Arben Duka: Të shpëtojmë poetin Ardi Omeri. I sëmurë në qeli, e dënuan një vit burg për rripin e sigurimit (!)

September 18, 2015 02:16

Arben Duka: Të shpëtojmë poetin Ardi Omeri. I sëmurë në qeli, e dënuan një vit burg për rripin e sigurimit (!)

Poeti i talentuar Ardi Omeri (Albar Omeri) është dënuar me një vit burg për thyerje të Kodit Rrugor, ka udhëtuar pa rrip sigurimi dhe ka dalë nga rruga, po pa shkaktuar viktima.

Tani ndodhet në burgun e Rrogozhinës, por me probleme të rënda shëndetësore, që i rrezikojnë jetën.

Në datën 22 të këtij muaji ka një masë të re rivlerësimi të vuajtjes së dënimit, nisur nga gjendja e rënduar shëndetësore.

Çështjen e ka në shqyrtim gjyqtari Sulejman Kurti.

Shpresojmë në një gjykim human, për ta çuar poetin në shtëpi, për të kryer atje pjesën e mbetur të dënimit.

Në rast të kundërt i bëj thirrje Presidentit të Republikës, ta fali poetin Ardi Omeri.

Një poet është gjithmonë pa rrezikshmëri shoqërore. Aq më shumë një poet shumë i sëmurë dhe pa asnjë mbështetje financiare.

Duke shpresuar për një akt human nga ata që e kanë në dorë këtë çështje.

Arben Duka

 

*************

Foto: Omeri me aktoren Tinka Kurti

September 18, 2015 02:16
Komento

34 Komente

  1. sevim September 17, 17:36

    E kuptoj dhe e respektoj institucionin qe aplikon rregull dhe zbaton ligj. Po ne kete rast eshte tepruar, duke patur parasysh natyren e incidentit/krimit?? dhe gjithcka ndodh perreth. Se dyti, nje njeri i semure, poet si Ardi Omeri, te mbahet ne burg eshte nje absurd, ne vargun e gjithe absurdeve ne kete vend. Faleminderit Arben Duka per sensibilizimin!

    Reply to this comment
    • psw September 18, 06:55

      Edhe unë dëgjova për një berber të arrestuar pse nuk lëshonte kupona fiskalë por më vonë doli se na kishte dhunuar inspektoren e tatimeve….

      Reply to this comment
    • A.M. September 18, 16:16

      As ne Korene e Veriut nuk te denon kush me burg per rrip sigurije, por ky poeti tjeter i mbaruar qe na kenaq me bejte nuk e tregon deri ne fund historine e kolegut te vet.

      Reply to this comment
  2. aferdita September 17, 17:59

    Si mund te denosh njeriun se nuk kishte ripin e sigurimit me nje vit burg, dhe lini jashte bishat qe vjedhin cdo dite kombin shqiptar si????? Ndjehem shume e indinjuar nga ky lajm qe sapo lexova. THIRJE te gjithe bashkatdhetareve te mbeshtesim Arben Duka per sensibilizimin. Thirje atyre qe kane ne dore ceshtjen e Ardi Omeri.

    Reply to this comment
    • shqiptari September 18, 07:17

      PER NJI RRIP SIGURIMI NUK FUTET NJERI NE BURG. PO MBAS ATIJ RRIPI DUHET TE KETE DICKA TJETER TE RENDE QE POETI ARBEN DUKA NUK E THOTE

      Reply to this comment
    • ??? September 18, 10:22

      Ne burg futesh vetem kur je I dehur ose kur ke shtypur ndonjerin me makine nga shpejtesia, absolutisht jo qe nuk te fut njeri ne burg per rripin e sigurimit! Ai jo poet te jete por edhe mbret burgun do ta bej po pati shkelur ligjin, por mua me vjen keq qe kjo gazete nuk e verifikon versionin zyrtar perpara se te spekulloje kaq keq me arsyen pse ai eshte burgosur.

      Reply to this comment
  3. elsa September 17, 22:29

    Është turp i rëndë të dënojnë kte njeri të pafajshëm nuk merren me Bandit e hajdut e drogazhinj e budallaqe serioze por me njëri artit e kulturës që ka len gjurmë në mendjet e njerëzve si Poet e si vepër arti ..por mendimi im është kjo gjë ka ardhur deri këtu vetëm se Ardi ska mundësi ti paguajë këta ordiner të korruptuar.

    Reply to this comment
  4. Pellumb Zaimi September 17, 23:33

    I bashkohem dhe une zerit te Arben Dukes. Nuk po u besoja syve kur lexova kete lajm ! Si ka mundesi te burgoset njeriu per nje aksident pa viktima? Po ti shtojme kesaj dhe faktin qe ky djali Ardi Omeri qenka poet dhe per me teper i semure ky burgim te duket i tmerrshem dhe dikush kerkon ta prezantoje vendin tone si vend me burgje te tipit te ISIS ! Lirojeni menjehere se late nam ! Madje duhet pare vendimi i atyre qe e kane burgosur per te cilet jam i sigurt se do te jene ca pacavure juridike qe duhet te zene urgjentisht vendin qe do te lere Ardi Omeri. Ma do mendja se keta as qe e kane degjuar ndonjehere fjalen poet dhe as qe e dine se se nje poet ju perket elitave te kultures kombetare. S’ka gjyqtar qe mund ti denoje keta nqs do te kishin dy fije mend per perkatesine e tyre. Me duket sikur ka hyre Lasgush Poradeci ne burg per shkak te turpit qe ndjej . Sa per dijeni nuk e njoh fare kush eshte Ardi Omeri por di mire se vendime te tipit qe e ka denuar ate mund ti marin ata njerez qe nuk e kane haberin nga kultura nga civilizimi dhe nga interpretimi i drejte juridik i ligjeve. Tung !

    Reply to this comment
  5. sala September 17, 23:37

    A doni shtet pranojni dhe pasojat qe sjell vendosja e shtetit Se kur ju ndodh te tjereve kjo A Duka me shoke thote ja ben mire kur ju bie halli juve qani si ku..a

    Reply to this comment
    • nazim September 18, 07:07

      Ore Zoteri,

      Ne bote , kur ben accident pa demtuar njeri, te japin nje penallty qe ta paguash, te heqin licencen per nje vit apo dy, ne varesi te asaj qe ka ndodhur, por nuk te fut njeri ne burg!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  6. Mig-21 September 18, 02:34

    Nishan Memeti eshte aty per te ruajtur Saliun,jo per te nxjerre poetet dhe viktimen e perdhunimit Nazime Vishen nga burgu.

    Reply to this comment
  7. Aliu September 18, 03:11

    Poetet jane ujvara e fjales se miresise se njerezimit edhe une jam i bindur Arben Duka qe jo vetem gjyqtari por edhe presidenti do bejne ate qe duhet bere.
    Kam raztisur ne nje icident ketu,dhe pa varesisht se nuk i mora dote emrin se nuk kuptova gje per shkakun e ngjarjes per se u mbyll me we erdhi polici me thane u mbyll shume shpejte se ishte poet jo politikane.
    I uroj Ardit sherim te shpejte e sa me shume vargje per te kenaqur mua.
    Edhe ju Arben Duka sa me shume jet e vargje per mua!

    Reply to this comment
  8. guerrilas September 18, 03:14

    Fole ti emer mut,ketu nuk behet fjale pse e denuan,po pse e Kane tepruar,kur ka plot Salira,Ilira,e Saimira,qe vjedhin,vrasin,mbjellin hashash,e dergojne droge me skafet e tyre perdite e nuk ju hyn gjemb ne kembe,meqe e paske merak shtetin kurve ti,qe drejtohet nga kurvat,fut keta te paret ti pastaj populliin e thjeshte,e fukara.

    Reply to this comment
  9. AQO September 18, 04:57

    e pabesueshme.Turp boteror.E si mund t’i thote vehtes jurist ai qe ka dhene ate mase denimi?Denoni ore kriminelet dhe mos u merrni me rrirpn e sigurimit,qe mund te jepet m e e shumta nje gjobe.

    Reply to this comment
  10. LOVE September 18, 05:35

    ” duke shpresuar pe nje akt human nga ata qe e kane ne dore kete ceshtje ”
    ????????
    ti nuk je mire ,po nuk je mire vertet
    ke 25 vjet qe po e shikon humanizmin e tyre ne cdo cep te ketij vendi
    qe nga pasurite qe kane vene ,te ata me ze e figure , te prona ,Nazmije Visha ,te 30 mije leke drita , prona , gjyqtare ,kolege te tyre qe digjen ne bulevard ,
    e deri te kulla ..ops kryeministria
    qe te vret me duar ne xhepa
    duhet ta kishe bere me pare kete apel , te hapej nje llogari bankare , dhe te kontribuonim te gjithe ….jo per poetin jo , ata nuk i duhen askujt , ne nuk kemi dhe nuk rrezikojme te kemi asnjeher njerez qe do vdesin apo po vdesin nga leximi
    po per prokuror e gjyqtare te kesaj ceshtje ,per ata te hapej llogaria bankare
    ata e gjunjezojne kete popull dhe mbajne ne kembe …shtetin [?]

    tani gjej nje avokat , merr ata te Prenges ,Ndokut ,Frrokut ,
    hap nje llogari bankare qe ti paguajme , beni gati dhe kartelen mjekesore ,dhe nxirre ne arrest shtepie …..se po ndenje duke pritur …ka miza qe presin dhe duke pritur vdesin
    dhe sidomos mos me shkruaj me “shpresoj ”
    se atehere mua me vjen nje ulerime cerebrale ….

    pse vazhdojne te shpresojne ,pse donin te rrrrrrrrilindnin ??
    oooooo zot , a thashe qe jam mire e vdekur ,nuk dua te rrrrrrrrrrrrrilind ????!!!!!!!!!!!

    se mos harroj ,hapni nje fond dhe per Sajmiun , nuk me duket e drejte qe permbarimi
    ti sekuestroj …audin …sa makina modeste , po duhet ta paguajme …

    Reply to this comment
  11. ne emer te popullit September 18, 07:21

    Esht shum 1 vit burg per rrip sigurimi, por neqoftese, ligji thote keshtu atehere le ta vuaje edhe ai sepse nuk mund te besh perjashtime se ky quhet filani dhe nje tjeter nuk njihet fare.I kuptoj dhe vlersoj komentet e me siperme por besoj qe gjerat te ndryshojne shpejt me nndrrimin e Presidentit, qe te cmontohet sa me shpejt sistemi i korrupsionit qe po grryen Drejtesine.Kemi kete Drejtesi se keshtu e donte Shpirti i PD SALA.

    Reply to this comment
  12. titi September 18, 07:23

    Te gjithe jeni te indinjuar se poeti i stermadh na qenka ne burg,por asnj nuk indinjohet per thyerjene rregullit dhe nuk e besoj qe te jete vetem moslidhja e rripit(se per ate pagusn nje gjob 1000leke ashtu si e kam pagur edhe une )por ai ka edhe aksident,por mund ti kete shit pordh edhe poloicit si poet i madhe qe eshte,ja keto jan sjelljet me dy stsndarte ,ky duhet te dale nga burgu se ka mbrojtes shkelsit e ligjit edhe ai tjetri qe nuk di te shkruaj poema te rrije ne burg.

    Reply to this comment
  13. Tim Radakja September 18, 08:01

    O Ben ligji eshte njesoj per te gjithe, por nese ka arsye shendetesore duhet te dale, por keta mut gjyqtare pa pare lekun nuk te nxjerin mor burr.Mire ben qe kerkon te lerohet. besoj se ka vene mend , ishalla si kane bere ndonje na pas hahahaha.

    Reply to this comment
  14. Zhivaradpuplica September 18, 08:02

    Ore dakort po si do ta ndihmojme,duke thyrr burgun apo duke korruptuar gjyqtarin?!!!Une them ta ndihmoje Arbeni duke i shkruajtur vjersha.

    Reply to this comment
  15. jani September 18, 08:03

    jo vetem pa rrip . por do kete qene pak i pire se per rrip nuk na ka futur njeri ne burg.

    Reply to this comment
  16. "Horri i Bulevardit" September 18, 08:21

    Shpresoj edhe une qe ky poet, te lirohet, por:
    duke ditur qe viktim quhet personi qe ka humbur jeten, mos valle nje tjeter person, ka mbetur i gjymtuar, por qe ska vdekur, nga kjo dalje nga rruga?.
    E them kete se ne asnje ligj nuk denohesh nje vit burg, se nuk ke patur rripin e sigurimit.
    Prandaj zoti Duka, perpara se te beje thirrje per mbeshtetje, duhet te tregoje ngjarjen sic mund te kete ndodhur.

    Reply to this comment
  17. yy September 18, 09:03

    Nqs me verte e kane denuar 1 vit burg vetem per rripin eshte kulmi i absurdit. Nqs ka pasur edhe elemente te tjere si alkool, droge ose gjera te tjera qe bejtexhiu Duka nuk i thote atehere i kane dhene hakun. Sa per ate qe na qenka poet, kujt i plasi? Mos valle poetet duhen trajtuar ndryshe nga te tjeret, e perse? Apo se keshtu i do menderja Arben bejtexhiut? Per ate qe eshte i semure, drejtesia ka rruget e veta per te marre vendime ne perputhje me gjendjen shendetsore.

    Reply to this comment
  18. Kris 1 September 18, 09:22

    Mbeshtes Duken

    Reply to this comment
  19. Itali September 18, 10:00

    Lexoni mire para se te komentoni ka shkaktuar viktima pra ka Bere aksident dhe kane vdek me shume se 1 njeri. Nje nder I paskan ber poetit nuk e kan denuar per vrasje se do bente 10 vjet burg .mos venia rypit denohesh me gjobe administrative dhe jo penale.

    Reply to this comment
  20. VASILI September 18, 10:22

    Mos dilni dhe ju nga rruga dhe beni “humanin pordhac“.
    Nuk e di si do fliste lloji i tyre,nqse do mbeteshin invalid per jete,nga nje makine qe turret ne vendet e kembesoreve.

    Reply to this comment
  21. Erion September 18, 10:54

    Ne rradhe te pare institucionet perkatese shteterore te japin shpjegime sepse ndodhen nën akuze publike nga Arben Duka
    Ne rast se Arbeni ka te drejte padyshim e falenderoj per qendrimin qytetar, por (falje per kete hamendesim) ne rast se Arbeni ka harruar me dashje ndonje detaj te vogel, atehere duhet ti bejme ndonje bejte nga ato qe ben edhe Arbeni me te drejte, bejtet sajohen kollaj..

    Reply to this comment
  22. Fatmir Lohja September 18, 11:27

    Marr pjese ne shqetesimin qytetare te poetit.Mendoj se burgu eshte fjala e mungeses se arsyetimit per shqipateret qe jane elita e ketij kombi.

    Reply to this comment
  23. anticensurë 25642654 September 18, 11:29

    ben duka
    të kam mbështetur në 99% të rasteve!!dhe në këtë të mbështes!!
    POR do të kisha dëshirë të dija se kush është arsyeja e vërtetë për këtë vit burg!!
    nuk ka në asnjë nen të kodit penal një dënim për një rrip sigurie në makinë!dënohesh administrativisht!!nëse del nga rruga paguan gjobën,paguan policinë dhe në fund paguan dëmet materiale!!nëse ke ngarë makinën në gjëndje të dehur dhe pa shkaktuar viktima dënohesh!nëse ke ofenduar policinë,edhe në gjëndje të dehur,dënohesh penalisht!me nga gjoba deri në burg!!
    kështu o beno thuaje të gjithë ngjarjen si ka ndodhur!!
    meqënëse Omeri është në gjëndje të rëndë shëndetsore,aty duhet ndërhyrë!!çfardo që të ketë bërë nuk ka vrarë kënd me dashje!!edhe në këto raste jepen lehtësime!!
    kështu që duhet bërë diçka dhe për këtë rast që ndoshta ka kaluar masën por në fund të fundit nuk ka ndodhur ndonjë gjë e rëndë!!

    Reply to this comment
  24. zhivago September 18, 11:50

    Z. Duka meriton falenderime per kete sensibilizim.
    Poetin e njoh personalisht dhe mund t’ju garantoj qe eshte njeri i rralle.
    Nuk kam dijeni per ngjarjen por nuk eshte shfaqur akoma nje jurist qe te procedon se je pa rrip apo dhe qe ke dale nga rruga pa pasoja. Ne burg te dergojne po qe se ke kosumuar alkol dhe kjo do te vertetohet shpejt.

    Reply to this comment
  25. titi September 18, 12:20

    Edhe une ja mbeshtes Dukes,por kam nje propozim qe te nxjerim poetin qe te na frymezohet dhe te fusim ne burg ata qe mbeshtesin thyerjen e ligjit.

    Reply to this comment
  26. sali September 18, 14:15

    Me vjen keq qe ndjenjen humane per te ndihmuar miqte i ngateron me shtetin e ligjin. Po neqoftese ky miku i jot i pire do kishte shtypur njeri cdo thoshe ti.

    Reply to this comment
  27. kol Kulumria September 18, 14:22

    Rrypi i siguris ne makin esht per te siguruar personin qe
    nget (drejton) makinen . Ai nuk vret njerz ne kete rrast .
    Qeveria (policia e GJykata) na denoka njerz kot !
    Ndersa Salin e Bashen qe kan vrar njerz nuk u pre-
    kin as nje fije floku , por i lene te borroçiten e kercenojn
    çdo dite sa besdisin te gjith njerzit, deri kalamajt !
    Kjo Drjetsi ka turperuar veten dhe ç’qecon popullin.

    Reply to this comment
  28. SuloKapedani September 18, 18:52

    Duket qarte se poeti i sinqertè nuk ka dhene ryshfet dhe ligji mbi te ka rene drejte per drejte.Keta janè gjyqtaret dhe drejteshtrembtesia jone legjitime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim