Të rrojë Shqipëria se PD-ja vdiq!

May 27, 2018 12:31

Të rrojë Shqipëria se PD-ja vdiq!

 

Me shifrat e Lulit,

sa më vjen të qesh,

as njëzet mijë njerëz,

nuk ishin në shesh!

 

Bashkim-opozita,

keq është katandisur,

Lulushi me Monën,

shumë keq janë braktisur!

 

Protesta “e madhe”,

siç nisi-u ngrys,

dhe siç na qe thënë,

Rama s’u përmbys!

 

Dhe pse entuziastë,

dhe pse të bashkuar,

asnjë ditë të Ramës,

dje nuk kanë shkurtuar!

 

Njerëzit pas s’u erdhën,

jo se kishin frikë,

po se s’duan Lulin,

dhe shoqen Monikë!

 

Mileti është zgjuar.

njerëzit s’janë kaçole,

që të mbushin sheshin,

për zgjyrën Babole!

 

Ta dijë Europa,

kur të vijë dita,

se në Shqipëri,

kaq është opozita!

 

Kaq është opozita,

e gjithë Shqipërisë,

më të shumtit janë,

zyrtarë të Partisë!

 

Kjo është e gjitha,

opozitë e gjorë,

në shesh të betejës,

s’ndenji as dy orë!

 

Po Luli mavria,

ky palo këndes,

dhe këtë dështim,

e quan sukses!

 

O Monikë zeza,

edhe Luli shkreti,

mos bënit protestë,

nuk dilte sekreti!

 

Luli ulëriste:

“S’ka Zot të na ndali!.”,

po për opozitën,

ky qe funerali!

 

Ky qe funerali,

i vehtes së vet,

dhe këta lyrashë,

kërkojnë pushtet!

 

Siç e pamë të gjithë,

kaq e kanë çapin,

ndaj nëpër ekrane,

mos na çajnë trapin!

 

Dhe fare me dorë,

mos zënë mikrofonin,

se për fat e pamë,

vetë revolucionin!

 

Fuqinë e bashkimit,

tani mirë e dimë,

kaq i mbledh dhe unë,

me një fishkëllimë!

 

Fshihu-mos u duk,

more ditëzi,

kaq i mbledh PS-ja,

veç në një Njësi!

 

Dhjetë ditë me radhë,

veshët na shurdhuat,

si asnjëherë tjetër,

këtë radhë dështuat!

 

Se për turp dështuat,

në revolucion,

se bashkimi juaj,

në çdo anë stonon!

 

Petriti për Lulin,

mund të mastrubohet,

po antari i thjeshtë,

me PD-në s’bashkohet!

 

Vetëm LSI-ja.

po të qe-o lumë,

do të kishte mbledhur,

dhjetë herë më shumë!

 

Për sot mirupafshim,

o të dashur miq,

të rrojë Shqipëria,

se PD-ja vdiq!

 

Arben Duka

May 27, 2018 12:31