Sherr në lokal, vriten 3 punonjës të bashkisë Mat

October 11, 2018 14:27

Sherr në lokal, vriten 3 punonjës të bashkisë Mat

Tre të vrarë dhe 1 i plagosur, ky është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në Njësinë Administrative Lis të rrethit të Matit.

Viktimat janë tre punonjës të bashkisë Mat, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi.

Fillimisht i vdekur u deklarua vetëm Mentor Hoxha, ndërsa Aliaj dhe Buçi kanë humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në Spitalin e Traumës.

I plagosur ka mbetur Astrit Hani edhe ai punonjës i Bashkisë së Matit me ndëmarrjen e rrugëve.

Sipas të informacioneve paraprake ngjarja është regjistruar rreth orës 14:00. Personi i dyshuar nga policia se ka kryer vrasjen është Kujtim Koxha. Ai është arrestuar nga policia.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se katër punonjës të Bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës.

Ata kanë debatuar dhe më pas janë ulur për të drekuar në lokalin e fshatit.

Gjatë kohës kur ata po drekonin brenda lokalit të fshatit, ata janë qëlluar me automatik nga 51-vjeçari Kujtim Koxha.

Rreth një orë pas ngjarjes, policia u vu në ndjekje të autorit, të cilin e arrestoi pranë fshatit Burgajet.

Në ndjekje të autorit u vunë 40 forca policore.

o.j/dita

October 11, 2018 14:27
Komento

8 Komente

  1. mirel October 11, 15:05

    Uou…ca behet ketu..palermp

    Reply to this comment
  2. Po , Po October 11, 18:05

    Kujtim Koxha duhet varur pas koqeve ! Këta janë kafshë ! Më mirë djepi bosh , se sa të mbash e rritësh një gjarpër !

    Reply to this comment
  3. Perkthyesi October 11, 18:09

    Keto gjema kaq te shpeshta, jane alarm, qe qeveria duhet ta degjoje fort! Rivendosja e denimit me vdekje, pavaresisht keshillave te Europes, qe me sa duket, nuk na njeh hic mire, eshte bere emergjence, per ndryshe, do te shuhemi si komb!

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic October 11, 19:13

    Fatkeqesi e madhe po ngjet ne ket popull. Ja keto jan rezultatet e coptimit te prones ku nuk lejoj ase rruget per te kaluar.! Berisha eshte shkaktari kryesore i ketyre ngjarjen qe me coptimin e prones.!

    Reply to this comment
  5. Sali Berisha mer bonus per ngjarje te tilla October 11, 22:23

    Keto jane pasojat e “politikes” ne 28 vjetet e fundit me ne krye komunistin e fundit ne ballkan Sali Berisha. Ky eshte qellimi i saliut , te shkatrroj shqiperin sa me shume te mundet. I marrin pronat tjetrit pa e pyetur fare, dhe shikoni se c’fare ndodh,

    Reply to this comment
  6. Agron October 11, 23:09

    Po paska qene gjeni ai Enveri qe i vari per gjuhe..vetem keta vrisnin mesuesit ne ate kohe

    Reply to this comment
  7. Toni October 12, 08:30

    Mbushen gazetat per dite te tera, se dikush qellon me arme fasaden es shtepise se babait te nje gazetareje. Vriten ne detyre neunes te shteti, goditet ne themele shteti dhe ne vend qe te shkulen gazetat dhe te ngrihet ne kembe e gjithe qeveria, opozita dhe shoqeria civile, trajtohet si te kishte ndodhur kjo gjeme diku ne Kore apo Kine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*