Te shtëpia e “Babales” në Vlorë

May 17, 2018 19:52

Te shtëpia e “Babales” në Vlorë

Albert Eqerem Veliu njihet në qytetin e Vlorës me nofkat Berti i Abesë e “Babale”.

Ai njihet në vendlindje për problemet ekonomike dhe për dënimet e shpallura nga drejtësia italiane dhe shqiptare.

Albert Veliu rezulton prej vitesh të jetë i papunë. Ka probleme me alkoolin dhe shpesh u kërkon ndihmë të njohurve për shpenzimet e ditës.

Ata që e njohin tregojnë për Top Channel se listën e borxheve e ka të gjatë. Madje, në janar të vitit 2018, Bashkia e Vlorës e ka futur në listat e ndihmës ekonomike.

Veliu jeton bashkë me 2 djemtë e tij në lagjen Topana në një banesë private dykatëshe.

Albert Veliu, personi i pretenduar nga Partia Demokratike se ka komunikuar me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm, në audiopërgjimin e publikuar nga vet ato.

Pak minuta pasi u publikua dëshmia e tij, Top Channel ka kontaktuar me dëshmitarin. Ai ka thënë se ndodhej në Tiranë dhe se në banesë të tij nuk gjendej askush. Pas kësaj bisede, Albert Veliu nuk është përgjigjur më në telefon.

Në 16 gusht 2013 ai është ekstraduar nga Interpol Roma. Pasi është dorëzuar në Shqipëri, Veliu ka kryer 3 vite burg në Peqin.

Shpallja fajtor e Albert Veliut është firmosur nga Gjykata e Vlorës. Ai është akuzuar për trafik të mjeteve motorike, vepër e kryer nga 51-vjeçari në vitin 2008.

Veliu e identifikon veten si një të dënuar edhe nga Italia, për çështje droge. Sipas dëshmisë së tij, ai është kapur në vitin 2000 me një sasi prej 10 kilogramë kokainë në Peskara të Italisë, dhe ka kryer 7 vite e dy muaj burg.

s.a/dita

May 17, 2018 19:52
Komento

6 Komente

  1. BLACK SWAN May 17, 20:20

    filloi biografine partia
    o neni 55, po mire ky pse ka vajt ne Peqin, dhe Agroni i Fatmir Xhafes ishte rehat duke trafikuar ende ??

    Reply to this comment
    • TLN May 18, 00:23

      Ke prova ti qe Agroni i Fatmirit trafikonte ende? Nqs ke shko e coi ne prokurori se atje eshte akoma prokuror Hajdarmata kusheri i dyte i Berishes.

      Reply to this comment
      • TQM May 18, 10:30

        Prova per Gonin nuk ka.Po ska byth ku te rrije qe Fatmiri te jete ministri qe do luftoje drogen ne Shqiperi,kur ka kaq shume thashetheme per te vellain.Vetem ktu tek ne mund te ndodhe kjo !

        Reply to this comment
  2. Sali bolleku e carlleku May 17, 21:25

    Si ky burgaxhiu, mafioz dhe drogaxhi jane kontigjent i SHQUP-it.
    Ky qenka per plumb, provokator i paguar per te bere telefonata qe te inxhizohen nga karet e SHQUP-it.

    Reply to this comment
  3. info analitike May 18, 05:30

    Po pse habiteni more shoke kur ju njerez qe u moren me trafik drogee trafik femrash i bete kryetare bashkishe, drejtore policie e i ngritet me pergjegjesi ne postet me te latta te administrates. Te keqen e moralit te partise. Qy i shkreti denoncoi nje trafikant te denuar me vendim gjykate ne Itali jo ne Shqiperi ku faji do te ishte i Saliut. Qy vellai i Xhafaj enveristit ma qenkesh cun i mire qe gaboi si i di ndersa qy tjetri i keq se punoi per Saliun. Ore e kuptoni se sa keq jeni katandisur duke mbrojtur qelbesirellekun e rilindjoteve!

    Reply to this comment
  4. vlora.vlora May 18, 11:45

    Nje cope ordineri dhe pa nder e ben kete gje ,te ofroi ndonje raki pd-ja ore apo do ta mari gruan ne pune tu beje gojore salianit me shoke

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim