Të shtëna me armë te ‘Tirana e Re’, mbetet i vdekur Jurgen Kurti

March 18, 2019 22:47

Të shtëna me armë te ‘Tirana e Re’, mbetet i vdekur Jurgen Kurti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë  Tiranës së Re.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Viktima është Jurgen Kurti.

Mendohet se ai ka qenë duke ikur në këmbë në shtepi  ku dhe është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje.

Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë ambulanca dhe forca të shumta policie  kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Jurgen Kurti

Janë ngritur pika kontrolli në kryeqytet, për të bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta  është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” – njofton policia.

Jurgen Kurti ishte jo pak i njohur për opinionin publik.

I riu vrau në prill të vitit 2016, u arrestua për vrasjen e babait të tij, për të cilën fajtor u shpall daja. Por nuk kaluan shumë kohë, para se i riu të përfshihej në një tjetër akt kriminal.

Ai u arrestua në prill të vitit 2017, për vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapit, ngjarje e ndodhur më 11 prill të atij viti.

Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e këtij të fundit, Kujtim Ekonomi, krim i cili ndodhi për motive pronësie.

v.l/ Dita

March 18, 2019 22:47
Komento

9 Komente

  1. Bohhhhh March 18, 23:06

    Nje ha-le me pak.

    Reply to this comment
  2. ASAP March 18, 23:19

    ore ky ishte vrases i dyfishte, si shpjegohet qe ishte i lire? kjo esht pyetja!

    Reply to this comment
    • Zeri i Lire March 19, 16:39

      Sepse e kishin denuar me vdekje, por meqenese ne shqiperi denimi me vdekje eshte i ndaluar, e lane te lire qe t’a ekzekutonte dikush tjeter.

      Reply to this comment
  3. Taku March 18, 23:21

    Mire bejne qe vrasin njeri tjetrin, por ashtu si me lokalet e nates, keta duhet mbledhur diku jashte qendrave te banaruara dhe aty duhen ekzekutuar pa iu prishur qetesine te tjereve dhe shkaktuar viktima ne kalimtaret e rastit.

    Si ka mundesi qe nje person qe ne dy vitet e fundit eshte arrestuar dy here per vrasje, bredh i lire?

    Reply to this comment
  4. demo March 19, 01:02

    Ky shoferi qe vrau te jatin? Paska derguar zoti engjellin Gabriel me dron.

    Reply to this comment
  5. Titi March 19, 02:02

    Ky tipi i peshtire eshte shok i ngushte dhe partner me Raufin,kane biznese te perbashketa.

    Reply to this comment
  6. MH March 19, 14:27

    Mire ia kane ba qenit.Qe vrau baben e vet.
    Seleksionim ne pastrimin e krimineleve.Qe e ardhmja ti bizeqeshin popullit te ndershem shqiptare.

    Reply to this comment
  7. bart72 March 19, 17:32

    Po Shteti Rama drogaxhiu leshi i Rames ku eshte hahahahahah ha komunista si qene do vriteni me njeri tjetrin hahahhahaah

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim