Të rishkruhet historia…

April 16, 2018 12:46

Të rishkruhet historia…

 

Në tekstet shkollore,

s’e di çfarë është shkruar,

po di që historia,

keq është shtrembëruar!.

 

Historia jonë,

keq është shtrembëruar,

sot kemi një brez,

të manipuluar!

 

Ne jemi vërtetë,

vendi më skandal,

ku çdo bashkëpunëtor,

merr pension special!

 

Në krah të armikut,

kush ka bashkëpunuar,

nga Dyzet e Njëshi,

është kompensuar!

 

Neve po paguajmë,

ballistë e zogistë,

meqë paskan qenë,

antikomunistë!

 

Shteti ynë paguan,

ende tradhëtinë,

s’paguan heronjtë,

që sollën lirinë!

 

Historia jonë,

të krisur ka marrë,

po gjithë tradhtarët,

mbeten tradhtarë!

 

Duhet me patjetër,

ta dijë brezi i ri,

se shumë bashkëpunëtorë,

kish në Shqipëri!

 

Ata me fashizmin,

armët i bashkuan,

kundër partizanëve,

krah për krah luftuan!

 

Shumica e tyre,

me kokë e paguan,

po shumë drejtësisë,

atëherë i shpëtuan!

 

Ashtu si e nisën,

edhe e bitisën,

dhe tok me armikun,

gjithë u arratisën!

 

Armiqtë shqiptarë,

në kampe i pritën,

dhe si diversantë,

pisat përgatitën!

 

Grupe-grupe qentë,

këtu do t’i nisnin,

pushtetin popullor,

kërmat do përmbysnin!

 

Kur si diversantë,

na erdhën ata,

vranë pa dallim,

burra edhe gra!

 

Disa vite rrjesht,

në luftë të paprerë,

ranë heroikisht,

qindra oficerë!

 

Po Bujar Nishani,

vendin turpëroi,

kur gjithë diversantët,

këtu dekoroi!

 

Vulë të madhe turpi,

i vu historisë,

dhe u bë për vete.

Turpi i Shqipërisë!

 

Të bien dekretet,

tani s’kemi shpresë,

se Meta-Berishën,

e ka debulesë!

 

Se e gjithë kjo vepër,

është e Berishës,

dhe ende s’kanë rënë,

jo-dhëmbët e bishës!

 

Edhe që t’i vëmë,

kokë muhabetit,

Meta e do fort,

dhe mumjen e mbretit!

 

Vijon nesër pjesa e dytë

April 16, 2018 12:46
Komento

12 Komente

  1. Endri April 16, 14:55

    Shqiperia eshte nje vend i kolonializuar, dhe kolonizatoret do promovojne ata qe historikisht kane bashkepunuar me pushtuesit dhe demonizojne ata qe historikisht i kane dale per zot ketij vendi.

    Historine e shkruajne fitimtaret, dhe vetem kur Shqiptaret ta rifitojne serish Shqiperine, vetem atehere do mund ta rishkruajne historine.

    Reply to this comment
  2. Lala April 16, 15:56

    Shume mire e ka Beni
    dhe bukur e shkru-ne,
    por per president
    kemi zotni Lu-ne!!!???

    Reply to this comment
  3. intelektuali April 16, 16:46

    LIRINE NUK MUND TA SJELIN GJAKATARET
    QE VRANE E LIKUIDUAN INTELEKTUALET
    DVERSANTET I DERGOI CIA DHE AMERIKA
    PER TE SHPETUAR NGA TERRORI E FRIKA
    POPULLIN TONE MJERAN E NENSHTRUAR
    QE BEJTEXHINJTE E KANE PERDHUNUAR
    BEJTEXHINJTE QE I KENDOJNE ENVERIT
    SIC I KENDONIN DHE FANATIKET HITLERIT
    DERI KUR TI O BOLE ENVERIST BEJTEXHI
    SALIUN DO TA POSTOSH SI MUT NE KUTI ?

    Reply to this comment
    • Hammerhaituri April 16, 20:46

      Hitleri or ti mik e pati me gjithe Boten !
      Hoxha e pati me ata qe ju ulen ne sofer pa ftese! Krahasimi s’ka vend

      Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit April 16, 23:01

      A i dergoi ilegalisht me arme ne dore?
      A bene terror? Atij ushtarit qe vrane si t’ja vem emrin?

      Reply to this comment
      • intelektuali April 17, 11:49

        Ore orteku i budallait:

        Po UCK-se ne Kosove si t’ja vesh emerin o debil?

        QE U PERGATIT DHE U HODH NGA CIA

        sepse:

        Kjo i jep te drejten Serbise t’i quaje edhe kosovaret si terroriste.

        Reply to this comment
        • Orteku i Fekenit April 17, 13:11

          Ti e thua vet kunder serbise !!!!!!!!
          Uck u pregatit nga ne o ….
          Diversantet u ndihmuan nga “miqte” tane grek e serb! TA DEKOROJME EDHE UDB DHE ASFALINE o llumi i kombit qe s’jeni gje tjeter!!!!!!

          Reply to this comment
  4. N.VJOSA April 16, 17:12

    Pershendetje Poet!
    Shume e vertete ajo qe shkruan!
    E Verteta shtremberohet ne menyre skrupulloze!
    Rendi socialist nuk eshte nje rend armik!
    Ai eshte si cdo rend, me te mirat dhe te metat e tij!
    Shqiptaret , me se shumti ja ngrene vleren atij rendi, kur shohin dobesit e shtetit te sotem!
    Eshte e tmerrshme kur shtremberohet Historia!
    Tradhetari paraqitet si Hero!
    Dhe Heroi paraqitet si Tradhetar!…
    Ne cdo vend te Botes njerzit qe i perkushtohen Atdheut dhe Shoqerise , vleresohen si me te miret…
    Dhe me te miret e me te mireve, shpallen heronj!
    Jo keshtu si tani ne Shqiperi…
    Nen Masken e antikomunizmit u reabilitua cdo kriminel!..
    Nje Popull merr fund kur atij i perdhunohen Heronjte!..
    Nga burgjet kane dale edhe njerez qe jane denuar per lirine e ndergjegjes, por nga burgjet kane dale edhe Kriminelet!…
    Ne marrim si model shoqerine amerikane:
    ShBA ka 20 % te te burgosurve ne gjithe Boten, sic raporton nje Institut anglez studimi.
    Cfare mund te ndodhte me SHBA, ne se do te lironte nga burgjet Kriminelet?!… Sic ndodhi tek ne ne 1990-en!?…

    Reply to this comment
  5. Cuku April 16, 17:40

    BEN DUKA ,,
    I MAGJISHEM,,, ,,,,
    FANTASTIK,,,,,,,,

    Reply to this comment
  6. Orteku i Fekenit April 16, 20:39

    Ne ke fol nga zemra Ben se kjo puna e Nishanit ka kohe qe me “djeg “

    Reply to this comment
  7. Orteku i Fekenit April 16, 23:04

    A i dergoi ilegalisht me arme ne dore?
    A bene terror? Atij ushtarit qe vrane si t’ja vem emrin?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*