“Të rikthehesh në shtëpi pas 73 vitesh”, “Le Iene”, reportazh për tragjedinë çame

October 18, 2017 13:50

“Të rikthehesh në shtëpi pas 73 vitesh”, “Le Iene”, reportazh për tragjedinë çame

 

Ëndrra më e madhe e çdo shqiptari të Çamërisë është të shohë edhe njëherë tokën e të parëve.

Ndërsa shumë çamë kanë ikur nga kjo botë me këtë peng, Avdul Sulejmanit i është realizuar ëndrra.

Ai pas 73-vitesh mundi të shkelë në oborrin e shtëpisë në Paramithi. “Kam shumë emocione…tani mund të vdes rehat”,shprehet ai ndërsa i shtrëngon duart gazetarit italian që ia realizoi këtë ëndërr.

Udhëtimi Shqipëri-Itali-Çamëri

Me një kërkesë të nuses së djalit të Avdulit, “Le Iene” udhëtoi drejt Shqipërisë, që ai të mund të realizonte ëndrrën e tij të madhe, të vizitonte edhe një herë para se të vdesë shtëpinë ku ka lindur.

“Ku ta gjej të varrosem aty ku kam varrin e nënës e të gjyshit. Kthimi i çamëve në kufi ka qenë shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Me 27 qershor në vitin 1944 bandat e Zervës hynë në Paramithi dhe bënë masakrën më të madhe, këto i dini besoj. Të nesërmen në fshatin tonë vijnë gra, burra, fëmijë duke qarë e duke ulëritur. Kanë bërë masakra të tmerrshme. U kanë çarë barkun grave u kanë nxjerrë fëmijët dhe i kanë djegur me benzinë. Pas kësaj u larguam drejt Shqipërisë”, tregon ai.

Enkel Demi: Nuk ka mbaruar Lufta e II-të Botërore mes Greqisë dhe Shqipërisë

Pjesë e kësaj historie të transmetuar në “Italia 1” është edhe gazetari Enkel Demi. Ai thotë se Lufta e II-të Botërore mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka përfunduar ndërsa tregon paradoksin se si gjyshi i tij njihej si partizan, ndërsa i ati vetëm 4-vjeç, listohet si kolaboracionist nga grekët.

“Mes Shqipërisë dhe Greqisë ka një ligj lufte. Ne nuk nuk mund të shkojmë të kërkojmë shtëpitë dhe pronat tona që janë lënë atje nga familjarët tanë, sepse ne jemi ligjërisht në konflikt. Jemi akoma në luftë. Nuk ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore mes Greqisë dhe Shqipërisë. Grekët thonë se nuk ekziston Çështja Çame sepse ne kemi larguar kolaboracionistët jo njerëzit civilë. Në listë mund të gjesh edhe emra fëmijësh. Të them një paradoks. Gjyshi im ishte partizan, kështu që nuk ishte kolaboracionist. Por babai im është cilësuar si bashkëpunëtor i nazistëve, kur ishte vëtëm 4 vjeç. Unë kam një gjysh partizan dhe një baba kolaboracionist vetëm 4 vjeç”,shprehet Enkel Demi.

Atëherë le të shkojmë në shtëpi…

Pasi gazetari Gaetano Pecoraro parashtron masakrat dhe situatën absurde me të cilën vijojnë të përballen shqiptarët e Çamërisë i thotë Avdul Sulejmanit: “Atëherë le të shkojmë në shtëpi…

Por, kjo nuk do të jetë kaq e lehtë. Siç ndodh tashmë prej vitesh me pasaportën e çamëve, ajo nuk njihet në kufi. “Greqia nuk e njeh këtë pasaportë”, u thuhet . “Kjo pasaportë që njihet në të gjithë botën, përbën problem në Greqi”, komenton gazetari italian.

Pasi dështojnë në kufirin tokësor nga Konsipoli, ata fluturojnë drejt Romës dhe më pas me traget futen në tokën greke. Ata nisen drejt vendit të quajtur Varfaj, i cili pas ndryshimeve të emrave që qeveria greke bëri në vitin 1936, quhet Parapotamos.

Arrijnë në Varfaj. Sa mall e dhimbje…Gjysh Avdulit i ngatërrohen kujtimet dhe vendi ka ndryshuar…73 vite larg.

Pas shumë kërkimesh ata arritën ta gjejnë shtëpinë…Sa shumë kishte ndryshuar! Ende pa kaluar pak minuta përballë saj, vijnë dy policë. Banorët e zonës i kishin paditur. Menjëherë u marrin pasaportat dhe i urdhërojnë t’i ndjekin. Në komisariatin e Gumenicës u sekustrojnë kamerat, por gazetari arrin të regjistrojë audio.

Grekët sqarojnë se pasaporta shqiptare me Varfaj nuk njihet, gazetari italian këmbëngul se Italia dhe gjithë bota e njeh këtë dokument, megjithatë është e kotë. Pas shumë diskutimesh i lënë të lirë dhe i urdhërojnë të kthehen urgjent në Shqipëri. Megjithatë në kthim ata ndalen për pak minuta tek shtëpia…

Tashmë ëndrra është realizuar! “Kam shumë emocione ..tani le të vdes rehat…”, thotë gjysh Avdyli.

Më poshtë keni linkun e emisionit që u transmetua dje në Italia 1.

https://www.iene.mediaset.it/video/ritornare-a-casa-dopo-73-anni_12536.shtml

October 18, 2017 13:50
Komento

11 Komente

  1. po korrim ate qe "mbollem"... October 18, 14:18

    po te ishim shprehur per zgjidhjen e çeshtjes çame dhe kosovare me hyrjen e shqiperise ne be. dhe jo me egersi gjuhe dhe armesh ne vend te dialougt paqesor, sot do ishim nje shqiperi e madhe dhe europe e lumtur . por llumi feudalo islamik; i çliruar nga zinxhiri i normave njerezore, qe aq shume i çmonim si komb, ne kohen e socializmit, si dija, urtesia, respekti per mikun, shokun, fqinjin,etj, devijoj identitetin e shqiptarit, duke e orientuar popullin tone, drejt korrupsionit, vjedhjes, vrasjes, urrejtjes per fqinjet, europen, progresin e çdo gje normale . dhe tani do qaje dhe ajo pjese e shqiptareve, qe s’ka lidhje as fare direkt, me çeshtjen e djeshme çame dhe kosovare .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 19, 14:20

      po korrim ate qe “mbollem”…

      “po te ishim shprehur per zgjidhjen e çeshtjes çame dhe kosovare me hyrjen e shqiperise ne be.”
      o mëndje e madhe sa një kokër misri,çfar do të thotë kjo fjali??
      mos vallë e rregulloi gjermani çështjen sudete me hyrjen në BE të ish çekosllovakisë,çekisë??
      jo moooooor gomar gërk jo!!kudo që të hysh,mbetet në pikpyetje dhe dalja,për këtë nuk fshihen kufijtë e një shteti!ato mbeten dhe kur je në një konfederatë!!fakti i daljes së britanisë së madhe duhet të të heqë nga mëndja këtë punën e “bashkimit” në BE!!
      amerika dhe meksika kanë qindra vjetë që egzistojnë si konfederata,pa përmëndur zvicrën,por kufijtë breënda konfederatës janë të sanksionuar që në fillim!!nuk lëvizin,e aq më pak të jenë zhdukur!!
      çna mbati budallallëku i blerë nga pisllëku gërk!!

      Reply to this comment
  2. paramithia October 18, 14:43

    Nqs ky Enkel Demi
    bashke me ate Mesilen
    e palmave
    do ishin
    treguar me greket
    aq te “tmerrshem” sa jane treguar
    me kockat e Enver hoxhes si kanibale
    atehere do tu a kishin mare Camerine ..Greqise..
    .
    Po te mos ishte LUFTA NACJONAL CLIRIMTARE DHE ENVER HOXHA
    SHQIPERIA DO KISHTE PERFUNDUAR SI CAMERIA…..
    .
    habitem me kerkesat kaq mininale te ketyre enkeldemasve qe kenaqen vetem te shohim hajduteshe pronat e tyre te gjysherve.
    .
    Habitem dhe me Europen dhe Ameriken qe mbajne nje qendrim me Camerine teper indiferent deri ne antishqiptar njelloj si ne Konferncen ePaqen ne 1946…

    .neveri per enkeldemat qe jane kanibale me enverin dhe te dhjere ne breke me greket dhe dhjesin gjak tu kerkojne euro-amerikaneve te drejten nr 1 te njerzimit Pronen

    Reply to this comment
  3. Guri Naimit D. October 18, 15:15

    Nje HERO i GJALLE i Camerise nga VARFAJ…

    Nje mirenohie dhe falenderim atij Italianit qe ka krijuar mundesine per ti realizuar enderren atij Plaku larguar nga Cameria vendlindie i quajturi Avdyl Sulejmani. Histori e dhimbeshme sa perjetoi e largohet me ate shprehien -TANI LE TE VDES” e tmerreshme Kjo vidio duhet te marre BOTEN sa fjalet tij MONUMENT.
    Faleminderit sa eshte shprehur Enkel Demi,bir ne gjak i asaj krahine…
    Plaku Avdyl Sulejmani eshte per tu shpallur “HERO i Camerise”
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • MARKOBOCARI October 18, 17:41

      Zoti Dhimiter
      .
      Edhe une perlotem qe ky 73 vjecar
      thote qe:” tani le te vdes pasi pashe tokat e te pareve”
      .
      Por ky nuk eshte thelbi i problemit.
      .
      Akoma nuk e kuptoj nje frike apo autocensure te cameve qe pothuaj jane dorzuar para egersise se grekerve dhe ajo qe eshte me e keqja e Cameve eshte se fajesone akoma Enverin..
      Per mendimin tim plus impotences cameve pas 1992 nje faj te madhe ka europa (kjo kurve e motit si thonte Fishta ).
      Nqs se do shohesh kete dokumentarin e meposhtem do habitesh

      Greket e sotem jane Arvanitas – Dokumentari i SKAI 1821 …

      http://www.youtube.com/watch?v=23kvAhdYgwY
      …………………….
      Por habia me e madhe eshte mbrojtja qe i beri Enver Hoxha sulmit grek ne 1946 ne Paris ku ne ate kohe Churchilli i kishte premtuar grekeve jo vetem pastrimin ( genocidin) e Camerise por dhe faljen e greqise se vorio epirit…..KORCEN-SARANDEN DHE PERMETIN TEND DHE TIMIN.
      jU LUTEM LEXOJENI ME KUJDES:
      ENVER HOXHA PARIS ….GUSHT 1946
      Fjalimi prej 45 minutash i Enver Hoxhës në Konferencë ekzalton shumëkënd. Kjo për shkak se për herë të parë akuzat greke u hodhën poshtë me forcë dhe me argumente, madje kishte dhe një numër kundërakuzash të rëndësishme. “Kujtoj se fjalimi i Enverit ishte tejet patriotik. Ai, pasi ngriti lart rolin e shqiptarëve në Luftë, dëmet njerëzore e materiale të shkaktuara, pasi artikuloi qartë se ne luftuam në krahë të aleatëve dhe se e çliruam vetë vendin tonë, akuzoi grekët se ishin bërë strehë e kriminelëve shqiptarë të arratisur pas Luftës, se në drejtim të tokës shqiptare futeshin nga territori grek banda të shumta, me qëllim sabotazhin e rrëzimin e pushtetit, foli për krimet masive ndaj popullsisë shqiptare të çamëve, për masakrat e Napoleon Zervës, për pretendimet territoriale për Vorio Epirin dhe e mbylli me kërcënimin:
      .
      “Edhe një shqiptar i gjallë të mbetet, grekët nuk futen dot në tokën tonë”

      . Por edhe pse ky fjalim i Enver Hoxhës në formën e një aktakuze gjeti mbështetje pothuaj në të gjitha mediat më të mëdha të Francës, shqiptarët nuk kishin më të drejtë të ngjiteshin në podiumin e Konferencës. Kaq ishte vendosur për ta. Ndërsa Kaldaris e shfrytëzon mandatin e vet si delegat me të drejta të plota në Konferencë, duke hedhur helm në adresë të shqiptarëve gjatë seancave në vazhdim. “Një ditë më pas, Kaldaris u ngrit dhe nisi të akuzonte me tonë të ashpra se në Konferencë ishte ftuar një bashkëpunëtor i fashistëve siç ishte Enver Hoxha, se batalionet shqiptare kishin luftuar kundër grekëve më 1940, se kishin bërë masakra në popullsinë civile e të tjera. Por Kryeministri grek kishte grumbulluar edhe fakte të forta për ta na goditur. .
      Duket për këtë qëllim ishte vjedhur edhe fjalimi ynë i parë”, Kaldaris për të mbrojtur akuzat e veta ndaj shqiptarëve, nxori një faksimile të gazetës shqiptare “Tomorri” të vitit 1940 që kishte në faqen e parë me germa të mëdha një thirrje publike të antizogistit Omer Nishani që thoshte: “I bëj thirrje popullit shqiptar të futet në Partinë Fashiste”. “Ky njeri, ky fashist, është tani President i Shqipërisë, tha Kaldaris triumfator duke tundur në ajër gazetën”, nga momentet më të vështira të Konferencës.
      .
      “Por duket shërbimet sekrete greke kishin punuar më mirë se kaq, pasi Kaldaris nxjerr edhe një tjetër faksimile duke vjellë helm: Po ju rrëfej edhe se cilin kanë Shef të Shtabit të Ushtrisë. Shikoni këtë urdhër të lëshuar nga Spiro Moisiu, në kohën që ka qenë Komandant i Batalionit ‘Tomorri’. Këtu është një urdhër sulmi. Thotë: Në orën 12:30 të sulmohet territori grek. Ky njeri, që është tani në krye të ushtrisë shqiptare, ka vrarë e prerë deri në Kostur”, rrëfen argumentet e Kaldaris ish-shoqëruesi i Enver Hoxhës, duke justifikuar një memorie të pazakontë. Por edhe pse ishin ndjerë keq, shqiptarë nuk kishin asnjë mundësi të replikonin dhe të shpërndanin përshtypjen negative të mbjellë me mjeshtëri nga grekët. ETJ ..ETJ
      .
      PRA ZOTI DHIMITER
      .
      ZOTI JU DHENTE JETE TE GJATE..
      POR NUK ME PELQEJNE ….
      HERONJTE QARAMANE
      .
      GREKET KANE NGRITUR VARREZAT MADHESHTORE TE USHTAREVE TE TYRE SIPAS VIJES VORIO EPIRIT…KURSE CAMET SHOHIN ME DYLBI TOKAT E TYRE…

      Reply to this comment
  4. Eurus-AjdonatKasabah-Paramithi October 18, 16:48

    Politika Amerikane per Tubacjonet e Naftes qe do kalojne nga Greqia e ka shitur Ceshtjen Came. Biles as nuk i intereson hic. Me cdo cmim do ta mbyllin Amerikano-Hebrejt , pasi pazaret i kane bere me Greqine ne kurriz te Cameve dhe Shqiptareve.Mos u lodhni kot, se CIA dhe MOSAD jane ne gjendje te sajojne do gje qe ti nxjerrin ”FAJTOR” Shqiptaret qe te mbulojne e pazaret e tyre me Greqine.

    Reply to this comment
  5. Arben October 18, 18:47

    DO TE LAHEN TE GJITHA PADREJTESITE

    NE KETE BOTE.

    Reply to this comment
  6. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) October 18, 21:39

    Falenderime e pershendetie i nderuar MAKROBOCARI

    Faleminderit i nderuari Z.Markobocari,sa shkruani me siper, qe ju jam mirenjohes,me freskuat mua 82 vjecarit ato gjera pikante,
    Ajo mbyllie e shkrimit koment;”Nuk me pelqejne HERONJTE QARAMANE”do ishte mire te ishte me adrese direkte.do bente me efekt…
    Une jam thjesht nje VOTUES…jo vendimarres…kjo, ne kuptim te pergjithshem.
    Me konsiderate
    Dhimiter Xhoga.(Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  7. kris 1 October 19, 01:49

    Pas fashisteve grek ishin ffalangat e curcillit qe nuk i desh asnjeherre shqiptaret.Pa nje shqiperi te fforte nuk zgjidhet probllemi por politikanet came per tepsine harrojne camerine

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 October 19, 08:18

    po korrim ate qe “mbollem”…

    “po te ishim shprehur per zgjidhjen e çeshtjes çame dhe kosovare me hyrjen e shqiperise ne be.”
    o mëndje e madhe sa një kokër misri,çfar do të thotë kjo fjali??
    mos vallë e rregulloi gjermani çështjen sudete me hyrjen në BE të ish çekosllovakisë,çekisë??
    jo moooooor gomar gërk jo!!kudo që të hysh,mbetet në pikpyetje dhe dalja,për këtë nuk fshihen kufijtë e një shteti!ato mbeten dhe kur je në një konfederatë!!fakti i daljes së britanisë së madhe duhet të të heqë nga mëndja këtë punën e “bashkimit” në BE!!
    amerika dhe meksika kanë qindra vjetë që egzistojnë si konfederata,pa përmëndur zvicrën,por kufijtë breënda konfederatës janë të sanksionuar që në fillim!!nuk lëvizin,e aq më pak të jenë zhdukur!!
    çna mbati budallallëku i blerë nga pisllëku gërk!!

    Reply to this comment
  9. “greqia”eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar October 22, 13:13

    S’ic po mundohen fuqit e medha sot te krijojne shtetin islamik (ISIS) ne lindjen e mesme,ashtu krijuan “greqin” ne vitin 1821 duke vrare dhe prer shqiptare . Nuk ka dallim greqia nga ISIS

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*