Të skualifikuarit nga Vettingu ‘ngelen rrugëve’, s’do pranohen as si avokatë

May 2, 2018 17:27

Të skualifikuarit nga Vettingu ‘ngelen rrugëve’, s’do pranohen as si avokatë

Prokurorët dhe gjyqtarët që janë dorëhequr për shkak të procesit të Vettingut, apo që skualifikohen gjatë këtij procesi, nuk do të pranohen nga sistemi i ri i drejtësisë të jenë pjesë e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Kjo u konfirmua nga vetë kreu i kësaj dhome, Maks Haxhia gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri të avokatisë në Komisionin e Ligjeve, shkruan shqiptarja.com.

“Lind pyetja, këta që digjen nga Vettingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga Vettingu”, tha Maks Haxhia, Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Kjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë dhe kreu i Komisionit të Ligjeve.  “Tu qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese”, tha Bashkim Fino.

Nga ana tjetër, kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se “nuk mund të fusim nga penxherja ata që largojmë nga vettingu. Nuk mund t’i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t’i sjellim sërish në sallën e gjyqit”.

o.j/dita

May 2, 2018 17:27
Komento

5 Komente

  1. Ulu Si Manja: May 2, 17:31


    Qiveria u qan hallin kaloresve sepse u varen kembet!?
    Kane pare ata sa per tre breza te rrijne pa punuar…!

    Reply to this comment
  2. info analitike May 2, 17:52

    Mos u merzitni shoke se me aq para sa kane bere e blejne nje mandat deputeti nga Rilindja apo Republika e Re

    Reply to this comment
  3. XXXL May 2, 19:10

    “info hale” per mamain tend nuk kane nevoje te harxhojne para se punon badihava falas t’a jep pa leke, bej kujdes me motren.

    Reply to this comment
  4. Armandi May 3, 07:51

    Bobo, c’i gjeti …..!

    Reply to this comment
  5. Katovica May 3, 10:13

    Mos u merzisni, se i ben SALI KATOVICKARI deputete!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim