SHËNIM: Të shijosh disfatën

Bedri Islami June 24, 2015 18:49

SHËNIM: Të shijosh disfatën

Zgjedhjet e 21 qershorit përfunduan. Më në fund, ashtu si pritej, tashmë çdo gjë është e shpallur. Forcat progresive të së majtës për herë të parë, në një arritje plebishitare, do të qeverisin në mbi 80 për qind të popullisë së Shqipërisë. Edhe prognozat më optimiste të së majtës nuk e kishin paramenduar se do të mund të ndodhte një shtrirje kaq e gjerë e qeverisjes vendore nga forcat politike, të cilat së bashku qeverisin edhe vendin. Nëse qeveria socialiste do të mund të kishte një alibi në dy vitet e ardhshme, deri tek zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kjo ka rënë. Njerëzit i besuan edhe një herë, pavarësisht kostos së ndërtimit të shtetit dhe vendosjes së ligjit. Si duket, ndryshe nga politika e së djathtës, mbyllur në bunkerët e shqupasve, njerëzit e zakonshëm e kishin kuptuar se e gjithë kjo që po ndodhte ishte një domosdoshmëri historike.

Megjithatë, duke i dhënë zemër vetes, më shumë duke dashur të parandalojë stuhinë në kampin e tij gjysmë ushtarak e gjysmë paranojak, lideri i shpallur i së djathtës thirri për fitore. Nëse i shijon kjo humbje si një fitore, kjo ka lidhje vetëm me të dhe perceptimin e tij për politikën dhe zgjedhjet, dhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë që ndodhi. Ndërsa lideri i shpallur shijon disfatën, lideri faktik, Berisha, i ndodhur mes një kornize të ngushtë çarkore, bëri thirrje për mosnjohje të zgjedhjeve që në momentin e parë, dhe megjithëse duken si dy anët e kundërta të një tehu, ata synojnë të deformojnë të vërtetën: i vjetri në vëzhgimin ndërkombëtar, ku ende mendon se janë miqtë e tij; dhe i dyti tek faktori vendor, ku ende ka shpresën se do të gjejë një përkrahje. Por si çdo herë tjetër, kjo është zgjidhja e tyre politike, dhe, nëse e shijojnë, qoftë veç e veç, qoftë të dy bashkë, kjo është si ata këmbanat që bien për të shurdhërit.

Megjithatë, e gjithë kjo që ndodhi, megjithëse në dukje është një përsëritje e 23 qershorit të dy viteve më parë, përsëri ka disa nga veçoritë e saj.

Presidenti

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që presidenti i një shteti, aq më tepër i pakicës e që nuk e ka vendin aty, të jetë palë kaq e hapur, e drejtëpërdrejtë dhe e afishuar e opozitës. Më shumë se një njeri konsensual, garant i Kushtetutës dhe përfaqësues i shtetit, Nishani u paraqit si një shqupas i rëndomtë, që e ka marrë malli për unformën ushtarake. Askurrë nuk mund të gjesh një burrë shteti, megjithëse kjo fjalë është e pahijshme për burrin e presidencës, që, ndërsa mendohet se qëndron mbi palët, në fakt i mëshon vetëm njerës, aq fort e aq pa mend, sa që të duket sikur e kanë vënë në shtyjë karrocën që po bie.

Kjo nuk është një pamje e re e paraqitjes së tij. Në fillimet e tij ai ishte një “kapterr” i bindur i qeverisë berishiane 2, në dy vitet e fundit ai shfaqet si një pararojë luftarake e selisë shqupase në të gjitha çështjet madhore që kanë të bëjnë me vendin. Nëse ka një njeri që duhet të jetë përgjegjës për gjithë çka ndodh në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe që çmimi i një vendi pune në gjykata ka shkuar qindra mijra euro, ky është Nishani. Dhe, për fat të keq, pasi bëri rrëmujë gjithçka në KLD, ai mendoi se mund të bënte lëmsh edhe zgjedhjet vendore.

Nishani, me paraqitjen e tij luajale partiake, është shembulli i domodoshmërisë së ndryshimit të Kushtetutës në përzgjedhjen e Presidentit të republikës. Nëse vazhdohet kështu, ai vend do të jetë i barazvlefshëm me një lolo politik, krahët e të cilit do të lëvizin sipas erërave të politikës.

Basha

Lideri i zgjedhur dhunisht i së djathtës kishte kataklizmën e tij të parë poliike. Deri më tani ai kishte gjetur gjithçka të gatshme: partinë, strukturat, njerëzit, Fazlliqin, tezën e kunetërve e të dhëndurëve, gardën pretoriane, qeverinë, pasurimin, vjedhjet, faljen e detit, vrasjet.

Për herë të parë ai futi vetë duart në një brumë politik. Se çfarë gatoi kjo tashmë dihet. Më shumë se sa lider, ai u bë zëdhënës i një lideri tjetër. Autoriteti i tij u paraqit i vetdijshëm, por hija pas tij ishte aq e madhe, sa që në fund të fundit, u zgërlaq. Ai u përpoq të krijonte një linjë paralele partiake, por nuk kishte as forcën e duhur, as njerëzit e duhur, as idetë e duhura dhe as perceptimin e duhur. Fushatën ai e trajtoi si një shesh lufte; parullat i hodhi si të donte të ndizte zjarrin; kërcënimet e tij i ngjanin bubullimave në të thatë, pa e kuptuar se gjithçka po bëhej groteske. I paaftë të krijojë ide dhe vizion, ai u bë njeriu i pazareve të vogla, me shpresën se do të mund të përngjiste me idhullin e tij politik, tek i cili, borxhet janë shumëfish më të mëdha se sa mund të bartë kariera e tij politike.

Basha është zhgënjimi i madh i pëdëistëve, por edhe shpresa e së majtës. Në dy vite lideri juridik i opozitës ai nuk krijoi dot profilin e tij; për më tepër, mëkatet mbi shpatullat e tij janë aq të ndjeshme e të mëdha, sa që nuk mund të perceptojnë atë si lideri i pakontestueshëm politik. Njweriu që një këmbë e gjysmë i ka në Holandë dhe një gjysmë këmbe në Shqipëri nuk mund të besohet se mund të sjell këmbë të mbarë në jetën e vendit.

Sidoqoftë, Basha është tashmë problemi i partisë së tij. Ai, sido që të sillet, përsëri në atë guackë do të jetë. Por edhe nëse largohet, për të nuk do të jetë asnjë katastrofë. Erdhi gjysëm i panjohur dhe pak i pasur; mund të largohet i njohur për bëmat e tij, por shumë-shumë i pasur.

Vetëm në Shqipëri njerëzit mund të përfitojnë pasuri të tilla marramendëse nga politika dhe vetëm në Shqipëri askush nuk u kërkon llogari.

Berisha

Për herë të parë ai ishte në dukje larg fushatës. Por vendosi për shumëçka dhe njerëzit e tij ishin kudo. Por tashmë tepër të pafuqishëm, jo sepse njeriut të vjetër të politikës i kanë rënë dhëmbët, por sepse njerëzit rreth tij nuk kanë më forcë si dikur. Megjithëse i pasuruar familjarisht, çmendurisht shpejt, ai nuk u fut dot në lojën e hapur, pasi e dinte se do të humbisnin dhe nuk donte të merrte përsipër edhe një dështim tjetër, në kaq pak kohë. Ai vazhdoi lojën me ciu-ciu, shpesh herë shumë më i ashpër se sa lideri i tij partiak Basha dhe kjo krijoi dublimin e mendimit politik. Ndërsa Berisha ishte tejet i skajshëm, çka përputhet me gjithçka që ai ka bërë deri tani dhe militantët ishin të mësuar të mbështeteshin tek mendimi i tij; të tjerët, ishin më të heshtur. Nuk dihej se kujt mund t’i besohej: Atij që kërcënonte përmes ciu-ciut, apo atij që bubullinte në të thatë.

Sidoqoftë kjo është edhe një humbje e re e Berishës. Dëshmohet se, edhe kur futet vetë ai në lojë, edhe kur fut pinjollët e tij, ai përsëri është i humbur. Do të jetë përherë i humbur, pasi, në këto 25 vite ai ka mbjellur vetëm hasmërinë, mashtrimin, vjedhjen e gjakun e derdhur.

Si e kam thënë edhe më herët, Berisha ishte njeriu që zoti ia dha Shqipërisë për të keqen e saj. Duhet falenderuar që nuk e dha në monizëm si shef të shtetit, pasi do të ishte bërë një batërdi shumë më e madhe se ajo që kaloi.

Meta

Ai, edhe një herë, dëshmoi se është politikani më pragmatist në këtë vend, ku politika përzihet me llogaritë dhe ku mesatarja e dy dyshave politikë nuk është kurrë dy.

LSI bëri më shumë fushatë me njerëz të rinj, dhe si duket nga kjo ishte dinamike deri në fund. Në disa bashki ajo do të jetë forcë e parë politike, por edhe përqindja në këshillat bashkiakë do të jetë aq e ndjeshme, sa që prej vendimit të tyre do të varen edhe në të ardhmen shumë ecuri. LSI, edhe kësaj here, u bë forca e tretë e domosdoshme, e cila rregullon balancat dhe që, vetëm me të dhe jo kundër saj, mund të qeverisësh.

Meta nuk e dha drejtpërsëdrejti këtë mesazh, por shenjat janë të qarta. Ai zgjodhi fjalën “punësim” si kryefjalë të fushatës dhe si shesh beteje zgjodhi fshatin më shumë se sa qytetin. Kjo i dha atij një bashki që mendohej se po humbiste, Beratin, por pengu i vjetër i moskuptimit bëri të shkasin nga duart e saj disa bashki të tjera që i kishte menduar si të sigurta. Mes tyre edhe bashkinë e Pogradecit, në të cilën dhimbja duket se është më e madhe.

Megjithëse kishte një droje se militantët e LSI nuk do të votonin kandidatët e PS-së, si një hasmëri e vjetër, kjo nuk ndodhi në asnjë bashki. Shumatorja e forcave politike të së majtës në fund të fundit ishte e njëjtë me atë të kryetarit të ardhshëm të bashkisë.

Rama

Ai është fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve. Reformat e dhimbshme kanë emrin e tij dhe humbja do të kishte pasur edhe pasojat e saj mbi politikën e tij. Në fakt, si ndodh rëndom në zgjedhjet lokale, përqindja nuk është edhe aq e lartë, por verdikti i dhënë është sinjali se, edhe në këtë fushë beteje mes vendosjes së shtetit dhe dhimbjes, njerëzit i besuan edhe një herë.

Kjo është një fillesë e re për të. Në fund të fundit, kjo është edhe rrahja e parë e shpatullave të tij. Dhe këtë nuk e bëri një njeri i vetëm. E bëri shumë më tepër se gjysma e popullisë dhe prej tij presin të gjithë: Edhe ata që fituan, edhe ata që humbën.

Sepse, si riskun, si rrezikun, e kanë të përbashkët.

Bedri Islami June 24, 2015 18:49
Komento

42 Komente

  1. TJ June 24, 13:49

    Urime Bedri! I sakte si gjithmone!

    Reply to this comment
    • camom June 24, 16:03

      po basha hesapi aman. nuk mbaj mend asgje te hajrit qe mund te kete bere ne gjithe karrieren e tij politike. e vetmja gje qe ka bere eshte keqmenxhim, keqperdorim e cdo gje tjeter qe eshte per regres . ndaj nuk habitemi qe ndihet i kenaque se eshte brenda guaskes se tij

      Reply to this comment
      • kaliopi June 24, 16:05

        po e shijon e cfare te shijuari , si ka mundesi qe te jete kaq deficent. dmth ne nje situate normale ajo qe duhet te bente ishte te dilte e te jepte doreheqjen se pesoi nje humbje historike

        Reply to this comment
      • anisa June 24, 16:20

        shyqyr qe u zhduk nga bashkia rezultati i thelle tregoi se si bashen, halimin apo cdo kush tjeter qe do perfaqesonte opoziten ne keto zgjedhje nuk do te kishte mundesi fitoreje pasi qytetaret treguan qarte se nuk duan te kene te bejen me me pd-ne kane qene nje zhgenjim i madh

        Reply to this comment
    • lida June 24, 16:09

      Si mund ta quaj luli fitore kur ka humb ne 75 % te bashkive. humbi aq keq sa edhe ne ato bastioone demokrate si peqini dibra e shume te tjera pesoj nje humbje aq te madhe sa i zot e di ku e gjen kurajon edhe thote fituan.

      Reply to this comment
      • linda June 24, 16:10

        partia demokratike nuk perfaqeson me shqiptaret kte e tregon shume mire e gjithe vota e popullit ndaj tyre. ku ka pesuar renie katastrofale qe nqse vazhdon akoma kshu shume shpejt do ta kthej pd ne forcen 3 trete politike edhe do ta coj ne OJF

        Reply to this comment
    • hana June 24, 16:10

      te shkoje te marri pushimet ne hollande tani dhe te zhduket nje here e mire nga skena politike shqiptare pasi si kryebashkiak deshtoi edhe nje lider partie eshte i mbaruar nuk gezon asnje fare popullariteti ka fatin qe eshte i preferuarai i saliut se ka tregu qe s’ka deshire as te punoje dhe s’ka piken e dinjitetit

      Reply to this comment
      • antuela June 24, 16:13

        ky eshte teresisht i paafte nuk do mbahet mend per asgje as si kryebashkiak as si lider i nje force politike ka qene teresisht inekzistent nuk ka permbushur as funksionet minimale qe i kane takuar, sa mire qe u shporr njehere e pergjithmone nga bashkia e tiranes

        Reply to this comment
    • nevila June 24, 16:21

      kjo ishte nje fitore historike e cila beri te kuptojme qe po vendosim ne se ne cilin drejtim duam te shkojme. ishte nje fitore plotesisht e merituar nga ps dhe nga ashe. luli le te justifikohet.

      Reply to this comment
    • geralda June 24, 16:45

      edi rames i atribuohet absolutisht ky sukses i ketyre zgjedhjeve. fitoi bashki te cilat ishin bastione te partise demokratike. ndersa bashes i ngelet vetem te justifikohet me keto qe thote pas humbjes historike qe fitoi.

      Reply to this comment
    • klara June 24, 16:49

      nuk do t’ia dije njeri me per bashen ishte teresisht i paafte ne keto kater vite duke drejtuar ne menyren me skandaloze bashkine dhe partine demokratike, show mediatik i ka te gjitha dhe ato daljet, sesa gezon mbeshtetje popullore e treguan votat e qesharake qe mori ne keto zgjedhje

      Reply to this comment
    • jetmira June 24, 16:51

      po cfare shijimi mund te kete ky. ky ngre dolli me helm me siguri. basha humbi dhe ishte nje humbje e cila do mbahet mend gjate. ama krejtesisht ne anen e kundert me te qendron rama i cili eshte nje fitues i lindur.

      Reply to this comment
    • megi June 24, 16:56

      basha dhe berisha dy humbesit e kesaj fushate. dalin tani dhe justifikohen per humbjen e tyre duke ia atribuar ate njerezve te tjere. genjejne veten duke menduar se kane fituar ndonje gje gjate kesaj fushate.

      Reply to this comment
    • ivani i madh June 24, 19:52

      I sakte po me nje ndryshim se I beri shume komplimente LSI dhe krye hajdutit Like se beri fushate me te rinj qe besoj do te jene pjellat e bashkepuntoreve hajdute te Likes dhe klanit te tij te mbeshtetur dhe nga llumi I pedistave qe ju bashkengjiten asaj per te ruajtur vendin e punes dhe ofiqet e tyre.Pas disa kohesh kur te pastrohen ujrat te fuksionoje shteti e drejtesia si ne vendet perendimore kjo felliqesire parti do te pushoje se egsistuar.Sepse Likja me kompani do te jete pas hekurave per maskaralleqet qe kane bere.

      Reply to this comment
  2. roberto June 24, 13:59

    Nje nga ata qe NUK E VOTUAN PS-ne dhe Edi Ramen jam UNE,deri tani ish antar i PS-se dhe ish ushtarak!
    Ne se ARMIKU YNE I MADH Sali Berisha na URRENTE dhe LUFTOI DERI NE FUND per buken ne gojes,ky,pra Edi Rama,jo vetem nuki beri gje,por edhe na MASHTROI!!!
    EDI RAMA!
    JE NJELLOJ MASHTRUES DHE ARMIK I ISH USHTARAKEVE SI Berisha!
    Ti e shkaterrovev PS-ne,ndaj nuk me lidh asgje me ty!
    Gezoju FITORES SI E PIRROS,por njelloj si fitoret e HITLERIT qe pushtonte shtetet nje nga nje dhe krekosej,keshtu edhe ti!!!
    Per dy vjet ke shtuar ARMIQTE,ndaj HARRAM VOTAT TONA te ish ushtarakeve!!!
    Jemi shtresa me e persekutuar dhe me e DISKRIMINUAR ne kete SHTET FASHIST!!!

    Reply to this comment
    • Gjergj June 24, 15:23

      Hajdutet e Saliut, kane filluar te prezantohen si ish ushtarake. Shihni menyren e te shkruarit te shqipes se Robertos dhe kuptoni me mire nivelin “ushtarak” te inteligjences.
      Nje gje te mire, e ka kjo pune, more pushtarak Roberto. Ka filluar tu vije turp te prezantoheni si gojore te Saliut dhe kerkoni te shiteni per dicka tjeter.. Ajo qe ju pengon ne kete rolin e ri, eshte niveli i “universiteteve” te Saliut, qe ua heq menjehere “gradat e ushtarakut” dhe u vendos ne ate qoshen ku e kini vendin. Eshte qoshja e koshit te mbeturinve.
      Ushtaraku, ia dedikon jeten dhe mundin e tij, forcimit dhe begatimit te shtetit qe i ka dhene betimin. Ai nuk eshte zog gomari si Robertot, qe te vetmin “profesion” te tyrin, kane te qenit ne sherbim te bajraktarit.

      Reply to this comment
    • Cukali June 24, 19:40

      Roberto, e kuptojmë se saleh berrisha kishte urrejtje ndaj jush (nuk mund ta harronte Shkollen e Bashkuar me 1990, që do “e pengonte” drejt pushtetit te tij diktatorial që do ngrinte ,dhe “rebelët e kuq” më 1997).
      Por, më duket se jeni ca të gabuar në lidhje me PS-në.
      Fundja, nuk jeni ju oficerët të vetmit që u prekët nga reforma.
      Kujto agronomët,veterinerët,zooteknikët,inxhinierët e përpunim-drurit-lëtrës,inxhinierët mekanikë,etj.,etj.
      Por ,që të gjithë “e pranuan në heshtje” fatin që u erdhi nga ndryshimi i sistemit dhe bënë çmos të integrohen në sistemin e ri me ndryshime profili, me iniciativa private, etj. dhe nuk u qanë asnjëherë.
      Pastaj, edhe pa gjë nuk keni dalë, mbase edhe falë këtyre qarjeve. I keni marrë ca pensione ish-ushtarakësh; të paktën sa për të mos qënë me xhepa fare bosh. Ndonjë punë duhet ta gjeni edhe vetë apo të integroheni disi, jo të rrini duke qarë gjithë jetën .
      Sepse kështu po krijoni tek ne të gjithë përshtypjen e parazitëve që kërkojnë të mbahen të majmur mbi kurrizin e taksapaguesve të varfër të këtij vendi.
      Mjaft më!

      Reply to this comment
  3. Illo June 24, 14:08

    Si gjithmone , nje analize e shkelqyer e z. Islami . I. Foto

    Reply to this comment
  4. shqiptari June 24, 14:13

    nje poshtersi e kane ne kete mes armiqte e shqiperis se nuk ka mundesi kjo qetsi nuk flene serbete e greket e maqedonet e malazezet sa e frikshme kjo qetsi ka tradhti

    Reply to this comment
  5. plaku June 24, 14:23

    More “feldmareshalli” Roberto, pse behesh kaq meskin. A e di valle ti se sa leke eshte buxheti i shteti, borxhi publik i shtetit dhe se “gropa e pensioneve” paguhet ne 2/3 e saja me leke te shtetit. Shif more “trim” se sa i ka pjesa tjeter e popullit pensionet dhe pastaj luaj rolin e veteperfaqesuesit te ushtarakeve shqiptare. Mos valle vota jote ishte e lidhur vetem me pensionin tend dhe jo me hallet e popullit qe merr ushqime me lista. Shif more veteperfaqeuses se cfare behet dhe se si jetohet reth e rrotull natyra te ka dhene sy dhe veshe per te pare dhe degjuar se cfare po behet ne vendin tone. Ne fund te funit Ps-ja dhe Edi nuk kane nevoje per votat e nje egoisti te mjere si Puna jote. Turp te kesh, ke qene edhe “feldmareshall”.

    Reply to this comment
  6. Mario June 24, 14:26

    Kjo foto duket Lulushi si ato te ISIS me ate gisht nalt ma mir ta fusi ne b**h

    Reply to this comment
  7. gegetoskeg June 24, 14:33

    Roberto!
    Ta gezosh emrin!
    Gjithe jeten tende , ti dhe familja jote keni qene te previlegjuarir e te gjitha pushteteve!
    Cfare keni dhene , keni marre.Edhe familja juaj , kur shume familje shqiptare nuk kishin buke ne sofer, qeverite per ju kishin nje SHPORTE!
    Po qe bashkeshortja ishte e papune dhe e pa shkolle ju jepte nje rroge sa 70-80 perqind te pages suaj! Leke, ushqime falas, mish, proshute dhe gjithcka!
    Cfare doni me shume??????????????????????????????????????????????????????
    Ju te rroni, te hani e te pini sa me mire dhe te tjeret te vdesin !
    Ti bashke me shume ish ushtarake te tjere keni qene dhe jeni me PARAZITET e ketij populli!

    Reply to this comment
  8. As Poet, As Analist June 24, 14:35

    Populli e dha verdiktin
    hodhi voten né kuti
    i dergoi tè mbledhin fiq
    lulin dhe gjyshin Sali !

    E beri pd-ne therrime
    holle-holle e beri pluhur
    aman besen masivisht
    i’a dha ‘ drejtimit të duhur.

    Sì lulushi dhe Saliu
    tè dy tè prishur nga mente
    e katandisen pd-ne
    sa s’ka ku t’a zene as qente !!

    pd-ne e kane bere grope
    si grope e mendjes sé tyre
    tani me kopene e lanes
    do kete gallate e qyfyre !!

    E shkrire si bora né diell
    e katandisur nje dore
    e bere si pele plake
    si mban siper dy hamshore??!!

    Reply to this comment
  9. fad June 24, 14:42

    Ngushllime familjes te policit te vrar. O ISIS Lulzim Basha apo ju isis te tjer qe villni helm per policin dhe qeverin mart hak zoti ke ju, ju e keni hak plumbin ballit jo ai shkretit qe ishte ne krye te detyres, kapeni duke fillu nga ky llapaqeni bashk me keta kriminel dhe futjani nje hu mu ne b…..qe ta mbajn ment gjith jeten.

    Reply to this comment
  10. Denisi June 24, 14:46

    Urime qeverise dhe te gjithe kryebashkiakeve te rinj.
    PD-ja thjesht eshte katandisur ne dite te hallit,dhe me e keqja nuk ka ardhur akoma per te.
    Para reth nje viti une deklarova se PD-ja do te kthehet ne shoqate.
    Me keta figura qe ka reth PD-ja ajo po ecen ne rrugen e shkermoqjes.

    Reply to this comment
  11. METEH June 24, 15:52

    Z.BEDRI,je i madh.Si perher i sakt dhe ne perkrahesve te TU dhe DITES-sidomos,na jep shprese te madhe se kjo qeverisje do i beje me te miren ketij vendi te sakatuar nga ipaudhi i Viçidolit qe e shkaterroi,vodhi,vrau kete vend te vogel por te pasur qe po lengon.PD eshte nje bande kriminelesh dhe nuk jeton dot pa krim e fitim.Por ne çuditemi se si nje personazh si SB,mbijeton ne politik pavarsisht se i ka bere gjemen ketij vendi.Ne asnje vend te botes nje person nuk jeton kaq gjat ne politik.Ku e gjen forcen ky njeri?,perse drejtesia nuk vepron?Pse ai flet sa te doj dhe çfar te doj ne kuvend?Si eshte e mundur qe ambasadoret e..e cilesojne burre shteti-ate dhe Lulin-yll ne ngjitje? Kjo ishte demokracia qe na serviri bota perendimore?

    Reply to this comment
  12. mali June 24, 16:08

    Ne Shkoder duhet te riorganizohet PSja nga nje dore e mençur dhe e forte , shumica e Shkodraneve priten ndryshimin e madh , fitoren e Keti Bazhdarit per te ringritur Shkodren por u sterzhgenjyen nga organizimi spontan i PSse dhe hilet bashke me mos besimin qytetar te LSI ja ,
    Luli qe po shijon disfaten ne te gjithe vendin po mbijeton politikisht bashke me injorantet hajdutet dhe te pa shpreset e Shkodres qe besojnë ne enderrat per ulje taksash e te vazhdimit perjetesisht te rrumpalles .

    Reply to this comment
  13. emigranti June 24, 16:12

    Nje analize teper e sakte dhe precise, Ju uroj per bagazhin e cmuar dhe te falenderoj shume per vlersimet e sakta dhe asnjase qe jepni. Ju uroj qe edhe ne te ardhmen keshtu te vazhdoni Ska rendesi se cila force politike qeveris.

    Reply to this comment
  14. soriano June 24, 16:18

    hahahhaha ky te mek se qeshuri fare eshte kokrra e deficentit. do bente mire sikur pas kesaj humbje spektakolare qe pati e rang vendi kur fliste per revolte te popullit , kur fliste per revansh mori nje super pergjigje ashtu si e meritonte me nje humbje ashtu si nuk e kishte imagjinuar

    Reply to this comment
  15. Monika Kryezeza June 24, 16:22

    Bedri si zakonisht je i mOdh po une i ‘vogli’ uk arrij te spjegoj fjalet ‘shtet’ parlament’ reforma dhe nja 30 te perditeshme qe me teper kane faqe se lexues.
    Di vetem qe Saliu ish 25 vjet e saliu komandon parlamentin e likeve.Nga cili planet shkruan e per llogari te kujt?

    Reply to this comment
  16. anila June 24, 16:24

    basha le te justifikohet si te doje. humbi dhe kjo tashme eshte nje fakt. nje humbje qe me shume se sa partise i bie atij mbi supe. doli i himbur nga nje beteje qe e kishte te humbur qe para se te hynte.

    Reply to this comment
  17. Nje Socialist June 24, 16:34

    300 000 vende pune jane GENJESHTRA

    Reply to this comment
  18. . June 24, 16:39

    Krimineli-Verior i vrasjve te 21 Janarit ….

    behu gati Shtatori po vjen dhe Ti do arrestohesh.

    Reply to this comment
  19. Murlani June 24, 19:13

    Lul mavria te njohu e gjith Shqipria , pranaj nuk te beson .
    habitem Shkoderlocja qe nuk te kupton .
    25vjet vend numro me Salukun ,
    tash dhe 4 tjera me Lul hajdukun .
    Degjon ndoj krap shiroke , qe del mbi uje
    jemi me demokratiken kurre se leshojmë kyt burre ,
    Nuk duam investime sporte as kulture
    duam babe Salen me Lul humbesin flamur .

    Reply to this comment
  20. LABI June 24, 20:03

    Analize e sakte, por qe ne paragrafine fundit nuk mungone doza a HELMIT politiko-apelo-gazetaresk……………..”por verdikti i dhënë është sinjali se, edhe në këtë fushë beteje mes vendosjes së shtetit dhe dhimbjes, njerëzit i besuan edhe një herë”……….” Njerzit nuk jan kaq moip, sa gazetaret mund ti terheqin per hunde. Shqiptaret e kane te qarte se ne gjendjen ku e katandisi Partia e Djallit kete vend, nuk eshte e lehte ta biesh ne nje rreshte me “shoket”, aq me teper kur gjithe bota eshte e perfshire ne nje krize financiare….populli shqiptare e ka te qarte se gaboi rende me votbesimin Berishjane per 23 vjete. E dime mire, se cfare reforma sh duhet te perballojme qe te mbijetojme, e te mos katandisemi si Greqia. Doza e toksines suaj: “njerezit I besuan edhe njehere” zberthehet ne: “shtjere dhe nje here pa ta shohesh”…..ky eshte mendimi juaj, padyshim, si edhe ky koment mendimi im, por I nedruar gazetare, askush nuk mund te flasi ne emer te popullit. Populli shqiptare historikishte ka provuar se di ti dale zot vetes, familjes dhe SHQIPARISE. Kam bindjen, se edhe kete rradhe ne do t’ ja dalim mbane ta perballojme ashtu si ne vitet 60-te…….me mirekuptim, pune, sakrifice e vllazerim… Ate na e shkateruan do ta rindertojme. Ata qe na sabotuan do ti denojme. Ata qe na bejne thirje per trazira do ti injorojme, qofshin keta te brendshem apo te jashtem, autoktone apo kollovare, politikane apo gazetare….

    Per te vazhduar ne :”Dhe këtë nuk e bëri një njeri i vetëm”….. Kush e tha kete??????
    Edhe Skenderbeu nuk luftoi I vetem, por strategjia dhe ideologjia qe zgjodhi ishte dhe mbetet, “LAVDIA E TIJ”

    Reply to this comment
  21. demo June 24, 20:12

    Mbeturinat e bandes pd te dorzojne shqupin,armet,listat e krimineleve,kryebanditin ne drejtesi.

    Reply to this comment
  22. padrino June 24, 20:46

    Je i saktë Bedri Islami në analizën që bën .salush, lulush , zotërinj të SHQUPIT, Arendetevi, siete circondati, në emër të Popullit Shqiptar ,me masën e dënimit kapital, .

    Reply to this comment
  23. lato June 24, 20:49

    Qesh luli,qesh,.Qesh mor garson i shqupit,se koken ne Rinas e mban.Te qan zemra per bakshish,,zanati pare nuk harrohet!

    Reply to this comment
  24. ali asllani June 25, 12:08

    o bedri mavria hije te ka ciftelia
    sepse shqiptar iken ka gjermania
    dhe fitoi velo e Ed mavria
    dallavere neper zyra e pazar
    neper burgje 50 mishe that
    me fotografi te ilirit dhe te Edit
    e shikojn te burgosirt si te derguarit e KRISHTIT E TE MUHAMEDIT.
    Voto lalen voto Edin se ndryshe
    ta myllim biznesin,
    e ste lem ne voter hi
    e jo mo buk per cilimi
    dhe te marsh borxh me
    hik ne gjermani
    nuk na thua o Bedri
    me gjith ate gjatin qe bon shtet
    cfar ju ndodhi ne Pogradec
    po ne Vore edhe Lezhe
    iku Likja si qeni ne vresht
    me kokuqe e calamane deshet SHkodren
    kte zoj vigane.
    po ne kamez si se tham
    qy malok i ardh nTiran
    XHelo Mziu me grade shkencore
    ju mori bashkin me frena dore.
    honget kumlla edhe kos
    dhe ne fun nga i pras.
    Haleanca e 1prillit
    si qemoti e Kostandinit.
    e tha vet luani i mones dhe i Likes
    te vras naten e te qaj diten
    kshu o bedri veresia qe te nxjer vec ni melodi ciftelia
    mos shkruaj cdo partia dhe piktor babzia.

    Reply to this comment
  25. Ardenica June 25, 18:54

    Ja dhe 21 QERSHORI e dhe verdiktin e vet. Populli votoi,dhe votoi mire . Ne realitet eshte 45 % pjesmarrja,por nje matematike e thjeshte del se ka votuar rreth 75%. Jane njemilion e kusur votues qe ndoshen jashte vendit ,te cilet figurojne ne lista dhe llogariten si mos pjesemarres. Ndaj ata qe duan te ulin rezultatin faktik ,i bashkohen Sali Berishes,i cili pa filluar numerimi beri thirrje qe te mos njihen zgjedhjet. Pra i beri thirrje Europes qe mos filloni negociatat per antaresim .Me thoni : A ka me te poshter e shpirtzi per kombin se ky njeri? Mire qe humbi e humbjen e priste,po kete thirrje pse e ben ? Koebi mbet korb,e nuk i zbardhen pendet kurre. Pse humbi PD.?
    A mund t’i besonte populli fjaleve te Lulzim Bashes,se do luftonte korrupsionin ? Ne asnje menyre. Nuk kan kaluar shum vjet e populli e di se ky njeri vodhi 230 milion euro ne rrgen Durres -Morine,rruge qe edhe sot eshte me probleme. A mund t’i besonte populli Lulzim Bashes se do luftonte krimin , e eshte per shtet ligjor ? Ne asnje menyre. Duarte e Lulzimit jane akoma te lyera me gjakun e 4 njerezve te vrare me 21 janar. Eshte ky Lulzim Bashe qe fshehu gjyrmet e krimit , e i poshtroi per se vdekuri.. A do t’a besonte populli Lulzim Bashen se do rriste ekonomine ,kur per 8 vjet u tallen me popullin duke thene se ekonomia eshte me 2 shifra sa tallej dhe bota ……. . A do ta besonte me te vertet populli se Lulzim Basha do ndertonte kopshte,cerdhe,shkolla .rruge ,kur per 8 vjet qeveria e tij dhe ai ne tirane nuk vendosi dot as pocat e rrugeve per ndricim? A do ta besonte kete njeri populli se do punonte per kete vend,kur shiti detin, kur ne krye te bashkise erdhi me votat e Arben Ristanit te”votuara “ne magazinat e LUndres? Mund te rendise plot te tjera …….’ Po A fitoi me te vertet Pd ne 15 bashki? JO. Ne ato bashki vitoi kandidati i propozuar nga PD. te cilet gezojne respekt personal ne popull e jo se ishin te PD. PO jam edhe i bindur se ne Permet e Pogradec fitoi kandidati ,ndoshta eshe pse mund te ket patur ,e patjeter qe ka patur ,te cilet nga inati i vjerres ,fjeten me mullixhiun. Kete e tregojne edhe votat per keshilltaret, ku u votua per partite. Si perfundim dua te them se Me Sali Berishen, Lulzim Bashen, Arben Ristanin ,Edi Paloken e ca te tjere ,Pd eshte e vdekur. NUK VOTON POPULLI HAJDUTET E KRIMINELET . Harbuti ngelet harbut. E harbuti dallohet nga fjalet qe nxjerr nga goja e poshtersite qe ben. Ngelet 8 vjet qe thoshit se Edi Rama rri me kriminelet. Dakort.PO ne nuk pam qe te arr

    Reply to this comment
  26. Ardenica June 25, 18:59

    toni nje kriminel qe rrinte me Edin . Pa lere Edit qe nuk i afroheshit! Valle mos populli ishte budalla e nuk i kuptonte brrockullat tuaja? Mos kujtoni ju pelivaner se jeni me te diturit e ketij vendi? Ne qeshim me ju kur thoshit se do merni ndeshkimin e popullit. Tani besoj se nuk do thoni me. Besoj se Pakoka nuk do tregohet trim ne foltoren e parlamentit,apo Jozefina nuk do te kakarisi me pas kaposhit SALI. bEHUNI BURRA NJE HERE DHE THONI SE POPULLI NA RRAHU PR

    Reply to this comment
  27. Murlani June 25, 22:36

    Ja ke fut kot plaku Asllan , nuk shikon si jane qeverisur per faqe te zeze bashkite nen PDne per 25 vjet , nuk shikon si e kane kthyer Shkodren me simbol Postrriben , qyteti pa pune , pa investime , pa kulture e sporte , pa asnje infrastrukture qe i nevojitet qytetit ne rritje perkundrazi shkatrruan çdo pasuri qe e moren ne 90-ten se gjoja e kishte bere komunizmi , pasuri ku punonin ne uzina e fabrika e ferma mbi 45 mije puntore , kurse Postriba e Fazanit 25 vjet qe shkatrron ara bujqesore , kanale vaditese, sera e vreshta me pemishte aty ku punoheshin tokat me mjete te modernizuara sot jane pa toke dhe ajo qe u ka mbetur punohet me parmenden e drurte si ne mesjete , kurse rinia bredh ane e kend botes si refugjat i perjetshem . Turp te tentohet te mbulohet Dielli me shoshë nga njerez qe pervetsuan 25 vjet çdo pasuri , djersen e 45 vjeteve , me ate pasuri te pa merituar po mbajne ne perjetësi pushetin me çdo forme te pa moralshme per shumicen e njerezve te sterlodhur e stervjellur per 25 vjet deri ne perjetësi , deri sa te i mundin mllefi dhe mallkimi i njerezve te mashtruar e te stervjellur .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*