“Të shkojmë përtej statistikave dhe të tregojmë se si Covid-19 po prek njerëzit”, fotoja që ngacmoi opinionin publik në vendin ku pandemia nuk besohej

July 23, 2020 10:41

“Të shkojmë përtej statistikave dhe të tregojmë se si Covid-19 po prek njerëzit”, fotoja që ngacmoi opinionin publik në vendin ku pandemia nuk besohej

Një foto e vetme ka shkaktuar mjaft polemika në Indonezi pasi fotoreporteri Joshua Irwandi fotografoi trupin e një viktime nga Covid 19, të mbështjellë me qese, duke u siguruar që të mos publikoheshin karakteristikat dalluese, madje as gjinia.

Fotoja e bërë për National Geografic “goditi” fort opinionin publik në Indonezi, një shtet që ka qenë shumë i ngadaltë në luftën ndaj virusit dhe ku presidenti Joko “Jokowi” Widodo testonte një ilaç bimor në muajin mars për kurimin e sëmundjes.

Disa nga reagimet ndaj imazhit të Irwandi, i cili humanizoi vuajtjet nga virusi, kanë qenë mjaft armiqësore.

Fotoja është shfaqur në edicionet e lajmeve dhe është shpërndarë nga zëdhënësi i ekipit për përgjigjen ndaj koronavirusit në vend.

Imazhi u publikua gjerësisht në ekran dhe u ribotua pa miratimin e Irwandi nga mediat indoneziane.

Më shumë se 340,000 njerëz kanë “pëlqyer” imazhin në faqen e tij në Instagram dhe më shumë se 965,000 njerëz e pëlqyen në Instagramin e Nat Geo.

“Është e qartë se fuqia e këtij imazhi ka galvanizuar diskutimin për koronavirusin”, tha Irwandi nga shtëpia e tij në Indonezi. “Duhet të njohim sakrificën dhe rrezikun që po bëjnë mjekët dhe infermierët”.

Nuk ka dyshim që fotografia ka thyer rrjetin”, bie dakord Fred Ritchin, dekan i Qendrës Ndërkombëtare të Fotografisë: “Këtu kemi një person të mumifikuar. Kjo të bën që ta shohësh dhe të ndjesh terror.

Pasi Irwandi postoi fotografinë, një këngëtar i famshëm vendas me një ndjekje masive e akuzoi se kishte sajuar lajmin dhe se COVID-19 nuk ishte aq i rrezikshëm. Madje tha se fotoreporteri nuk duhej të lejohej të bënte fotografi në një spital, nëse familja nuk mund ta shihte viktimën.

Ndjekësit e këngëtarit akuzuan Irwandin se kish fotografuar një manekinë dhe e quajtën “skllav” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Fotografi 28-vjeçar ka marrë kërcënime dhe tha se beson që qeveria është përpjekur të sulmojë spitalin ku ishte bërë fotoja.

“Detajet e jetës time private janë botuar pa lejen time”, tha Irwandi.

Sidoqoftë, ai ka marrë mbështetje nga shoqata kombëtare e fotoreporterëve. Ata thanë se imazhi i plotësonte standardet gazetareske dhe kërkuan që këngëtari të kërkonte falje, gjë që ai e bëri më pas.

Irwandi thotë se disa zyrtarë të qeverisë kanë thënë se kombi duhet ta marrë më seriozisht COVID-19. Që nga e marta, Universiteti Johns Hopkins Coronavirus Tracker ka raportuar 4,320 vdekje nga COVID-19 dhe 89.869 raste nga Indonezia, megjithëse numri besohet të jetë më i madh.

Shumë njerëz nuk praktikojnë distancimin social dhe nuk mbajnë maska. Kufizimet shoqërore në shkallë të gjerë filluan të zbehen muajin e kaluar.

Ai shpreson që përmes fotos të inkurajojë indonezianët të marrin masa dhe të shpëtojnë jetë. Ai përmendi një sfidë për fotoreporterët të dhënë në maj nga profesoresha e Harvardit Sarah Elizabeth Lewis: të shkojnë përtej statistikave dhe të tregojnë se si COVID-19 po prek njerëzit./National Geographic

o.j/dita

July 23, 2020 10:41
Komento

2 Komente

  1. Genti July 23, 11:03

    Universiteti Johm Hopkins eshte prone private e Bill dhe Melinda Gates foundation.

    Tani te gjithe e dine se c’fare do te bej Bill Gates me njerezimin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim