Të rebelohemi nëse Reforma nuk votohet nga ky Kuvend!

Arben Duka July 18, 2016 10:38

Të rebelohemi nëse Reforma nuk votohet nga ky Kuvend!

“Të rrethojmë Kuvendin!”,
këtu u botua,
Spartaku idenë,
e “vodhi” nga mua!

Po s’mund të votohet,
nën presion e frikë,
ndaj ideja ime,
është një simbolikë!

Po nëse votimi,
do jetë një dështim,
Sovrani patjetër,
që do mbajë qëndrim!

Ta rrethojë Kuvendin,
Sezonin e Ri,
që brenda mos hyjë,
as dhe një njeri!

Kjo duhet të ndodhë,
në Katër Shtator,
që brenda mos hyjë,
as edhe një horr!

Në Shtator të zbresim,
në shesh për beteja,
të kërkojmë me ngulm,
votime të reja!

Ta bëjmë politikën,
të dridhet nga ne,
duke iniciuar,
një Frymë të Re!

Duhet i gjithë Vendi,
të ngrihet në këmbë,
kjo klasë politike,
të shkulet me rrënjë!

Që nga kjo llumnajë,
të dalë Shqipëria,
një Parti të Re,
kërkon historia!

Të shpëtojë Atdheu,
nga kolerë e vjetër,
një zgjidhje e re,
na duhet patjetër!

Po sa do durosh,
o popull shqiptar,
këta maskarenj,
këta mercenarë?!

Duhet që ta bëjmë,
det edhe tërmet,
sepse kemi humbur,
njëzet e pesë vjet!

Shanse historike,
vërtet kemi humbur,
të humbim më shumë,
është e pamundur!

Të bëjmë për Vendin,
kur të sosim “luftën”,
jo vetëm Reformën,
po gjithë Kushtetutën!

Koha për revolta,
me kohë ka ardhur,
se kjo politikë,
çdo gjë e ka kalbur!

Njëzet e pesë vite,
histori e pistë,
po ende kanë mbetur,
ca idealistë!

Që këtu të sosi,
gjithë katrahura,
nuk duhen më tepër,
se Njëmijë burra!

Zjarri i Lirisë,
akoma s’është tretur,
Njëmijë të ndershëm,
sigurisht kanë mbetur!

Tamam luftëtarë,
plot me ideale,
jo trimat e çartur,
në rrjete sociale!

Atdheu shpëtim,
të kërkon-o burrë,
po s’u ngrite sot,
mos u ngri më kurrë!

Arben Duka July 18, 2016 10:38
Komento

11 Komente

  1. Populli July 18, 12:25

    Poeti me zemer ka shkruar sot.
    Me mire se kaq asnje nuk flet dot.
    ” Kjo klase politike te shkulet nga rrenjet ”
    ” Keta maskarenj, keta mercenare ”
    Por ka nje pengese, Arben sovrani.
    Kete Shqiperi e komandon Daj Sami.
    Atij i kane dhene celsat e Shqiperise.
    Atij i mbajne dhe terroristet e Azise.
    Prej majmunit tij komandohet Tirana.
    Nga majmuni kinez merr urdher Ed Rama.
    Nga Rruga Elbasanit – Ju flet Tirana!
    Si do Daj Sami eshte sot Shqiperia.
    Si urdheron Daj Sami po ben qeveria.
    Pra poet Duka, ne rrebelim kur te shkojme.
    Flamurin amerikan te mos e valojme.
    Se sa kohe Daj Sami ben ligjin ketu.
    Mos prit revolucion me ne krah Donald Lu!

    Reply to this comment
  2. PO.PO July 18, 12:53

    Pershendetje ! ,Je …zeri me i sinqerte e dashamires per
    shqiptaret .

    Reply to this comment
  3. nuk ka tym pa zjarr July 18, 15:54

    Arben. Spartaku ka lajthitur pak. Mos ja ver re.
    Sa per reformen une kam kohe qe e them dhe shume gjera dolen.
    Si mund tebkerkoje rama me 40 hajdutet e tij perr rreth?
    Si mund te kerkoje reforme ilir meta sharlatani me banden e tij te quajtur lesheli..
    Si mund te kerkoje reformevsali baba? Me kamorran e tij.
    Eshte loje. Tallen me qe ua kerkon perendimi..
    Tani thone e bejme po duam amnisti per ish kryeministrat dhe familjet e tyre. Per zenin dhe argiten e moniken. Vetem nje junte ushtarake mund ta bente. Ata qe preken nga reforma jane 99% e ish ministrave, deputeteve, prokuroreve dhe gjykatesve.
    Prandaj eshte e pamundur.
    Cdo i pasur ne shqiperi edhe cdo gazete dhe gazetar duhet hetuae.
    Shiko presidentin. I devotshem te jape edhe nje kembe apo dore per te mbrojrur kamorren e pd.
    Tani krimi ne shqiperi eshte i organizuar nuk eshte me amator

    Reply to this comment
  4. nuk ka tym pa zjarr July 18, 16:00

    Ai andi bushati tha, kulla me stadium. Kurse une them kamorra me president me shik me prokurori me gjykats me kryeminister dhe ministra me deputet me parti.
    Te gjithe jane ne sherbim te kamorres.

    Reply to this comment
  5. nuk ka tym pa zjarr July 18, 16:26

    Ne jemi vendi i pare ne bote qe antiligji ka kapur presidentin, kryeministrin, ministrat, parlamentin, kryetarin e parlamentit, deputetet, sherbimin sekret, kryetarin e sherbimit sekret, prokurorine, kryeprokurorin, gjykatat ne te sjitha nivelet, televizionet, pothuaj te gjithe gazetat, biznezin.
    Po u thye antishteti ne shqiperi nuk do te jete sukses vetem per shqiperine por gjithe boten.
    Edhe ne kohen e kolumbise antiligjibkishtebkapur pjese te pushtetitvpor jo te gjithe shtetin.
    Sali berisha ploteson kushtet te cilesohet si mafiozi me i suksesshem i tere koherave ne bote. Asnje se ka arritur. As mafia italiane.
    Do me vije habi qe mund te permbysen. Lidhjet jane shume te nderthurura dhevte forta

    Reply to this comment
  6. Daku July 18, 17:13

    ik mer

    Reply to this comment
  7. tomsojeri July 18, 18:53

    RESPEKTE POET !THIRJA YTE ESHT HYMNI I KOHES ESHT ZGJIMI I SHQIPTAREVE NGA GJUMI KU I KA ZHYTUR BANDA E POLITIKES ESHT THIRRJA PER CLIRIM !
    LAVDI EMRIT TEND E QOFSH I NDERUAR SE PO LE HISTORI ……

    Reply to this comment
  8. Rigoni July 18, 19:55

    Turp boteror ky i tre frikacakeve kryetare te partive ne vendin tone.Nuk kane burrerine dhe ndershmerine ( eee ku kane nder keta) te vendosin vete,por perdorin mashat e tyre negociatore!!! Ngeli fati i Shqiperise ne dore te tre deputeteve,qe kurre nuk shprehen pa marre sms nga keta muter kryetare.Hahaaaa….Bylykbashi,Manjani dhe ai tjetri qe nuk ja kam degjuar kurre emrin me “burrerine ” e tyre te famshme do vendosin per jetet e miliona shqiptareve!
    Koha ka thirrur Revolucionin,( por revolucion popullor).

    Reply to this comment
    • logjika July 19, 08:56

      Te te bej nje pyetje o rigoni malit! Mire Bylgbashin dhe Manjanin qe i njeh, po ate “tjetrin” qe nuk e njeh si e paske konceptuar te njohur, apo nga irritimi qe ke per reformen? Une e kuptoj shqetesimin, por kuptoj dhe aresyen qe logjika te qendroje mbi ndjenjat. Veni yne ka plot njerez te rinj qe ashtu jane ne mendime, te pergjegjshem dhe serioze, vitale dhe te perkushtuar, prandaj duhet te besojme tek ata. Fundi eshte fjala jote dhe ne Shqiperi revolucioni eshte i domosdoshem per te kulluar ujrat e turbullta te krijuara nga njerez te degraduar te pushtetit. Ne 1997 e nisen njerezit, por arriten te vrasin njeri tjetrin se i perçau mafja, ndersa Sali presidenti beri amnisti per vete ! KJo reforme eshte fundi i fillimit te nje kohe te re per shqiptaret qe duan shtet dhe drejtesi, jo per ata qe losin letra e poker neper rruge e shajne e flasin si u vjen mbare se e hane buken me te vjedhur, me te grabitur, me te vrare apo porno-droge. Ata s’duan as reforme ne drejtesi, as shtet dhe as rregulla e norma brenda familjes dhe shoqerise. Ma merr mendja se reforma do te votohet te enjten ku shumica e njerzeve qe do ta votojne jane dhe fajtore vete. Ndryshe, parlamenti duhet te rrethohet nga ata qe duan drejtesi dhe u eshte mohuar, te mos i lene te dalin nga dera te gjalle. Respekt ne qoftese me kuptove dhe te faleminderit ne qofte se me degjove.

      Reply to this comment
  9. DRENICA E KUQE July 18, 21:16

    Çilteria e vargut te buron nga ZEMRA, prandaj je ARBEN dhe s’ta huqe dot mendja! Me te drejte kerkon veç 1000 burra, qe t’i hiqet Atdheut e zeze katrahura! Dhe, saora burrat zjarrin e gjenje te Prometheu, qe t’i hiqet e zeza qe sot ketij Arberdheu! Sovrani kerkon te votohet Reforma ne drejtesi, qe t’i hiqet bishti i salidhise dhe taxhia e lulshakaxhise! E te gjithe keta hora te shkojne prapa hekurave, qe diell i Shqiperise t’i ndeshkoje tradhtaret, e te begatohen si mali me bore Shqiperia dhe shqiptaret!…
    Te lumte pena, o Burre Atdheu, u befsh me krahe si Gjergji e Anteu!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  10. Arben July 18, 22:20

    TE ENJTEN TE RRETHOJME PARLAMENTIN,

    OSE DO TE DALE DREJTESIA PREJ ATY, OSE KUFOMAT E KRIMINELEVE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*