Të shtëna edhe në Amsterdam, arrestohen 3 persona

March 22, 2016 20:40

Të shtëna edhe në Amsterdam, arrestohen 3 persona

Të shtëna paralajmëruese me armë zjarri ka pasur edhe në Amsterdam të Holandës, pasditen e kësaj të marte, siç njoftojnë oficerë të policisë holandeze përmes Twitterit, gjatë një aksioni për arrestimin e tri të dyshuarve.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin qendror të trenit në kryeqytetin holandez.

Një zëdhënëse e policisë refuzoi të jepte detaje mbi ngjarjen e fundit, por mësohet se askush nuk është plagosur gjatë arrestimeve.

Një dëshmitar ka thënë për “Reuters” se, në vendngjarje kishte dëgjuar një të shtënë, teksa kishte parë edhe një të dyshuar që vraponte në tentativë për t’i shpëtuar policisë.

March 22, 2016 20:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*