Të rënët për atdhe janë përjetësia jonë si komb

May 14, 2020 14:02

Të rënët për atdhe janë përjetësia jonë si komb

Artan Xh. DUKA Prof.As.Dr.

Liria e shqiptaria janë “feja” jonë dhe datat, ngjarjet, vendet, të rënët e përjetshëm dhe protagonistët e luftës janë “kultet”, “meshat”, “shenjtorët”, “rrëfimi” e “shpëtimi” ynë si komb dhe shansi për përjetësi në histori.

 

Kalendari ynë është plot me data historike që na bëjnë tok në përuljen e respektimin e sakrificës për liri dhe atdhe që i duam të gjithë njëlloj. 5 e 9 maji këto ditë, 29 nëntori e të tjera data e ngjarje madhore që lidhen me LANÇ janë në vazhdën e 28 nëntorit dhe sakrificave historike për liri.

Nuk janë histori bardhë e zi por kuq e zi si vetë flamuri që na bën tok dhe përulja dhe reflektimi ndaj tyre është shans për urtësi, paqe e harmoni mes nesh dhe shpresa e përjetësisë si komb. Nuk janë thjesht data në kalendar por frymë që mbush çdo faqe të tij. Është rikujtesa dhe konstantja për të cilën të gjithë kemi nevojë çdo ditë, është nga vimë dhe ku shkojmë dhe pa to venitet shpirti e humb fytyra e kombit sado pasuri xhepat të kenë.

Të rënët e shenjtë nuk mund të jenë dekor politik. Tek shenjtorët nuk ka vend për shejtanë! Përpara të rënëve jemi tok, kurorat duhet të mbahen e vihen bashkë dhe barra e amanetit historik duhet ndarë po bashkë. Një amanet ky “hyjnor” jetik për kombin, memorien dhe identitetin historik kujtesë e përditshme ku gjejmë veten të gjithë për të mos e marrë lirinë e begatinë të mirëqenë por jetuar, punuar e ecur përpara në jetë si vëllazëri. Kurora ditën e 5 majit apo 29 nëntorit na nderon si komb por përmbushja e amanetit çdo ditë të vitit na shpëton.

Lufta me datat e saj është mbi çdo sistem e ideologji ndaj nuk duhet të ketë asnjë kompleks e hezitim në përkujtimin e ngjarjeve, protagonistëve dhe mbajtjen gjallë të frymës së saj. Aq më tepër në demokraci dhe kushtet e pluralizmit e ndasive pafund, gjërat dhe vlerat që na bashkojnë nuk duhen parë bardhë e zi.

Vepra e të rënëve e veteranëve na përket të gjithëve, na jep nder e identitet si komb duke qenë fryma pa të cilën humbim “fillin” si shoqëri. Të parët shteti dhe politika kanë detyrimin dhe privilegjin të respektojnë e përkujdesen që vlera e luftës dhe apeli i dëshmorëve të jenë prezent çdo ditë duke iu kundërvënë sajesave që duan të përbaltin ato me iluzionin koha punon në favor të rehabilitimit të “mykut” historik.

Mbi shtatë dekada e kanë çimentuar fitimtarin dhe vendin e tij në histori dhe më shumë se dëshpërimi i koshit të historisë për rehabilitim, zhgënjen mefshtësia, deri oportunizmi shtetëror, ndaj vlerave e frymës së luftës nga dekorimet e nderimet arbitrare, lënia në harresë e heronjve, ngjarjeve, vendprehjeve, familjeve të dëshmorëve, arbitrariteti kush nderohet dhe gjen apo nuk gjen vend në sheshe publike etj.

Është fryma e 5 majit, 29 nëntorit etj, që na ngriti kokën akoma më lart në rajon e botë duke na rreshtuar, ndryshe nga kolaboracionizmi, me SHBA e kampin e lirisë në anën e duhur të historisë duke rikonfirmuar traditën historike liridashëse e pakompromis të trashëgimtarëve të iliro-epirotëve dhe arbëreshëve stoik. Që i dëshmoi botës mbarë vokacionin liridashës shqiptar dhe garantoi sovranitet pakthim duke ia dalë qasjes kolaboracioniste dhe rrezikut të një 1913 të dytë. Fryma e 5 majit është “hipoteka” e përjetshme dhe e patjetërsueshme e identitetit dhe vokacionit historik pro-perëndimor shqiptar që na rreshton përbri fuqive botërore të lirisë, filli që na bën njësh me SHBA e perëndimin demokratik.

Fryma e 5 majit dhe e Luftës është në vazhdën e traditës historike shqiptare si kombi më tolerant, më mendjehapur e më fisnik në rajon me vendprehjet e të rënëve për liri gjithnjë brenda trojeve të të parëve. Krejt ndryshe nga grekët apo serbët që luftën botërore e panë si mundësi për të çuar 1913 deri në fund, tek ne prioriteti luftës mbeti okupatori fashist, kontributi në çlirimin e fqinjëve dhe partneriteti real dhe pa mëdyshje e rezerva ndaj SHBA e koalicionit antifashist, mbi vlerat e të cilave u ngjiz vetë BE më pas.

Ishte fryma e Luftës e lirisë dhe e sovranitetit që, pavarësisht luftës së ftohtë dhe dallimeve ideologjike, mbajti gjallë aleancën historike me SHBA e perëndimin demokratik duke bërë që edhe pas gjysmë shekulli ngrirjeje ideologjike, partneriteti të shpalosej i plotë me çlirimin e Kosovës, mbrojtjen e integritetin e shtetit shqiptar nga anarkia e 97, rreshtimin në NATO, sponsorizimin drejt BE, konsolidimin e shtetit ligjor etj.

SHBA nuk harron ata që bashkohen me të në anën e duhur të historisë. Ishte Lufta dhe sakrifica e atyre që nderojmë më 5 maj e 29 nëntor ajo që arriti të okupojë forca nazi-fashiste që ndryshe do të operonin gjetiu në frontin e perëndimit duke kontribuar sadopak në fushatën njerëzore e luftarake të koalicionit antifashist. Ishte kjo frymë liridashëse që ndonse gjysëm shekulli kundërshtarë ideologjike, bëri që Shqipëria nga njëra anë t’i kundërvihej Traktatit të Varshavës dhe hegjemonisë ruse në rajon duke lehtësuar sadopak gjeopolitikën perëndimore në rajon dhe nga ana tjetër SHBA të ishin gjithë kohën garantët e sovranitetit të shqiptarëve në rajon.

Mesazhi i luftës nuk retushohet dot. Është shkruar në “bojë” të kuqe që nuk del! Fryma atdhetare e 5 majit, 29 nëntorit etj, kapërcen çdo kornizë ideologjike dhe karshillëku dhe lakimi i saj prej të humburve në antikomunizmin e futur në një “thes” dhe politika e qorrollepsur, vetëm lartëson më tej fitimtarin në podiumin e tij.

Historia e ardhjes e largimit të monarkisë, kolaboracionizmi, të sponsorizuarit nga agjenturat antishqiptare në Ballkan që nuk iu kundërvunë komunizmit shqiptar por vetë shtetit shqiptar etj, tregon se anti-komunizmi nuk të shndërron automatikisht në patriot, demokrat apo dhe pro-amerikan. Fryma e Luftës dhe 5 majit nuk shkon me nderimin e antikomunizmit kolaboracionist apo atij të shitur tek fqinjët shovinistë. Është karshillëk ndaj lirisë dhe të rënëve dhe vetë perëndimit ku heroi luftës ndahet nga kolaboracionizmi e tradhtia.

Futja e antikomunizmit në një thes bie ndesh jo vetëm me frymën e Luftës dhe 5 majit por dhe vetë frymën e disidencës së vërtetë antikomuniste dhe kauzën e pishtarëve të lirisë dhe demokracisë që e donin po aq këtë vend. Disidenca e vërtetë komprometohet si nga ordinerë që bërtasin për shpërblime ndërkohë që familjet e dëshmorëve lihen në harresë, kuislingu e pinjollët që duan të rishkruajnë historinë, ata që gjetën jatak tek greku e serbi, ish-monisti i privilegjuar që ra nga “fiku” se shtynin njëri-tjetrin apo dhe vetë viktimat e pafajshme të monizmit që me të drejtë meritojnë ndjesë, kompensim e favore për të drejta të mohuara breza me radhë. Disidenti i vërtetë nuk pretendon pafajësi sepse iu kundërvu me vetëdije sistemit dhe mori parasysh gjithçka dhe sikurse fryma e 5 majit, për të vlen mbi gjithçka mirënjohja e mbarë shoqërisë dhe kujtimi veprës që la pas.

Historia është histori dhe sikurse bota e qytetëruar e përjetëson atë nga mbretër, perandorë e autokratë të kohërave pa dallim, nëse në bulevard e sheshe nderohet monarkia e nacionalizmi apriori, duhet të nderohet si duhet edhe lufta, ndërtimi i vendit dhe protagonistët pa ngurrim.

Fryma e Luftës dhe 5 majit nuk mund të retushohet sipas oreksit politik dhe lufta patriotike nuk ka pse merr dorën e politikës së ditës për t’u shfaqur në gjithë madhështinë e saj. Lufta ka ngjarje, emra, ka edhe drejtues dhe nëse Enver Hoxha ishte në krye, kjo nuk ka pse sëkëlldis njeri, ndryshe kot i biem në qafë monizmit për vështrimin bardhë e zi.

Luftë pa komandant nuk ka dhe remineshenca e luftës së klasave, kompleksimi e retushimi i së shkuarës nuk i shkon për shtat demokracisë aq më tepër kur bëhet fjalë për luftën antifashiste që i ka bërë vend vetes në histori me dekada dhe është e shenjtë për vetë perëndimin demokratik.

5 maji shkon e vjen dhe deri atëherë është 9 maji, 28 maji, 10 korriku, 16 shtatori, 28 e 29 nëntori etj data pafund që na ri-kujtojnë përditë kush jemi kur hedhim sytë në “pasqyrën” e historisë. Të shkuarën nuk e ndërrojmë dot por për fatin tonë të mirë, mund të mburremi si rrallëkush me të. Bëjmë mirë ta meritojmë që një ditë të krenohen edhe me ne për atë që do u lëmë pas.

May 14, 2020 14:02
Komento

10 Komente

  1. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) May 14, 17:14

    Me të lumtë ajo Penë, Komanduar ajo mëdia Juaj Atdjetare i nderuar P.As .Dr,Artan Xh Duka.

    *Pasuesi veteran* 84 vjeçari ..Dh Xhoga.

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D. May 15, 06:52

    *Faleminderit* komentuesi *?*për vete e keni…jua kam thënë…GND,

    Reply to this comment
  3. SHQIPTARI... May 15, 13:33

    …”Te renet per atdhe, jane perjetesia jone si komb…”, por atdheu nuk fillon e mbaron nga 7Prilli i 39-tes, e mbaron me 29Nentor te 44-tres…!!! Data, qe na perjeteson si komb eshte dhe mbetet,…28 NENTOR 1443…!!! Pa kete date, nuk do kishte jo data komunistesh, …por nuk do ekzistonim si komb…!!! Me 6 MAJ 2020, ishte 615 VJETORI I LINDJES SE GJERGJIT TE MADH…!!! Asnje emision, asnje shkrim, asnje kumtese…!!! PSE???!!…SEPSE, vendi vazhdon te jete i “pushtuar” nga KOLERA TURKO-GREKO-SLLAVE, nepermjet jashteqitjeve te saj…!!! Kara-mahmutet dhe kara-sotiret (perfshi ndonje “katalik te bame synet”), si pjese integrale e ketyre jashteqitjeve, per 500 vjet i sherbyen turkut , grekut, sllavit…dhe per 50 vjet ,komunizmit sllavo-islamik…!!! “Feja” e ketij kanceri, eshte pushteti dhe ekonomia…!!!Per kete “fe”,mohojne identitetin e vertete europian, dhe bejne “kumbari” me ata qe per 500 vjet ta zhbene ADN-ne…!!! Dhe se fundmi, per te gjithe pjellen bastarde te komunizmit, qe memorien e tyre e identifikojne me babain e tyre ideologjik, …po ju kujtoj se pushtuesit nazi-fashiste, sot nuk kane asnje pretendim territori, gjaku apo feje kundrejt kombit shqiptar…!!! E kunderta ndodh o mjerane me KOLEREN, ku turku te quan “vella” gjaku, sepse do te mbaje larg Europes, kurse greko-sllavet, duan te mbajne perjetesisht territoret tona te grabitura, duke i identifikuar ato me fene e tyre…!!! Prandaj o vdekatare te vegjel, kthehuni ne identitet, dhe mos harroni dhe datat e clirimit…!!!…………

    Reply to this comment
  4. SHQIPTARI... May 15, 13:39

    …”Te renet per atdhe, jane perjetesia jone si komb…”, por atdheu nuk fillon e mbaron nga 7Prilli i 39-tes, e mbaron me 29Nentor te 44-tres…!!! Data, qe na perjeteson si komb eshte dhe mbetet,…28 NENTOR 1443…!!! Pa kete date, nuk do kishte jo data komunistesh, …por nuk do ekzistonim si komb…!!! Me 6 MAJ 2020, ishte 615 VJETORI I LINDJES SE GJERGJIT TE MADH…!!! Asnje emision, asnje shkrim, asnje kumtese…!!! PSE???!!…SEPSE, vendi vazhdon te jete i “pushtuar” nga KOLERA TURKO-GREKO-SLLAVE, nepermjet jashteqitjeve te saj…!!! Kara-mahmutet dhe kara-sotiret (perfshi ndonje “katalik te bame synet”), si pjese integrale e ketyre jashteqitjeve, per 500 vjet i sherbyen turkut , grekut, sllavit…dhe per 50 vjet ,komunizmit sllavo-islamik…!!! “Feja” e ketij kanceri, eshte pushteti dhe ekonomia…!!!Per kete “fe”,mohojne identitetin e vertete europian, dhe bejne “kumbari” me ata qe per 500 vjet ta zhbene ADN-ne…!!! Dhe se fundmi, per te gjithe pjellen bastarde te komunizmit, qe memorien e tyre e identifikojne me babain e tyre ideologjik, …po ju kujtoj se pushtuesit nazi-fashiste, sot nuk kane asnje pretendim territori, gjaku apo feje kundrejt kombit shqiptar…!!! E kunderta ndodh o mjerane me KOLEREN, ku turku te quan “vella” gjaku, sepse do te mbaje larg Europes, kurse greko-sllavet, duan te mbajne perjetesisht territoret tona te grabitura, duke i identifikuar ato me fene e tyre…!!! Prandaj o vdekatare te vegjel, kthehuni ne identitet, dhe mos harroni dhe datat e clirimit…!!!…………..

    Reply to this comment
  5. dauti May 15, 19:33

    e,me demek shqipetari me 28 nendor 1443 u clirua perfundimisht shqiperia?keshtu sipas jush eshte historia.mos ngaterron gje disa nga fitoret e betejave te heroit tone kombetar skenderbeu ndaj turqeve.se mesa dime pas tij nja 500 vjet ketu ishin turqit.apo mos ke pak lidhje me kolaboracionistet dhe permend 1443 per te eleminuar luften nacionalclirimtare dhe fitoren perfundimtare mbi pushtuesit dhe clirimin e vendit ne 1944.e me nje rast eleminon nga historia dhe turpin e kolaboracionizmit.sa per pretendimet e gjermaneve ke te drejt se nuk kishin pretendime per shqiperine por ndaj gjithe botes.qe sigurisht do ta sundonin me bashkepunetoret e tyre kudo dhe ne shqiperi…

    Reply to this comment
  6. Niko Ligori (BLUSHI).. May 19, 17:07

    Një JETË me HERONJTË si HERO -Luftoi e Jetoi !
    (Stavari Mihal Xhoga ZAVALANI ..në 90 vjetorin e lindies)
    Niko Ligori..

    Stavri rron në Zavalan,
    Rron në VEPRAT anë e mbanë,
    Trimin në LUFTËN për liri…
    Atdheu e ka në gji.
    Stavri rron në gjirin tonë,
    Rron si IDHULL e IKONË.!
    Ai derdhi gjjak e djesë me okë,
    Për Liri e bagati-Atdheut tonë. Nga lufta, drejtues kantieresh bërë,
    Nis Hekurrudhat,mbaron Hidrocentralë,
    Në Selite, shkopet e Lumin Drin,në vite, Aerroportin ndertu sa,rrugë DRITË.
    Në Elbasan, vepra ujitëse ..
    Me Cërrikun e *ARIT të ZI*,
    Si kuadro ,me puntorët u shkri,
    Derdhi djesën rrëke,për ATDHE ! *Historia APELON;
    Emrin STAVRI MIHALIT ia LEXON!
    Fisnikun e DANGËLLISË….
    *Dritë* e ka mbarë SHQIPËRIA..
    Xhogat e Zavalanit e gjithë shoqëri !
    Model figurën e TIJA, ka..
    Nëntëdhjet vjetori ju festua,
    Historinë e tij, dashamirësit kujtuar, Tufa LULESH sot i dhurojmë,
    Me qirin bletësh varin ndriçojmë…
    Stavri RRON e do MBIJETOJË…

    Tiranë Maj 2013të *Pasuesi Veteran*
    Niko Ligori. bashkëkohës!
    **
    BREZAT me Të do MARSHOJNË !
    Me Ju- Pasues e dashamirës sot Maj 2020 ta kujtojmë

    Reply to this comment
  7. Niko Ligori (BLUSHI).. May 19, 17:11

    Një JETË me HERONJTË si HERO -Luftoi e Jetoi !

    (Stavari Mihal Xhoga ZAVALANI-90 vjetorin e lindies)

    Niko Ligori..

    Stavri rron në Zavalan,
    Rron në VEPRAT anë e mbanë,
    Trimin në LUFTËN për liri…
    Atdheu e ka në gji.
    Stavri rron në gjirin tonë,
    Rron si IDHULL e IKONË.!
    Ai derdhi gjjak e djesë me okë,
    Për Liri e bagati-Atdheut tonë. Nga lufta, drejtues kantieresh bërë,
    Nis Hekurrudhat,mbaron Hidrocentralë,
    Në Selite, shkopet e Lumin Drin,në vite, Aerroportin ndertu sa,rrugë DRITË.
    Në Elbasan, vepra ujitëse ..
    Me Cërrikun e *ARIT të ZI*,
    Si kuadro ,me puntorët u shkri,
    Derdhi djesën rrëke,për ATDHE ! *Historia APELON;
    Emrin STAVRI MIHALIT ia LEXON!
    Fisnikun e DANGËLLISË….
    *Dritë* e ka mbarë SHQIPËRIA..
    Xhogat e Zavalanit e gjithë shoqëri !
    Model figurën e TIJA, ka..
    Nëntëdhjet vjetori ju festua,
    Historinë e tij, dashamirësit kujtuar, Tufa LULESH sot i dhurojmë,
    Me qirin bletësh varin ndriçojmë…
    Stavri RRON e do MBIJETOJË…

    Tiranë Maj 2013të *Pasuesi Veteran*
    Niko Ligori. bashkëkohës!
    **
    BREZAT me Të do MARSHOJNË !
    Me Ju- Pasues e dashamirës sot Maj 2020 ta kujtojmë

    Reply to this comment
  8. Mark .UK May 19, 18:17

    Ata duhet ndertuar poor na sodhen okupimin komunist qe po u shpifet Sherri edhe sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim