Të rinjtë mësyjnë drejt kurseve profesionale, qëllim ikja nga Shqipëria

September 3, 2018 16:21

Të rinjtë mësyjnë drejt kurseve profesionale, qëllim ikja nga Shqipëria

 

Rreth 17,297 kursantë kanë ndjekur kurse profesionale në qendrat publike të formimit profesional në vend gjatë vitit 2017.

Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, tregojnë se 10.125 prej tyre janë trajnuar pa pagesë.

Por ndërsa qeveria ka orientuar të rinjtë drejt marrjes së një zanati, për shkak të kërkesës së lartë në vend të bizneseve për zanatçinj, të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e kursantëve, janë kualifikuar për gjuhë të huaj, gjë që vë në dukje një handikap të madh në këtë drejtim.

Kështu, kurset për mësimin e gjuhëve të huaja, vazhdojnë të dominojnë pjesëmarrjen me rreth 13.3 për qind të totalit të kursantëve, të ndjekura kryesisht nga të punësuar dhe nxënësit e shkollave.

Të dhënat konfirmojnë se fluks në rritje ka pasur për gjuhën gjermane, gjë që tregon tendencën e të rinjve për të marrë një certifikatë të vlefshme dhe për t’u integruar në tregun gjerman të punës.

Referuar kurseve të profesioneve, më të frekuentuarit, në raport me totalin e pjesëmarrësve, kanë qenë instalues dhe riparues të rrjetit elektrik (12%), kuzhina (9%), hidraulik (7%), rrobaqepësi(4%), parukeri(4%) dhe berber (4%).

Ndërsa sa i përket punësimit pas formimit, ata që kanë zgjedhur gjuhë të huaj, rezultojnë me zero përqindje punësimi, për shkak se edhe tregu vendas i punës është i mbingopur./SCAN

a.s/dita

September 3, 2018 16:21
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*