Të premten vendoset për kuksianët

April 16, 2018 15:47

Të premten vendoset për kuksianët

 

Të premten Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.

Ata e apeluan vendimin e Shkallës së Parë të gjyqësorit si të padrejtë.

Një video e siguruar nga avokatët dëshmon se arrestimi është bërë natën dhe jo në paradite siç ka deklaruar organi i akuzës.

Mësohet se prokuroria nuk tërhiqet nga kërkesa për të mbajtur në burg të arrestuarit.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike e quajti këtë krim shtetëror, sepse sipas tij, pas arrestimeve të paligjshme, policia dhe prokuroria kanë falsifikuar dokumentet zyrtare.

a.s/dita

April 16, 2018 15:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*