Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ka të plagosur

March 31, 2018 22:40

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ka të plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme tek sheshi “Shqiponja” në Tiranë.

Sipas të dhënave të para, një makinë tip “Golf 4” është qëlluar me pistoletë  nga një motoçikletë, në të cilën gjendeshin dy persona.

Shtetasi me inicialet B.B, 34 vjeç, banues në Tiranë, sipas njoftimit të policisë, ka shkuar vet në spital me mjetin e tij, me plagë të marra në këmbë.

Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

s.a/dita

March 31, 2018 22:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*