Të shtunën aksion i gjerë pastrimi, Veliaj: Ta bëjmë Tiranën xixë për vitin e ri shkollor

September 12, 2018 10:37

Të shtunën aksion i gjerë pastrimi, Veliaj: Ta bëjmë Tiranën xixë për vitin e ri shkollor

 

Nisja e vitit të ri shkollor do ta gjejë Tiranën jo vetëm me një infrastrukturë më të mirë por edhe më të pastër.

Për të mirëpritur nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollave, por edhe ata që rikthehen në to për të vijuar rrugën e dijes, Bashkia e Tiranës, në kuadër edhe të Ditë Botërore të Pastrimit, do të organizojë ditën e shtunë, më 15 shtator, një aksion të gjerë në gjithë territorin e saj për heqjen e mbetjeve dhe papastërtive. Pjesë e aksionit do të bëhen të gjitha ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë, administratorët si dhe një sërë organizatash të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mjedisit.

Për ta masivizuar këtë aksion kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ti bashkohen këtij aksioni në mënyrë që viti i ri shkollor ta gjejë Tiranën më të pastër. “Nëse jeton në Tiranë, mos mungo në aksionin e madh të pastrimit të qytetit në 15 Shtator – të na gjejë viti shkollor xixë në çdo lagje e çdo rrugë!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në Ditën Botërore të Pastrimit, njerëzit në 150 vende të botës do bashkohen ndaj problemit global të plehrave, duke shndërruar këtë ditë, në aksionin më të madh qytetar të pastrimit në të gjithë globin.

Edhe Bashkia Tiranë i bashkohet këtij organizimi me qëllim bërjen bashkë të komunitetit, ndërgjegjësimin e tij për objektivin përfundimtar – Një Planet të Pastër dhe të Shëndetshëm! Përveç pastrimit, aksioni ka për qëllim sensibilizimin dhe edukimin e popullatës së gjerë dhe rritjes së vetëdijes për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët.

e.k/dita

 

September 12, 2018 10:37
Komento

7 Komente

  1. Messerschmidt September 12, 12:08

    Lali arrixhiu rracedhjeri Eri Tirana eshte nje qytet me pak a shume 1 Million banore pra nuk pastrohet me pune vullnetare 1 diteshe si ne kohen e merhumit por do strategji manaxhim dhe investicione te vazhdueshme, gjera qe ti nuk je as nga gjendja morale as nga niveli Editor dhe as nga pordhi kali ne dere te hanit te besh ! terci e verci tanjocka ……

    Reply to this comment
  2. elvis torviolli September 12, 14:02

    Ta besh ti mor pall se e ke per detyre!

    Reply to this comment
  3. DREJT AFRIKËS - SHEKULLI XIX September 12, 14:47

    @Erion Planeti
    Tirana po iken prapa ne kohe.
    Tirana po iken ne drejtim te Kryeqyteteve Afrikane.
    Tirana nuk i afrohet as Kryeqyteteve Europiane te SHEKULLIT XIX.

    Reply to this comment
  4. info analitike September 12, 16:37

    E shtuna komuniste apo e shtuna fashiste? Ore po keta qe majmen me parate e popullit pse nuk dalin njehere te bejne keto llloj punesh te dobishme per komunitetin? Nuk i le barku?

    Reply to this comment
  5. Vicidolisti Digital September 12, 19:15

    Punet vullnetare aplikohen edhe ne vende shume te fuqishme si ato skandinave, Canada. Vetem ne Albanistan ata qe pocaqisin natyren ulen prane kompjuterit dhe vjellin diarene psiqike si messerschmidt, elvis leshi dhe info preshi.Dhe kjo ndotje akustike vjen nga ata qe skane lare as koken dhe as breket ndonjehere.

    Reply to this comment
  6. Meserschmidt September 14, 09:00

    Vetem ne tiranen e rracdhjerve rama-veliaj kushton nje shkurre 10.000.000 Evros!

    E vertete djeg gjithmone …por me e keqja eshte se politikani gereeeerrrrrrr rracdhjeri albanezi ben sikur nuk e kupton qe populli shqiptar i ka var hebet me kohe e me vakt!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*