1 milion USD? Në Shqipëri, 1 shekull e 82 vjet punë, në Zvicër 11 vjet

January 2, 2019 11:46

1 milion USD? Në Shqipëri, 1 shekull e 82 vjet punë, në Zvicër 11 vjet

Kjo sigurisht nuk vlen për politikanët shqiptarë, fëmijët apo ata të oborrit të tyre nga sistemi i korruptuar i drejtësisë, biznesi apo media.

Të cilët janë shumë pak, krahasuar me shqiptarët e tjerë.

Atyre, të cilëve për të bërë 1 milion dollarë bashkë në kushte teorike do të duhen mesatarisht 1 shekull e 82 vite punë.

Për ata që duan të shohin patjetër të mirën edhe në këtë shifër, mund të themi se vitin që lamë pas ne “shqiptarëve të punës” do të na duheshin plot 2 shekuj e 14 vite për të bërë këtë shumë parash.

Kjo kohë llogaritet bazuar mbi të dhënat për pagën mesatare në Shqipëri nga INSTAT dhe të dhënat për shtetet e tjera nga UNECE.

Koha mesatare në Zvicër për të bërë një milion dollarë ishte 11.3 vite.

Një milion dollarë bëhen shpejt edhe në Luksemburg dhe Islandë, ku duhen mesatarisht 16 vite.

Më pas renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 17 vite, Holanda dhe Danimarka me përkatësisht 19 vite.

Në Austri dhe Belgjikë duhen rreth 20 vite për të bërë 1 milionë dollarë.

Në Gjermani, me pagën mesatare, 1 milion dollarë mund të bëhen për 21 vite, ndërsa në Francë dhe në Angli do të duhen rreth 23 vite.

Në Itali, do të duhen mesatarisht 27 vite dhe Greqi 38 vite.

Më shumë kohë për të realizuar milionin e parë duhen në vendet e lindjes. Në vendet baltike duhen rreth 41 vite.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Rumania dhe Bullgaria kërkon më shumë kohë për të bërë një milion dollarë. Në Rumani duhen afërsisht 75 vite, ndërsa në Bullgari 1 shekull e 26 vite.

Shqipëria renditet e parafundit në listën e shteteve të marra në shqyrtim.

Në vend të fundit është Armenia, ku krahasuar me një vit më parë një individi do t’i duhen 2 shekuj e 39 vite nga 2 shekuj e 15 vite.

l.h/ dita

January 2, 2019 11:46
Komento

11 Komente

  1. Saimir January 2, 12:10

    Produkti i zbatimit te marveshjes te Katovices ky ishte rezultati. E projektuar nga aliqeni, e zbatuar nga kryekomunisti injorant berisha arritem te zhargoni i turpshem ish (pronar, te persekutuar apo blloku/bllokmene). Asgja nuk ka ndryshuar ne realitet, dhe e moralshme duhet te hiqet parashtesa ISH. Duhet qe pasardhesit e pronareve e te persekutuarve, mos te rrijne me gazeta ne dore ku shpallet turpi i pranimit te grabitjes te prones, shitja e gjakut, e persekutimit apo vuajtjeve dhe denigrimit. Stop , boll se do na kndojne kangen ..o sa turp me ken shqiptare.. Te pakten sa studentat a mund te beni ju pasardhes? A eshte ndonjeni vertet pasardhes gjenetik?? Se nuk mundsi ky vet poshtrim

    Reply to this comment
  2. Toni January 2, 12:38

    Cfare artikujt idiote. Po njeriu a do haje e do pije, a do banoje, paguaje taksa dhe sigurime shoqerore dhe schendetesore etj.? Te beje 1 Milion, ai qe merr pagen mesatare ne Gjermani (32000 Euro bruto, afro 20000 Euro Neto), i duhet ja 21 por te pakten 100 vjet (sikur te kurseje gjysmen e rroges, qe eshte e pamundur)!

    Reply to this comment
  3. milioner alla shqiptarce January 2, 12:44

    ne shqiperi mjafton me saju na i tender, i fut dhe nji fallsifikim dokumentave dhe jo vetem nji por disa persona gdhihen me me shume se 1 milion euro
    Dhe per te gjitha keto , do vleresohesh

    Reply to this comment
  4. Kris 1 January 2, 14:00

    Po nxihet realiteti.Parja behet ne shqiperi.Neqoftese ne perendim njeriu mezi ben Dy pune ne shqiperi te jepet mundesia te dymbedhjete punesohesh.Kjo na ve ne rradhen e kombeve te perparuar tha Horr vizatimori

    Reply to this comment
  5. enter"" January 2, 20:57

    Pak matematike per Gazetaret e Dites

    Paga mesatare ne muaj ne Zvicer eshte 6720 franga zviceriane.
    Ne vit jane 6720*12=80,640

    Le te themi se shpenzimet e taksave, dhe te jeteses jane gjysma (po e ekzagjeroj kete, se nuk ka kurre mundesi). Pra te ardhurat neto ne 1 vit jane 40,320.

    1,000,000/40320 = 24 vjet.

    A e moret vesh tani??? Duhen 24 vjet qe eshte nje perllogaritje e mbivleresuar sepse askush nuk kursen gjysmen e te ardhurave ne nje vit por shume shume me pak.

    Nje qasje me realiste do ishte qe 1/3 e rroges mujore kursehet, pra 6720*1/3 = 2,240.
    Ne vit = 2,240*12= 26, 880

    1,000,000/26880 = 37 VJET.

    KUPTUAT??????

    Reply to this comment
  6. Lili January 3, 07:53

    Enter ,kur behesh ma me mend se qendrat e statistikave evropiane,dell ne keso konkluzione ku jemi te paret per cdo gje… edhe ky Edi tash eshte kthye ne copy te berishes,mos ma zi se berisha bile nuk degradoj ne klown grotesk sa ke ne pushtet…

    Reply to this comment
  7. Taraboshi January 3, 10:06

    mire une jame ensionis dhe kaloj kohen me shkerimet s mia koti
    Po ju qejeni ne pune cfareju duhen keto hesape.Me vjen keq se do te plakeni para kohe dhe duke kerkuar nje moshe me te re per pensio.do tju mbetet hesapet ne mes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*