliminojmë që mos jenë rrezik për askënd, as për ambjentin e as për njeriun”.  A mos vallë dyshohet në këtë?! Çështje tjetër nëse paragjyjohet kjo kredo, por nuk ka arsye. E në emër të këtij lloj xhihadi, ja pra që palët bashkohen. Përveçse në proteste, pasi në principet fetare nuk ka vend për moralin e asaj fabulës fëminore, që në terma të tjerë, përkthehet në mizantropozmin vulgar: larg bythës sime!

Dhe për paradoks, parë në kuadër të një sensiviteti të besimtarëve myslimanë me Sirinë prej një qëndrimi anti-Asad, krejt normal, i bie që edhe nga rreshtimi i tyre kundër ardhjes për demontim në Shqipëri të armëve kimike, këto armë janë sërish atje për të vrarë…!

Dhe në fund….

Çdo njeri riskon çdo çast e në shumë forma në luftën për të jetuar. Po kështu popujt e kombet. Sekreti i çdo pune, është qëllimi (që përcakton moralin), si dhe mënyra (që përcakton aftësinë). Luftë ka patur e do ketë gjithnjë, por ajo që bën diferencën është nëse një luftë është e drejtë ose jo. Dhe lufta në vetëvete ka risk të madh pasi merr jetë njerëzish. Por kjo nuk do thotë se nuk duhet luftuar, nëse qëllimi është i drejtë. Ne si popull nuk jemi më në izolimin komunist, ç`ka na jepte një komoditet (ndonëse aspak komod), ku distanca me botën na kursente nga disa kokëçarje, por që na privonte nga shumë shanse për të jetuar më mirë. Ne jemi pjesë e kësaj bote, madje e një ndër vatrave më përëvluese të kazanit që zjen prej se sa ankthesh e sfidash. Ne marrim e japim çdo ditë me këtë botë, ku luhen vizione, strategji, interesa; ku sprovohemi në mençuri, largpamësi, inteligjencë e koncept të drejtë mbi gjërat në sa e sa situata e momente delikate. Dhe kjo është një konstante e historisë në përgjithësi dhe e historisë së çdo kombi, populli a shteti. Po kështu dhe lidërat apo udhëheqsitë, janë sprovuar e sprovohen me vendimarrje jo të zakonta për shkak të peshës së përgjegjësisë. Dhe historia ofron shembuj pa fund të vendimarrjeve kokëshkreta në një pikëvështrim të caktuar, që janë rehabilituar nga rezultantja e tyre në kohë, ose anasjelltas. Në shumë gjëra në këtë botë, ne nuk kemi të drejtë të zgjedhim, por kemi gjithë mundësinë të menaxhojmë drejt një situatë.  Fjala vjen, nuk e kemi zgjedhur ne të kemi sllavet apo grekërit fqinj, por kemi të gjitha mundësitë të ndërtojmë raporte të mira fqinjësie me to.  Gjatë luftës së dytë botërore, edhe pse racionalisht, nuk ja vlente të luftonim nazi-fashizmin për shkak të pëfitimeve në sferën e interesave kombëtare (bashkimi me Kosoveën), u zgjodh kauza universiale e së drejtës duke riskuar në atë kombëtare, me rreshtimin në bllokun e Aleatëve.

Personalisht nuk jam apriori pro-ardhjes së armatimit kimik të Sirisë për t`u demontuar këtyre anëve. Por jam apriori kundër kolektivizimit të mendimit dhe cënimit të aksit komunikativ mes domenesh të ndryshme mendimi. Tragjedia e `97 nuk erdhi aq nga humbja e parave, se sa nga një neurozë kolektive që përfshiu çdokënd, duke humbur fillin e çdo arsyeje. Shteti nuk u shkërmoq nga humbja e parave, por nga miza e bërë buall, saqë legjenda urbane me gomerë që fluturonin, u bënë promotore të asaj ploje shoqërore. Protesta anti-kimike, ishte vërtet një performancë e rrallë sjelljeje nga ana etike; e në drejtime të tjera, një lloj udhëzuesi moral i denjë për ta emancipuar, sidomos politikën e shoqërinë në përgjithësi. Por medalja gjithnjë ka dy anë. Dhe kjo ishte tipikisht një çështje me dy anë medaljeje. Ndaj, tej rrekjes për t`ju qasur ftohtësisht asaj që ndodhi në disa këndvështrime të caktuara, modestisht nuk rrekem të jap definicione në u bë mirë apo keq, por thjesht të jap një dorë ndihmë në ftillimin e arsyes, për ç`ka u bë e u tha, ku kimikja u përzje keq me politiken e gjeopolitiken, poetiken, prozaiken (pasi paralel zhvillohej dhe Panairi i Librit), me dreqin e t`birin.

 

Nga Ermir Hoxha November 20, 2013 11:36
Komento

17 Komente

  1. lisdushku November 20, 05:46

    Shume dengla pak brume.Eshte kopjuar stili i Mustafa Nanos.

    Reply to this comment
    • malvina November 20, 16:13

      mos e ul kaq poshte Mucin se nuk e meriton…qe kur perdor termin “pijetore” per emisionin opinion kupton mungesen e seriozitetit te ketij shkruesi…e keqja ketu tek ne eshte se nuk kupton bishti pozicionin e vet dhe i duket vetja me i rendesishem se kavalli…respekti per institucionet shkencore, politike, juridike mediatike, dhe morale te nje shoqerie eshte A-ja dhe shenja e pare e qytetarise dhe kultures evropiane…

      Reply to this comment
    • Din Paku November 20, 18:44

      Ndersa mua m’u duk artikulli me i mire i shkruar ne “postproteste”. Shume refleksiv. Bravo per autorin.

      Reply to this comment
  2. Arben November 20, 10:36

    I gjate artikulli

    Reply to this comment
  3. nasruddin November 20, 11:15

    PERSONALISHT JAM JO!, POR BOSAT ME KANE URDHERAT TE SHKRUAJ PO!

    keshtu me dy fjale kuptohet ky shkrim si dacibao kineze e gjate pa fund kur i shkruanin sekretaret e Partise se Punes ne Kohen e Qepes te Enverit.

    Reply to this comment
  4. tanino November 20, 13:07

    mire ne qe nuk kishim informacion per kete pune dhe na u fiksua te themi jo,por edhe ato ne norvegji france belgjike e shume vende te tjera paskan vendosur ashtu ne tym

    Reply to this comment
    • Alban - Elbasan November 20, 17:09

      bravo tanino

      Reply to this comment
      • ushtaraku November 20, 18:23

        bravo tanino nje m… Beme lojen e rusofileve dhe frankfoneve, te shohim e ku do na dal. Per hajer ishallah, po nuk ma ha mendja.
        Amerika ishte e vetmja qe na mbronte nga budallalleku yne si popull. Ja te shohim si do ja dalim tani.

        Reply to this comment
        • ish-gazetar November 20, 18:26

          Franko-fonet Rame e Berishe zgjodhen antiamerikanizmin. A thua jane aq te zote sa ti perballojne pa SHBA-te situatat ekonomike dhe gjeopilitike ne Ballkan? Te shohim, po nuk ma ha mendja. Njeri eshte i cmendur, tjetri pak si shume poet per te drejtuar nje vend me probleme

          Reply to this comment
  5. Agimi Durres November 20, 13:16

    Shume i sakte, shume korrekt, i shkelqyer! Bravo!

    Reply to this comment
  6. Shpresa November 20, 13:18

    Pergjigjen me te sakte e me koncize planit amerikano-rus ia dha filosofi, analisti, vendimmarresi i mrekullueshem – populli protestues shqiptar.

    Reply to this comment
  7. A.K. November 20, 14:13

    Artikulli jo vetm qe eshte i mire por edhe i kendshem
    Une u kenaqa,por ne nuk na pelqen te na thuhen te vertetat ne sy.Pervec atyre karakteristikave qe shkruhen kemi dhe nje tjeter te rendesishme qe ne nuk gjykojme por jemi mjeshtra te paragjykojme dhe prandaj shpesh here shkojme si balone ku te na terheqin.

    Reply to this comment
  8. pelivan November 20, 14:45

    S’di dhe sa vjete do na duhet te dhjesim akoma jeshil!…

    Reply to this comment
  9. nick November 20, 17:51

    Armatim quhen mekanizmat (sistemet leshuese) qe leshojne municionet ne nje largesi te volitshme.Nuk ka sesi te ekzistojne armatime kimike, eshte elementare ta gjykosh,le qe te siguroj plotesisht qe eshte keshtu.Ekzistojne municionet me mbushje kimike,siç ekzistojne me mbushje eksplozive, eksploziv-therrmuese,blindshpuese,e dreqi me te birin.Nuk do vinin armatime kimike,se thjesht ky term nuk ekziston.

    Reply to this comment
  10. ra ta si November 20, 18:12

    Ne 23 qershor nuk e pordhi kush opinionin e dobicit dhe njerezit e tjeshte dolen te fituar.Kete here fitoi frika absurde dhe e paarsyetuar ,e cila u derdh mbi masat e popullit nga fevzo dhe puthadoret e serb grekut sal.Jau beri mendjen pordhe njerezve tregtari i tymit.

    Reply to this comment
  11. bbb November 21, 04:45

    Nqs ndjekim “llogjiken” e artikull shkruesit o be qe as Norvegjia, as Franca, as Gjermania nuk duhet te kishin bere naze per keto arme kimike, por duhet ti merrnin pa problem….Kur gjithe Evropa i refuzon ti marre, na dalin ca shqiptare te zjarrte aventuriere per te bere nje Super-Gerdec te dyte qe do ish nje katastrofe ekologjike garantuar…Vallaj nuk i kuptoj deri ku shkon budalleku ne Shqiperi…Sinqerisht

    Reply to this comment
  12. dora bacojanis November 21, 08:55

    E di kush cila eshte njera nga arsyet kryesore te falimentimit te nje banke??
    Dalja e fjales se banka do te falimentoje dhe shkuarja e gjithsecilit qe ka llogari, per te terhequr monedhe likuide!
    Edhe kjo puna e frikes ketu tek ne kshu ndodhi. Gjithsecili mendoj se e ka arsyetuar ne baze te frikes, jo vetem frikes fillestare por edhe frikes se ne vendin tone nuk ekzistojne kushtet nese ty te ndodh nje katastrofe, korrupsioni (ketu tek ne dihet si behen gjerat dhe njerezit jane shume skeptike), lenia jashte debatit publik.
    Nga marrja e lajmit nga “Le Monde” deri te marrja e vendimit nuk kaluan as nje jave dhe vendiimi duhej marre ne fund te jave. Nejse

    E di si me duket ky artikulli, sikur fajeson ne qe dolem te protestonim. Une ndihem shume krenar qe u bera pjese e nje kauze per here te pare ne jeten time, per nje kauze qe ja vlen. Nuk jam as antiamerikan, as pro Ruso-Francez, nuk me ha fare as per politiken. Protestova sepse ne momentet e para pata frike, pastaj frikes ju shtua hutimi. U ndjeva i fyer nga arroganca e qeverise sone.
    Ketu duhet te ndalojne analistat e leshit, te gjejne shkakun e heshtjes dhe venien para pergjegjesise te kastes politike dhe te njerezve qe e kishin ne dore te mos ta leshonin si rrufe ne qiell te hapur.
    Se kjo “analize” eshte e disajta qe shkruhet ketu qe duket sikur fajeson njerezit e thjeshte qe dolen dhe qe ju vune lloj lloj epitetesh. Sikur paskemi humbur shume nga thenia JO e kesaj “oferte” dhe se te mos qenit te informuar qenkerka faji yne.
    Si ne shumicen e “analizave” qe ishin per pergjigjen “po” dukshem jepen efektet pozitive qe do te linte ky operacion. Me i madhi ishte prestigji dhe kthimi i nderit Vellaut,dashnorit,babes a uk di une si mund t’jua nge ne piedestal kombin me demokratik ne bote.
    Do te ndiheshim krenar qe do te kontribuonim ne paqen e botes, krenare qe do te ndihmonim Ameriken si kurre ndonjehere, ti tregonim te gjitheve qe edhe ne dime te bejme dicka te dobishme etj etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin