Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur

March 14, 2019 22:23

Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur

Atentat me armë zjarri te Komuna e Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

Ende nuk dihet identiteti i tij, por vetëm mosha, 26-vjeç.

Ai është plagosur në këmbë. 26-vjeçari  u transportua me shpejtësi në spitalin e Traumës dhe sipas burimeve  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se policia ka rrethuar vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, ndërkohë që janë ngritur disa postblloqe për të arrestuar autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.

Grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje të plagosurin mbi konfliktet që mund të ketë pasur për të zbardhur ngjarjen.

Gjithashtu pritet që të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

v.l/ Dita

March 14, 2019 22:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*