Të rinjtë dhe keqpërdorimi i forumeve politike

July 27, 2016 18:42

Të rinjtë dhe keqpërdorimi i forumeve politike

 

Nga Ridvan Zotkaj

Para disa kohësh kemi parë në ekrane dhe rrugë që të shfaqen në dy raste, të rinj të veshur me të zeza, syze të zeza e flamur të zi, një grup i emëruar KRAH (Korpusi rinor Azem Hajdari) që marshonin me hap ushtarak duke na kujtuar rininë hitleriane në vitet 1934 dhe që hidhnin parulla ekstreme anti qeveritare “Duam Revolucion demokratik”.

Siç thuhet, ky grupim financohet nga Shkëlzen Berisha dhe janë paramilitarët, apo pesëqindshja me të cilën Berisha betohet se do rrëzojë Ramën. “Në litar Edi Rama”, ulërinin këta që para ca viteve si anëtarë të forumit rinor të PD brohorisnin “Sali! Ti je bota”.

Në një udhëzim të kryesisë së PD, sa grotesk por edhe inkuizionist, ndalonte dashurinë midis të rinjve të krahëve të ndryshëm politikë! (Goca e Ledi Shamkut dashuronte Këlliçin e PD)?!

Para tre muajsh, kur ishte në kulmin e idiotësisë njerëzore konflikti për këndin e lojrave te liqeni, të rinj të Aleancës Kuq e Zi, gozhdonin dyert e bashkisë së Tiranës, bllokonin veprimtarinë e organeve shtetërore dhe kërcënonin se do hidhnin në kazanët e plehrave Kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Bashkisë, të zgjedhur me votë nga populli.

Kur ishte në pushtet Berisha, ‘gulenisti’ Kreshnik Spahiu na demonstronte me të rinjtë rrugëve të Tiranës se do fuste në burg Sali Berishën, kryeministrin e atëhershëm.

Para pak ditësh, kur ziente si kazan mbi zjarrin e konfliktit politik për draftin e reformës dhe shtypi bythlëpirës i tipit Zhej, Çani, Bejtja etj, i frynin zjarrit të ndezur nga Saliu për prishjen e koalicionit qeveritar PS-LSI, të rinjtë LRI betoheshin se “për Ilir Metën do bëhemi të tërë Mujo Ulqinakë”. Po mirë morë qumështorë që do bëheni theror për liderin tuaj, po fashizmi kush është, del vetvetiu pyetja? Lexova në shtyp një deklaratë të drejtueses së këtij forumi rinor që uronte që tërë fëmijët e Shqipërisë, kur të rriteshin të bëheshin si Ilir Meta.

Këto dukuri që përmblodha më lart, nuk ndodhnin as në diktaturë, bile Enveri deklaronte “kur të na pëlqejnë lajkat e të mbajmë pranë servilat, ka ardhur e keqja jonë”. Para ca kohësh një deputete e LSI, 23 vjeçare, këpuste një mufkë tjetër dhe i turrej deputetëve Braçe e Xhafaj të PS.

Në muzeun etnografik në Gjirokastër kur e vizitova me ca miq francezë, gjeta një gocë të re cicerone që nuk njihte as Pandeli Sotirin, as Idriz Gurin, megjithëse shkopinjtë e gdhendur të tij ishin varur në stendë. Kur i tregova Qesoratin nga dritarja dhe e pyeta për të, apo Koto Hoxhin e Kristaq Zeografin, të lindur në këtë fshat, apo sa herë është djegur Gjirokastra në shekullin e 20, nuk dinte asnjë gjë. Të mos ishte femër kryetarja e Bashkisë nga varet muzeu, me siguri mendja do na shkonte se dhe atje mund të ishte kryebashkiak një Shukri.

Po të lexosh në disa forume sociale në një subjekt Rilindje, shikon më pak hymnizim të Edi Ramës, por prapë ka simptoma të servilizmit apo krehje bishti.

Për shembujt që dhashë më lart, është për të vënë ulërimën me trajtimin që po i bëhet rinisë, duke i vrarë personalitetin dhe kthyer në b…lëpirëse si shumë media e analistë. Rininë ja kemi lënë diskove e kabareve, qejfeve, drogës, seksit e kazinove.

Po e vrasim jo nga padija, por me qëllim që të mos e kemi ferrë nëpër këmbë. E kemi stimuluar të zhytet në llum e apati. Duke harruar se çdo investim për rininë, moral apo material është investim për të ardhmen.

July 27, 2016 18:42
Komento

3 Komente

  1. kris 1 July 27, 21:21

    nuk thone kot te mocmit o Ritvan se topografi me sakte eshte gomari dhe se politika eshte nje strehe e sigurt per kurvat.

    Reply to this comment
  2. perkthyesi July 28, 09:11

    Shume sakte! Ju lumte!

    Reply to this comment
  3. logjika July 28, 10:36

    Nje shqetesim serioz dhe nje shkrim konçiz e i goditur. Ku do vemi si vend e komb me kete rini qe veshtron nga breket e Saliut, Ilirit apo dhe te Rames. Rini e skllaveruar qysh ne veze dhe pa shtylle kurrizore, pa intelekt, pa dije, pa perspektiv. Dhe jo vetem kaq; injoranca e tyre po na çon drejte fashistizmit “demokratik”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*