TË TALLESH ME SHQIPTARËT

May 9, 2016 11:13

TË TALLESH ME SHQIPTARËT

 

Redaksionale DITA

Historia jonë politike e tre viteve të fundit është kaq e freskët, sa të gjithë e mbajnë mend si nisi. Ishte më së pari një votë proteste, pastaj një vote shprese se më në fund edhe Shqipëria mund të ndryshojë.

Dhe ndryshimi ishte tek marrja fund e pandëshkueshmërisë, qoftë dhe kaq vonë, për zyrtarët e lartë dhe qeveritarët të cilëve rregullisht nuk u ka hyrë gjemb në këmbë për çdo zullum që kanë bërë, monetar e penal. Që kanë vjedhur e plaçkitur, pa u merakosur se rrugës mund të linin edhe të vrarë; dhe që kanë vrarë qëllimisht, për të ruajtur ato që kanë vjedhur e plaçkitur.

Përderisa ndëshkimin e jep drejtësia, ishte ky sistem që duhej ndryshuar; më saktë, që duhej ndëshkuar i pari, pasi u bë mburojë e hajdutëve dhe vrasësve e për rrjedhojë, u bë edhe vetë e tillë; hajdute e vrasëse.

Po ashtu, të gjithë e mbajnë mend sesi nevojën për reformimin e drejtësisë, një kryefjalë e kryeministrit aktual (që për shumë kohë mbeti vetëm retorikë për shkak të pafuqisë përballë një sistemi të kalçifikuar berishian të drejtësisë) e shoqëruan me tone edhe më të larta, dy ambasadorë të… freskët në Tiranë, ata më të rëndësishmit: Ambasadori i ri i SHBA Donald Lu dhe ajo e BE-së, kroatja Romana Vllahutin.

I pari pati kohë të mësonte edhe shqipen, njëfarë surprize për publikun shqiptar, dhe pa shumë lajle-lule hyri menjëherë në vallen e reformës për drejtësi, duke zënë vend në krye dhe tundur shaminë. Të dytën, me një sfond përvojash pozitive kroate që sapo kishin ndodhur, gati-gati e ngatërruam me vetë kryeprokurorin kroat që futi në burg ish kryeministrin Sanader dhe hetoi mjaft zyrtarë të lartë për korrupsion. Pavarësisht se në fakt, ajo kishte qenë në anën tjetër të “barrikadës”, pra jo në drejtësinë kroate, por në stafin presidencial të vendit, duke i dhuruar shtypit kroat edhe ndonjë artikull me sfond rozë.

Sot jemi në momentin kur gjithë ky “bashkim forcash dhe vullnetesh”, pasi bëri pa u lodhur shumë ecejake me diskutime draftesh, kërcënime e ngrysje vetullash, takime e negociata, më së shumti me selinë e opozitës shqiptare; pasi u thanë e u anuluan data e kalendarë politikë, erdhën kreshendo deri tek njoftimi i fundit: Një projekt i përbashkët i reformës në drejtësi më në fund është miratuar. E mbani mend, o popull, që kërkuat me zemërim një ndryshim qeverisjeje dhe ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur e vrarë, dhe kanë mbrojtur vjedhjet dhe vrasjet? Që ishin faktuar për këtë dhe që ashiqare gjykatat ose i harruan, ose u gjetën nga një marifet për të mos i gjykuar?

Nëse i mbani mend, dijeni se pikërisht ata nuk do të pësojnë asgjë. Këtë e thotë një nen i pafajshëm i projektit, ai nr.25, dhe një pikëz e vogël ajo 135, që përcakton se cilët lloj zyrtarësh e ish zyrtarësh do hetojë gjykata speciale që do ngrihet për këtë qëllim. Aty theksohet shprehimisht se gjykata mund të  hetojë kryeministrin, ish-kryeministrin, presidentin dhe ish-presidentin, si dhe anëtarët e qeverisë “gjatë tre viteve të fundit”. Pra, ata ministra që erdhën në detyrë pas 2013-s, por jo ata të cilët kanë qenë në detyrë deri në zgjedhjet e 2013-s?!

Nëse lexuesit dhe, në përgjithësi, votuesit shqiptar me rreshtin e fundit i shkon në mendje Vjedhja e (rrugës së) Kombit, shpërthimi teknologjik i Gërdecit apo vrasjet e 21 Janarit 2011, padyshim që ka të drejtë. Edhe ato ngjarje, ose pikërisht ato ngjarje janë amnistuar. Nëse zemërimi popullor arriti kulmin në qeverisjen e dytë Berisha pikërisht me këto akte flagrante ku paraja dhe gjaku, hajdutëria dhe vrasja për pushtet u kokolepsën në një e të pandarë; nëse për këtë arsye reforma në drejtësi e premtuar me këmbëngulje nga mazhoranca ende pa u bërë e tillë nga zgjedhjet, ishte refreni i një shprese të ripërtërirë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pikërisht ajo nuk ka për të ndodhur.

Thënë shkurt, thelbi dhe strumbullari i bëmave që ulëritën nevojën e një drejtësie të re, të vërtetë, nuk kanë për t’u hetuar.

Gjasat janë pothuaj të sigurta, që ambasadori që di shqip ta dijë shumë mirë se në dy prej skandaleve-ikonë të 8-vjeçarit ‘Berisha’ në pushtet, atë të Gërdecit dhe Vjedhjes (së rrugës) së Kombit, të përfshira bukur fort ishin edhe kompani amerikane. Teorikisht, ai do duhej të ishte i interesuar që të zbardhej edhe kjo pjesë amerikane e këtyre ngjarjeve shqiptare, për të përforcuar edhe më shumë imazhin pozitiv dhe dashurinë që shqiptarët kanë për SHBA-në. Por mesa duket, këtu jemi vetëm në teori…

DITA, mëse një herë e ka shprehur skepticizmin për mënyrën sesi po procedohej me reformën në drejtësi. Ishim skeptikë sapo dalluam një gadishmëri të pakuptueshme për çdo lëshim të mundshëm ndaj një pale që jo një redaksi gazete, por një shumicë popullore i sheh si arsyeja kryesore që shtroi nevojën e reformës. Por ja që nëse i merr mendim hajdutit se si t’i fshehësh më mirë paratë, nëse pyet ujkun sesi do mund të ruhej më mirë kopeja, merr një rezultat si Neni 25.

Dhe kjo është tallje e rëndë, edhe për shqiptarët me të cilët është tallur shumëkush.

Përgjithësisht, ambasadorët amerikanë kanë dalë në pension pas shërbimit në terrenin e vështirë shqiptar. Nëse ambasadori Lu, bastin e vetëm që ka me veten është të marrë një detyrë shumë më të lartë pas Tiranës, me këtë supë të ujshme me logon ‘reformë në drejtësi’ që do t’i shtojë CV-së së vet, ndoshta ja ka arritur t’ua kalojë ish-kolegëve.

Nuk është sekret se Shqipëria për ambasadorët amerikanë është pak si “zona e tretë e krahut të majtë të perandorisë” për të dërguarit e sulltanit. Me dallimin e madh se ndryshe nga atëherë, shqiptarët sot e shohin SHBA-në si pikë referimi në çdo aspekt; dhe do ishin shumë të kënaqur që një dorë ndihmuese ambasadoriale, të vinte pak rregull në xhunglën tonë. Por rrezik që të vetmet kujtime të çmuara që z.Lu do marrë me vete nga Tirana, do jetë shqipja dhe ndonjë ikonë adhuruese prej Mesie që Lul Basha do vërë në selinë e PD, për nder të ambasadorit.

Padyshim, me porosi të Berishës…

May 9, 2016 11:13
Komento

44 Komente

  1. andromeda May 8, 22:29

    Të lumtë penda or mik. Ia ke luajtur fenë kësaj çorbe alla amerikano- europiane. Të mos shpresojmë kurrë se do na ndihmojnë diplomatët e huaj po s’ditëm t’i dalim zot vetes.Nuk besoj se ka shtet n’Europë që të rrijë në pritje gojëhapur që ta ndihmojnë të huajt.Si i tillë je gjithmonë raja i të huajit dhe aspak zot i vetes. Fatkeqësi për kombin tonë që i mungon një lider si Enver Hoxha, të cilit përditë e më shumë i rritet lavdia deri në përjetësi.

    Reply to this comment
    • jurist May 9, 00:30

      I nderuar z.Thano
      Pervec atyre qe thuhen ne kete shkrim dhe qe nuk u leviz dot presjen, ka edhe nje nonsens juridik ne Nenin 25.
      As si ligj nuk ben sens sepse kriter ndares nuk duhet te jete funksioni i zyrtarit por vepra penale qe ai ka kryer.
      Plus qe vepra penale hetohet me ligjin e kohes kur eshte kryer. Dhe personi qe e ka kryer nuk mund te imunizohet pa u hetuar fare!
      Ky eshte nje eksperiment qe nuk e di cilet juriste e kane miratuar.
      Eshte tamam si ajo qe thoni ne kopertinen tuaj te sotme
      Te tallesh “cekicin” me shqiptaret
      Dhe “cekici” i radhes ne kete supertallje te qellimshme eshte per fat te keq ai “cekici” qe duket ne hijen ne mur te zotit Lu

      Reply to this comment
    • Claus May 9, 08:22

      Citojme nga shenimi :” Kete e thote nje nen i pafajshem,ai nr.25,dhe nje pikez e vogel ajo 135…”.
      E bera kete citim,sepse djalli fshihet ne detajet ,thone.Dhe eshte shume e vertete.
      Nje djallezi e madhe fshihet ne kete pikezen e ketij neni “te pafajshem”.
      Po c’thote pikeza e pafajshme?!-Ne thelb ajo thote kete: qe ish-ministrat e qeverise se meparshme perjashtohen nga hetimi qe do te behet pas reformes ne drejtesi…
      Kur e kam lexuar per here te pare,jam habitur pa mase.
      Dhe,besoj qe cdokush qe e ka lexuar kete lajm,eshte habitur po aq sa une.Eshte e natyrshme.
      Kete lajm te cuditshem e kam lexuar ne mediat e majta,ne mediat e qeverise,ne mediat e pushtetit,ne mediat e zotit Rama pra.
      Akoma pa u shperndare mire si lajm,nje batare editorialesh,shenimesh redaksionale e shkrimesh nga gazetaret dhe analistet e qeverise,ku shprehej indinjata e thelle per kete gjeme qe po na i’u beka drejtesise.
      Te nderuar lexues,kjo eshte nje loje e ndyre,e felliqur ,e poshter qe po ben kjo maxhorance dhe enturazhi i saj mediatik ne prag te miratimit te reformes ne drejtesi.
      Te nderuar lexues,kjo eshte nje loje kriminale qe po ben Edi Rama dhe merhumet e tij me reformen ne drejtesi.
      Po kush eshte ai shqiptar me dy pare mend ne koke,qe mendon se opozita na paskesh vene si kusht mos-hetimin e ish-ministrave?!
      C’kuptim do te kishte reforma,dhe cdo reforme ne pergjithesi,nese perjashtohen nga hetimi nje pjese e zyrtareve?!
      Po kete edhe nje nxenes shkolle nuk do ta besonte dot.
      Po atehere,pse Edi Rama,i njohur per prirjen e tij per te bere lojera te tilla perverse,e ka bere megjithate?!
      Mendoj qe ka vetem nje shpjegim.
      Eshte rrengu i fundit qe ai perdor,per t’u thene mbeshtetesve te tij dhe shqiptareve ne pergjithesi kush ta haje,qe opozita po pengon reformen,duke na nxjerre kushte te tilla te papranueshme.
      E kur e pa qe rrengu i deshtoi,qe s’kishte si te mos deshtonte,doli e tha,ne ate stilin e tij te neveritshem batutesk: edhe nderkombetaret gabojne!
      E tha,pasi opozita deklaroi publikisht se,perkunder aludimeve te maxhorances dhe akuzave direkte te mediave qeveritare se na qenkej nje kusht i saj, nuk kishte te bente fare me ndonje pikez te ketij neni “te pafajshem”.
      Jo, zoterinj te nderuar te medias se qeverise,nuk eshte e vertete ajo qe thoni ne kete shenim.
      Ju e dini shume mire qe nuk eshte e vertete.Por po beni sikur nuk dini.
      Sepse ju jeni pjese e lojes se Rames.
      Jo, zoterinj te nderuar te medias se qeverise,nuk e pranojme “skandalizimin” tuaj,sepse eshte hipokrit,eshte aktrim.
      Aktrimi me i shemtuar qe mund te beje nje media.
      Nese mendoni se gjithe shqiptaret jane si turma e verber e fanatikeve qe i psikologjisni si te doni, e keni gabim.
      Apo ju intereson vetem energjizimi i kesaj turme?!
      Ka shume te ngjare te jete kjo.

      Reply to this comment
      • TJ May 9, 12:20

        Kisha nje pyetje, me shume per kuriozitet! A keni menduar se, kush qendron pas pseudonimit “Claus”! Keni miresine te me jepni disa mendime se, kush fshihet pas ketij “Claus” me pretendimin per te qene spiun dhe kandidat per president?! Ju lutem me ndihmoni!

        Reply to this comment
        • mirel May 9, 21:21

          E ke shume gabim.
          Tere spiunet jane sot ne qeveri dhe parlament.
          Claus eshte nje anonym I shoqerise shqiptare, qe do ngelen anonym per shkak te brutalitetit te politikes shqiptare sot.
          Rreshqet paksa nga dhjakset, se me duket klerik, por analizat I ka te vyera dhe me duket jane per te miren e shqiperise me teper se komentet patriotike te shume militanteve qe votojne per krimin nga nje legjislature ne tjetren

          Reply to this comment
      • VANDALET E PD-se May 9, 12:34

        VETEM NJE QEN BESNIK , I KANIBALIT TE VICIDOLIT , MUND TE LEHE PA RESHTUR DITE E NATE , NE CDO ARTIKULL TE “DITA” ,OSE “TEMA”,SIC ESHTE KY MONSTRA “CLAUS”,KUR PREKET “NDERI”I KANIBALIT . ATIJ, NUK I MJAFTOJNE KOCKAT QE I HEDH KANIBALI PER T`I LEPIRE. POR KERKON EDHE JASHTEQITJET E KOMENTUESVE KETU . AI ESHTE AQ I VERBER PAS TE ZOT, SA QE NUK E DI SE EDHE TURI BAJGA FARI BALLIU KA NJE PACAVURE, ASHTU SI SIMOTRA E TIJ RD-JA , QE TE KENAQET ME TO , POR SALA E KA LIDHUR KETU , QE TE LEHE ME GJITHE FUQINE E TIJ DHE TE PERPIQET TE MBULOJE DIELLIN ME SHOSHE.AS QE KA TRU TE KUPTOJE,SE JO VETEM NUK I HEDH NJERI SYTE NE PISLLEQET E TIJ ,POR IU SHTOHET EDHE ME TEPER NEVERIA PER KANIBALIN DHE ATA QE LEHIN PER TE .

        Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... May 9, 12:41

      Drejtesia nuk dhurohet, as nuk falet por fitohet me djerse hekur dhe gjak.

      Nese ne nuk luftojme per kete padrejtesi qe na eshte imponuar atehere per cfare duhet paqja?
      Si mund te derdellijme neper rruge, kafene apo forume interneti se kush e ka fajin?
      Nese ne biem ne paqe me kete lloj pabesie ndaj vetes sone, prinderve tane, motrave e vellezerve tane, miqeve e shokeve tane shqiptare, ndaj femijve dhe niperve tane atehere cili eshte nderi, krenaria e dashuria per te cilat jetojme???

      Mos keni frike cohuni ne kemb e luftoni deri ne fund, sikur te luftonitnkundra armiqeve te huaj. Armiqet e brendshe jane pp aq te demshem dhe nuk meritojne meshire.

      Drejtesine e ve ne vend mundi dhe gjaku juaj dhe jo meshira e pleherave qe dergojne te huajt.

      Organizohuni dhe luftoni per familjet tuaja, vdisni si burra per familjet tuaja!

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati May 10, 03:05

      Shiko !
      Duhet te kuptojm se kjo Reforme behet me mendimin …” qe sot e tutje ”

      Pra cfare iku , iku

      Sepse nqs Reforma do behej ne ate menyre qe te goditej Sala dhe Basha , atehere Opizita do kerkonte qe Reforma te perfshinte qe nga koha kur Edi Rama ishte Kryetar Bashkie ne Tirane dhe kishtte pseudonimin Mr. 3 per qind

      Si dhe ne ket reforme do perfshihej edhe vjedhja me kriminale qe i esht bere popullit shqiptar , dhe qe e ka bere Fatos Nano me privatizimin e AMC – telefonis sobe celulare qe ja dha falas grekve me cmimin 93 milion dollare kur ajo mund te shitej me mbi 4 miliard dollare
      Dhe po ashtu ligji kriminal qe beri Nano duke krijuar Oligopoline per 10 vjet qe nuk lejonte asnje firme tjeTer te huaj te operonte ne Shqiperi si dhe mareveshja tjeter kriminale qe beri Nano midis telefonise celulare qe mori greku ne Telekomin tone ku shteti jone humbiste 160 milion dollare cdo vit
      Plus mareveshja kriminale per perrdorimin e Rinasit nga gjermanet , edhe Ket e beri Nano , i cili sot me parate e shqiptareve shijon hotelin e tij privat ne Vjene te Austrise

      Dmth qe te jemi te sinqerte , nqs do behej nje Ligj kunder krimit ekonomik qe na esht bere , ai ligj duhej te perfshinte periudhen kur Edi ishte Krye bashkiak , periudhen kur Nano ishte Kryeminister per here te dyte qE beri privatizimet kriminale , si dhe periudhen kur Sala ishte Kryeminister per here te dyte dhe qe kishte ne dore Rugen e Kombit bashke me Bashen

      Pra kur flasim duhet te jemi te sinqerte me veten dhe me kundershtarin tone poltike , jo te na erresoje llogjiken urejtja ndaj kundershtarit

      Ndaj duke qene se nje ligj i tille qe te pershiije gjithe kete periudhe kohiore te mepareshme ,esht veshtire te behet
      atehere ky ligj qe esht bere ne ket menyre esht shum i mire sepse nuk tregohet i njeanshem ne asnje pale

      Por ky ligj si te thuash ka moton :.. Per nje Fillim te ri
      Dhe shum mire e ka ket mendim pavaresisht se mekataret do shpetojn , por nuk ke se cti besh , sepse edhe Ambasadori Amerikan nuk mund te lejonte qe te behej nje ligj ku te goditej vetem Saka me opoziten dhe nderkaq Edushka , Nano dhe gjithe aradha e kaureve qr I kane parate ne bankat greke te Qipros ( dhe kete gje Smvadadori e di shum mire seps CIA e ka dhene informavionin me kohe oer keto gjera )jane Majko , Angjeli , dhe co te shpetonin pa kagur , meqe keshtu i pelqen zotit Thano

      Ndaj dhe ligji esht bere i tille Dhe sic thashe esht bere shum mire
      Sepse ne te kundert do shkaktonte tensione ne shiqerine shqiptare

      Tani ne keto kushte duhet bere nje ligj per Amnistine Fiskake , ne menyre qe keta qe kane bere keto para ti sjellin dhe ti investojn ketu sepse ne ket menyre perfiton shoqeria shqiptare

      Pra Ligji esht bere me moton :… for A new BegIning dhe mire esht
      Se ne ate xhungel qe esht bere aty nuk zgjidhej dot ndryshe
      Por duhen harruar ca gjera per hir te ndertimit te nje te ardhme me te mire per te gjithe ne

      Kjo esht nje zgjudhje kristiane ku Meshira perdoret ndaj mekatareve ne menyre qe te ruhet Kohezioni i shoqerise shqiptare , dhe kjo esht shum e mire , sepse esht provuar e sukeseshme ne vendet perendimore kur jane qene ne fillimet e demonracise se tyre

      Reply to this comment
      • Ballist i PENDUAR. May 10, 15:38

        Rajmond skelarin –

        Qe Rajmondi te mos flase si e ema Zeqos ne maje te Thanes .

        Qe mos te Ulerashes , me sy Histerik
        KUNDRA EVAZIONIT mondo –
        Sforcohu te degjosh , dhe gjithçka do te ndryshoje tek Ty .
        Invazoret nuk jane MEKATARET .

        ç’FARE ben ai qe Evazon ?
        Mban leket , keshtu nuk ja jep Shtetit .
        i shpenzon , ose i investon tek KURSIMET .

        ç’FARE ndodh kur shteti Mer me pak Taksa ?
        Ndodhin keto 4 ….

        1– Ka me pak mjete per te kontrolluar Inflacionin [[ Taksohemi qe te ulim fluksin monetar te qarkullimit , se eshte me e madhe shkakton inflacionin ]]]

        2 – Ka me pak mjete per te Kontrolluar PAPERONAT [[ Taksohemi qe tu ndolohet Paperoneve te behen me te pasur se shteti ]]

        3 – Shteti ka me pak mjete per te Inkurajuar ose te shkurajoj KONSUMIN [[ Taksohet konsumimi i alkolit , duhanit , e Detassano sjellja e ”’green ”
        4 –Ka me pak mjete per te kontrolluar Kerkesat e Ekonomise [[[Taksohemi per te Kontrolluar konsumin , e detassa ……]]]]

        ç’fare ndodh kur shteti mbledh me pak taksa ?
        Nuk ndodh qe shteti ka me pak leke per shpenzimet Publike , shkollat , rruget ….
        Eshte shteti Padron , qe shtyp Leket ,
        dhe mund te shtyp sa te doje per spitalet , shkollat , rruget …..

        Shpenzimi publik shteteror nuk VARET NGA TAKSIMI .
        Shteti shpenzon gjithmone ne Deviçit [[ borxhi i brendeshem ]]
        Borxhi i shtetit pasuria e qytetarve .

        Kthehemi tek Invazioni .
        Me evazionin qytetaret i thone shtetit ,:
        Ne kemi nevoje per me shume leke ,
        pra shteti duhet te shpenzoje me shume leke .

        Kontrolli FISKAL DUHET TE JETE ,
        Por vetem atehere kur shteti i ka siguruar
        Qytetaret Mjaftushem leke , Ku te paguajne Taksat , POR edhe te jetojne e te kursejne .
        Se shteti bene Barazim bilanci ,
        nuk munde te pretendoje qe asnje mos ti beje envazion Fiskal.
        Shpenzon 100 – e takson 100 = O
        NUK ngelet leke te xhepat e tu Rajmond .

        Konkluzion :
        Ne te gjitha rastet Invazioni Fiskal nuk
        eshte krim qe na ka Hequr ,
        te MIRAT E SHPENZIMEVE PUBLIKE ,
        DHE PER KETE ESHTE vetem Ideologjia e gabuar e shtetit qe bene Kete .
        Ne pjesen me te madhe , Invazioni sherben
        per te Kuptuar shteti te Espandoje shpenzimin publik , sepse uji popullit i ka ardhur te Gryka .

        Reply to this comment
        • Raimond vlonjati May 10, 23:16

          Une nuk po fkas si e ema e Zeqos maj te Tthanes , une po flas me Thanon lol

          Ore niuk po flasim ketu oer evazionin fiskal nga mospagimi i taxave , por flasim per Ligjin per te cilin ka bere shkrimin zoti Thano
          Dhe qe ket shkrim me duket e ka bere maje thanes … Por thane e PS -se lol

          Evazioni fisKal esht dicka tjeter o burr Nuk ka lidhje me ket ligj

          Reply to this comment
  2. Lloji May 8, 22:54

    Turp per ne si shoqeri qe jemi te detyruar ta presim ndihmen nga te huajt.

    Reply to this comment
    • biometri May 9, 10:47

      Z.Thano
      Te lumte kalemi me ket redaksionalen
      Ligji ne fakt eshte amnisti e paster
      1 – Sepse duke mos denuar ministrat nuk arrin dot te Berisha, pasi ai nuk ka firmosur vete. Dhe as vetem
      2 – Sepse nese deri tani mund te ekzistonte ndonje shprese ne popull qe te gjykohej ndonjeri nga keta monstra para se te vente 100 vjec, tashme me kete ligj kjo mundesi bie.
      Sepse irgani pergjegjes me ligj per gjykimin e funksionareve te larte do jete kjo gjykate. Te tjerat nuk merren dot me ta. Duke qene se kjo gjykate e ka te ndaluar me ligjin themeltar hetimin dhe gjykimin e personave te sipercituar, keta nuk do hetohen dhe gjykohen me kurre.
      Bravo Luja.
      Piken e pare te misionit e kreu.
      Pika e dyte, vendosja e Lulzim Bashes ne karrigen e pam,erituar te kryeministrit, ehste ne proces

      Reply to this comment
  3. Lal Prenga May 9, 00:22

    Tallje e poshterim pa fund, nga politikane te cilet jane sjelle thjesht si zedhenes te Arabise Saudite, Serbise e Greqise! Shqiperia akoma nuk eshte e cliruar, vazhdon e roberuar! Te debosh nga vendi mbi nje milion shqiptare, tjua djegesh token qe ata te mos kthehen me, kete e kane kryer vetem turqit, serbet , greket e me nder politikanet e Tiranes!te shkaterosh, te djegesh uzina, vreshta, fabrika, te mbyllesh cdo aktivitet prodhues, te shkaterrosh bujqesine nga themelet, te lejosh prostitucionin, drogen, gjakmarrjen kete nuk e ka realizuar asnje pushtues! Te vrasesh protestues te pafajshem, me qindra te tjere te perfundojne ne fund te detit per ti ikur rremujave te krijuar me nder politikane be te Tiranes! Te mos lejosh firma te huaja prodhuese te futen tek ne pa pagu gjoben tek me nder politikanet tane! Te besh kontrabande me serbet, te sjellesh Janullatosin, te hapesh shkolla greke, varreza greke , te shpikesh minoritet serb ne Fier, kete e kane kryer me nder politikanet tane! Ti amnistosh keta tonet, eshte njesoj si amnistia per Milloshevicin! Por faji nuk eshte I politikaneve, ata kane dale nga ne, pjese e atij populli pa dinjitet e moral, te cilin te gjithe e poshterojne, e perdhunojne dhe e vrasin dhe nuk hapin gojen!

    Reply to this comment
  4. Zeus May 9, 00:41

    E kam thene edhe here tjeter se Edi Rama KURRE NUK DO BEJE REFORME NE DREJTESI!
    ARSYEJA?
    Se PERENDIMI e do Shqiperine te MJERE,te shkaterruar dhe te PERCARE!

    Reply to this comment
    • Beobachter May 9, 11:35

      Nuk i heq asnje presje komentit tuaj.

      Reply to this comment
    • mirel May 10, 13:48

      S”eshte perendimi o shqiptar i kapitulluar. Jane shqiptaret frikacake dhe te paburre per te dale se bashku te rrezojne kriminelet
      U zbythet dhe u bete vemje para nje rruspiu si Berisha, tani beheni si viktima perballe qurrashit te rrugeve te Tirones
      Shqiptaret qaramane para Evropes. Natyrisht do tallen me ne. Kur shikojne se cfare mostrash e molepsin mendjen e ketij populli,kane te drejte te tallin b.me ne.

      Reply to this comment
  5. fred May 9, 01:07

    Mirë të na bëjnë se ne shqiptarët kujtojmë se amerika do na i zgjidhë hallet tona. DUHET të heqim dorë nga servilizmi kundrejt të huajve, se ata që vijnë në Shqipëri janë llumi i të gjithë njerëzve në ato vende, qofshin edhe ambasadorë

    Reply to this comment
  6. Alban_2016 May 9, 01:28

    AMBASADORI LU eshte nje super mashtrues. Para pak ditesh doli dhe tha se nuk e kishte lexuar reformen!!!!!!!!!!!! (PSE???) Pas pak ditesh doli sekreti i nenit 25. (!)
    Ky idiot mendon se Shqiptaret nuk dine te kuptojne se cili eshte misioni i i ardhjes se tij ne Shqiperi?! Shqiparet e moren vesh qe para se te vinte ne Tirane ky mashtrues medioker qe eshte i derguari i PODESTAS. Ky pis dipllomat eshte korrieri i Berishes. Ku ka pare ky idiot ne USA nje nen qe fal ne qofte se ke vjedhur OSE TRADHETUAR vendin tend para tre vjetesh dhe nuk je kapur??????? Ky Shqipfoles i neveritshem po i kthen Shqiptaret nga Amerikan dashes ne anti-amerikan. A nuk ju duket kjo nje linje me te gjitha veprimet anti-shqiptare te Sali Serbit ne keto 25 vjet???? SHQIPARET TE VEGJEL DHE TE MEDHJENJ DUHET TE PROTESTOJNE TE DERA E AMBASADES AMERIKANE PER KETE PISLLEK TE AMBASADORIT MASHTRUES.

    Une do te njoftoj te gjitha mediat amerikane per kete super skandal te diplomatit te tyre ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • sallakja May 9, 07:20

      O Alban,
      lere dreqin, mos njofto mediat, mua nuk me duket burre i keq. Eshte burre i mire, Shqiperine e do, ka mesuar edhe te flase shqip
      Kushedi si ka qelluar ate dite ? Do kete pasur ndonje hall t’vetin e se ka pas mendjen aty ?
      Pastaj, ai ambasadore eshte, mund te beje edhe ndonje gabim
      Imagjino, qellon te beje gabim edhe vete Edi Rama, qe eshte kryeminister, jo me nje ambasador !
      Po ti Alban nuk ben gabime ? Une jam i sigurte qe nje gabim e ke bere edhe ti. P.sh. Ke mare patenten e makines pa ditur te ngasesh bicikleten. Ky Alban,
      konsiderohet nje gabim i ………..mesem.

      Reply to this comment
  7. kris 1 May 9, 04:08

    Mos valle ambasadori Lu po punon per interesat kineze dhe me mashtrimin qe po u ben shqiptareve po ja fut dhe amerikes?
    Kriminelet dhe hajdutet nuk amnistohen nga lu.Eshte koha qe rilindasit ti tregojne vendin dhe zotit Lu neqoftese eshte ideatori dhe mbrojtesi i nenit 25.
    Nje shtet sovran dd ti kish treguar vendin

    Reply to this comment
  8. Arber Iliri May 9, 06:13

    O editorialiste trapa, ju futet ish kryeministrin ne burg dhe ju mbeten ministrat pa gje.O tyca, le te nisi pune nje here se askush nuk i ndalon hetimet nese edhe ish ministrat dalin ne tave, kot fare.

    Reply to this comment
  9. MeteH May 9, 08:04

    Artikull i shkelqyer.E keqa ne kete vend erdhi kur ne ’92 si Ambasador i Amerikis u e mrua Jaersoni,i cili drejtoi PD-ne dhe SB ne udhen e marrezise.Dhe kjo marrezi vazhdoi me Arvizune duke e cilesuar SB-burre shteti per 21 janarin dhe LB-yll ne ngjitje per 21 janarin,vjedhjen e votave ne Tirane,shitjen e detit,rrugen e kombit,etj.Dhe LU-ja po vazhdon rrugen e tyre per mbrojtjen e hajduteve e kriminelve,duke i bere karshillek nje populli te tere.Por,populli yne nuk ka force te “BIND LU-ne”,i duhet drejtuar presidentit OBAMA nga dikush si GERI KOKALARI psh.Ndryshe kjo reforme ne drejtesi do te jete fundi i marrezise se tyre e jo te Rames,i cili po punon i rrethuar nga te gjitha anet edhe nga LU !!

    Reply to this comment
  10. Bayoneta May 9, 08:19

    Pse nuk ben Amerika dhe evropa reforme ne drejtesi ne Serbi ku fshihen akoma mijera kriminela te luftes se ish Jugosllavise,??se nuk ja mban se jane komb me ballance dhe kane edhe Rusin per barazpeshe,ne kemi 26 vite qe kemi ulur breket dhe Spiunet e Serbise po na lene mbrapa te fundit per cdo gje,jemi haleja e Amerikes dhe koshi qe hedhin kamikazet e tyre te perdorur.Serbia me lufte ne ballkan me sistem filorus do hyje ne evrope para nesh dhe do na vendose edhe vote JO biles.Se kush jane amerikanet provojeni te shkoni per nje vize tek haleja e tyre ne rrugen e elbasanit,pasi do ju bejne nje skanim nga dhembet deri tek gjaku do ju thone zhdukuni,eh po patet 10-15 mije $$ te paguani ju japin vizen.Ky surat qeni indokinez ndjek politiken e atij indokinezit perpara tij qe quajti ate qe vrau shqiptaret ne bulevard “”BURRE SHTETI”” Edi Rama eshte nje deshtak dhe qelbesire me i keq se sali serbi dhe eshte nje mashtrues.Fati i shqiptareve ka mbetur ne doren e serbeve me saliun qe i kercenon cdo dite,ne doren e Luse dhe Nje prosti nga kroacia qe vetem shalet tregon kudo.Nuk eshte turp te jesh shtet i varfer si e kishte Enveri,Turp eshte te jesh shtet vasal dhe te shtypesh kombin tend dhe ta shesesh e ta vrasesh per te huajt.Vendi ka vdekur eshte ne koma po nuk e ka kuptuar njeri akoma.Shqiptaret duhen ta kuptojne se lufta per ta nuk eshte ne siri po ne atdhe ka ketu shume arsye te marresh armet dhe te zhdukesh te 150 ne parlament pa dallim.

    Reply to this comment
  11. Der Spiegel May 9, 08:59

    PO KU JE MORE LU LU

    SA I LEZETSHEM QE JE………

    I KE MUNGUAR ESTRADES SE FIERIT…

    JE FOTOKOPJA E ATIJ HUMORISTIT QE

    KENDON …PO MARTAJME MALON..

    DHE UNE PO MENDOJA

    MOS E BERI PELLUMB KULLA

    KETE AMBASADOR….

    Reply to this comment
  12. I.Troplini May 9, 09:11

    Tè tallesh me shqiptarèt?

    A nuk flet realiteti politik i çerekshekullit tè fundit, njè gjuhè tè qartè pèr nivelin e shoqèrisè shqiptare nè pèrgjithèsi dhe tè klasès sè saj politike nè veçanti?
    TALLJA, flet shqip, ka aktorè shqiptarè dhe regjizorè nga gjithkund. Ajo nuk erdhi me tè huajt dhe as nuk do tè shkojè me ta. Ajo èshtè jona, sepse ne nuk e duam atè vènd, nuk duam tè punojmè si gjithè bota pèr tè ecur pèrpara por pranojmè tè rreshtohemi nè llogoret e krimit tè kètyre mender partive politike.
    Èshtè tulatja e shoqèrisè shqiptare, pa zģerdhihen kèta mjeshtra tè gjysmagjelave me fatin tonè. Èshtè mosartikulimi i zèrit tè protestès nè bulevard,,,, pa tallet Kryeministri i sotèm me ne.
    Edi Ramèn e kemi gjeneralin e ushtrisè sè vdekur.
    Njè shoqèri e vdekur, nuk ka tè drejtè morale tè ankohet pèr tallje. Ajo èshtè “akomoduar” me kohè, me fatin e saj dhe nuk e sheh tè arsyeshme tè luftojè pèr tè ardhmen e saj nè familjen europiane. Ajo pret qè tè huajt tè vijnè dhe tu barsin malet,,,,,,,,,,,,,,, pèr tè pjellè njè mi.

    Reply to this comment
  13. moisiu May 9, 09:12

    Kjo nuk eshte Reforme ne Drejtesi ,por AMNISTI per kriminelet dhe hajdutet e popullit ! Poshte “REFORMA”qe e hartojne hajdutet dhe kriminelet ! Poshte parlamenti i koruptuar !

    Reply to this comment
  14. Ylli socialist May 9, 09:32

    Kush po tallet me shqiptaret Lu dhe Vllautin? Mos u beni qesharake se na shkrite gazit! Vejini fotografine e duhur shkrimit per tu besuar prej te gjitheve. Fotografine e tallesit te vertete, Edi Rames. Nuk ka faj Amerika dhe ambasadori i vet as BE dhe ambasadorja e saj per talljen me shqiptaret. Sot shqiptaret tallen prej Edi Rames. Gazeta Dita kot perpiqet ta mbuloje me ambasadoret surratin e tallesit Rama. Sot Rama tall shqiptaret me qeverisje mizerabel. Rama tall shqiptaret kur si legen pranon muxhahedine Irani dhe vete der ne Amerike per te sulmuar Trump vetem e vetem per tu perkrahur nga Amerika. A nuk eshte kjo tallje me shqiptaret e keq qeverisur? Rama kerkon te mbaje pushtetin duke sherbyer si sherbetor te te huajt. A nuk eshte kjo ajo qe bente dhe Berisha? Hiqeni ate fotografi dhe emrat ne Redaksionale. Vendosni fotografine e Rames dhe emrin e Rames ne vend te Lu e Vlautin. Nuk ja mbuloni dot me bythen e zbuluar Rames me gjethe fiku si dikur ne plazh publik. Eshte Edi Rama tallesi i shqiptareve dhe perkrahesve te tij me shume.

    Reply to this comment
  15. trollna May 9, 09:35

    Mos dinit qe sistemi kapialist te shkateroje kapitalin qe eshte ngritur mbi djersen dhe gjakun e grabituj te popujve?
    Jeni naive apo ashtu jeni te detyruar te shkruani? Perse nuk protestoni si media dhe te kerkoni te ngrihet populli e vete te mbroje gjakun e vet? Perse nuk kerkoni dhe argumentoni si media,si analiste te pa varur(te paguar me honorare,nga keto grabitje),qe vlerat e konfiskimit mund te jene me 30 miliard euro? Perse nuk udhehiqni pakenaqsine popullore ne protesta ku dhe Luja dhe Vllahutina te shporen nga shqiperia?Perse jeni zbarine,servile,te nenshtruar nga kapitali?

    Reply to this comment
  16. rajubi May 9, 09:36

    Derri ja u q….e NONEN ku ta kene

    Reply to this comment
  17. trollna May 9, 09:37

    Mos donit qe sistemi kapialist te shkateroje kapitalin qe eshte ngritur mbi djersen dhe gjakun e grabituj te popujve?
    Jeni naive apo ashtu jeni te detyruar te shkruani? Perse nuk protestoni si media dhe te kerkoni te ngrihet populli e vete te mbroje gjakun e vet? Perse nuk kerkoni dhe argumentoni si media,si analiste te pa varur(te paguar me honorare,nga keto grabitje),qe vlerat e konfiskimit mund te jene me 30 miliard euro? Perse nuk udhehiqni pakenaqsine popullore ne protesta ku dhe Luja dhe Vllahutina te shporen nga shqiperia?Perse jeni zbarinike,servile,te nenshtruar nga kapitali?

    Reply to this comment
  18. Rrik Balsha Sr. May 9, 10:02

    EDITORIAL I MEFSHTE

    i nderuar Thano, ne se eshte penda jote ! Dua te te kujtoj se kete nen fashist e ka perfshire nje i peshtire me emrin Fatmir Xhafaj, pa din e pa iman, sepse eshte nder ata qe nuk publikon jo vetem kush eshte por edhe nga ka ardhur per te masakruar shqiptaret.

    Patjeter qe “urdherin” e ka marre nga Gramoz Ruçet e turnit, nga çuni I kristaqit Vares Poetesh, nga kurrizthyeri nga korrupsioni Ilir Meta me sorollop, e per ti vene qershizen ne mes tortes nga bazhibozhuku Fatos Nano !

    Ishte futur qe ne “bozen” e Shkurtit qe lame pas: e zeze ne te bardhe – hetim vetem pas 1 janarit 2012 dhe per ata qe nuk duan te hetohen, “nulla osta” ne se terhiqen nga detyrat qe mbulojne ! Me fjale te tjera vodhet sa su ngopet kurre, gezoini te qete krimet qe keni bere !

    Dje lexuam nje interviste nga ish shoferi Kapllani i Ramiz serbo-boshnjak Alise, ku na e nxori “ar te kulluar” !

    Pikerisht nga i biri me mbiemer te ndryshuar BORA, me nje banke ne France, duhet te filloje hetim-ndeshkimi i pare. Pastaj me radhe Skenderi, i biri i Nexhmije Xhuglines nga Maqedonia, me depozitat ne Zvicerr ku edhe ka gjetur strehim.
    E, per te ngelur ne teme, Fatos Pijanecin me depozitat e tij ne kasafartat zvicerrane, per te vazhduar me Sali Mutqenef Berishen, Lulezimen e bordeleve te Hollandes, per te mos harruar Genc Rulin qe na u be miliader ne nje kohe me te shpejte se vete gangsteret amerikane te kohes se “proibizionizmit” .

    Do thoshte me perseritje deri ne bezdi, edhe sot po te ishte gjalle Migjeni: “ a mund te kaperdihet or vella mjerimi..!

    Ilir i Korruptuari, qe ndezi Lalezin me gjashteqind te ftuar, eshte nder te paret qe tremon ndeshkimin qe mban ne thellesine e shpirtit te tij, “me qetesi e dashuri” per grabitjet qe i ka bere ketij vendi e ketij populli te masakruar.

    Vertet Halimeja e PD-se trumbeton “se nuk eshte dora e tyre ne futjen e ketyre neneve kriminale” ne Draft, por gezimin dhe harene e tyre e ndajne neteve te festave te travestuara, te gjithe bashke: Kalifi i Surrelit, Ndyresira e çepanit dhe hordhite serbo-malazeze te Sllobodankave me shoke e shoqe shume.

    Reply to this comment
  19. 1997 May 9, 10:34

    PSE ME DUKET NENI 25 SI PRETEKSI I FIRMAVE PIRAMIDALE …..????!

    Reply to this comment
  20. ish anti enverist May 9, 10:38

    Per Enver Hoxhen sot me shume flitet “nen dhembe” por ka ardhur koha per SHENJTERIMIN E TIJ se bashku me Nene Terezen
    ……………………………..SHUME E DINE POR PAK E THONE SE enverhoxhen e prune ne pushtet ne 1944 angloamerikanet per interesin e tyre pasi AI ishte ne gjendje te organizonte shqiptaret kunder nazisteve duke I kursyer aleateve 40-50 mije trupa qe nuk jane pak…PRA FAJTORE JANE ANGLO-AMERIKANET qe na I bene peshqesh enverin e tyre

    ………………………….SHUME E DINE POR PAK E THONE SE enverhoxhen e shiten te Stalini..RUSVELTI &CHURCHILLI (dhe ky I fundit ja la ne patronazh Tito-rankovicit)..Hapni letrat e teheranit,jaltes,krimese etj dhe amerikanet & anglezet duhet te kerkojne jo vetem falje por dhe te demshperblejne shqiptaret

    …………………………SHUME E DINE POR DHE SHUME E THONE SE enverhoxha ESHTE SULMUAR NGA ANGLO-AMARIKANET me shume se turqit qe I ju turren per 25 vjet DIKTATORIT GJERGJ KASTRIOTI..qe nga luftaanijet angleze,sulmi per pushtim te vorio epirit ne 1949…mijra banda dhediversante –terroriste qe sulmuan me egersi ate shtet nga 19945-1982 me xhevdetmustafen… dhe amerikanet & anglezet duhet te kerkojne jo vetem falje por dhe te demshperblejne shqiptaret
    …………………….…………………………SHUME E DINE POR DHE SHUME E THONE SE enverhoxha per 45 vjet I beri “kaps” armiqte shekullore grekun dhe serbin..si dhe dy superfuqite..biles hapur fare si kerrkush ne bote u tha hapur HAJDENI PO JA U MBAJTI …TE PUSHTONI SHQIPERINE SE JU KTHEJ NE KERMA
    ================
    persa me siper ishte historia e kaluar dhe ne komentuesit kane qendrimin me korrekt per kete teme.
    MENDOJ SE FAJI KRYESOR SOT ESHTE I DIPLLOMACISE EURO-ATLLANTIKE QE NE MENYRE TE DENUESHME JO VETEM QE E KLLONUAN MONSTREN BERISHE POR PO E MBROJNE ME CDO CMIM DERI NE POSHTRIM KOMBETAR
    JEMI PUSHTUAR NGA SHUME ARMIQ NE SHEKUJ POR KERRKUSH NUK NA KA POSHTRUAR SI EUROATLLNATIKET ME SALIMONSTREN E TYRE..

    PRA sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
    Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto Dacibaot tuaja jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.
    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.

    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.

    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.

    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:

    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve…
    Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
    Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.!

    perfundimisht:
    Eshte turp per dipllomacine dhe sherbimet inteligjente euro-atllantike qe akoma mbrojne me cdo kusht DRAKULEN E TYRE TE VIQIDOLIT.

    Eshte turp per dyshen OBAMERKEL qe edhe pse drejtojne dy shtete te fuqishme dhe demokratike jo vetem kane gabuar ne shqiperi me doktrinen elezbiberiste te salisatanait por dhe jane pergjegjesiyt kryesore per kete menxyre shqiptare te pa pare ne historine e kombeve.
    Sali qeni eshte nje monster qe nuk ka plumb litar apo fuci bitumi ti laje krimet e tij..fundja fundi..cojeni ne ndonje ishull perrallore me gjithe pasurite e tij me qen e me me mace por vetem me nje kusht..MOS TJA SHOHIM ME SURRATIN DHE ZERIN KETIJ DEVILI….JO PER NDONJE GJE POR ..nqs se ky devil mbahet akoma nga ana juaj.atehere me lejoni te them se Enver Hoxha jo vetem eshte shqiptari me I madh ne historine e shqiperise por dhe BURRSHTETASI ME I MADH BOTEROR PER TE GJITHA KOHRAT..sa dhe amerika me gjermanine sot po na duken te vogla para madheshtise tij..

    Reply to this comment
  21. une May 9, 11:48

    Super analize! Te lumte mendja e shqiptarit te vertete!

    Reply to this comment
  22. Natyralisti May 9, 12:02

    Durim se kur te behet Donald Trump President do e terheq adashin e vet Donald LU e do sjell ambasador nje mjeshter per ta leruar fort aren e politikes e ta mbjelle me fare te re. Di vet ai nga ta filloje plugimin.

    Reply to this comment
  23. shqipe May 9, 12:09

    O zotni,
    Mos tall lesht me ne. Ai neni per faljen e ministrave i intereson edhe Rames, sepse i duhet te mbaj LSI afer deri ne fund te mandatit. Ti e di mire qe LSI ka bere zullume kur ishte ne qeveri me PD. Nuk kishte se si te votonte pro reformes LSI pa siguruar veten. Perndryshe Rames i rrezohet qeveria pa LSI.
    Kuptohet qe edhe PD eshte e interesuar te amnistoje veten.
    Dmth eshte nje pazar i felliqur politik i te gjithe paleve. Bejne gjoja sikur bejn reforme por ne realitet eshte cdo gje falco se nuk denohet asnje. Atehere pse e bejn ? Te bejne me mire amnisti per te gjithe dhe reforma te kete fuqi qe tani e tutje. Edhe ne ta kemi te qarte qe jane te gjithe plehra. ….
    Ose te na japin ne popullit te drejten ta votojme reformen me REFERENDUM .
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    REFERENDUM
    Nese Rama nuk ben dot gje per ne atehere ne duam mbrapsh voten qe i dhame

    Reply to this comment
  24. kutalli May 9, 12:20

    Shqiperia ka marr fund. Lukunia e derrave nuk denoj njeri-tjetrin. Nuk kemi nevoje per reforme ne drejtesi. Ligjet jane ato nuk zbatohen. Atje ku ka ligje ka edhe shtigje. Po nuk e bene shqipetaret Shqiperine nuk kane per te bere te huajt.

    Reply to this comment
  25. faro May 9, 13:43

    Dita gazete serioze qe mbron Shqiptaret dhe Shqiperine mbi gjitheshka!
    Flm DITA!
    Flm THANO!

    Reply to this comment
  26. Jevi May 9, 18:21

    Te tallesh me shqiptaret nuk eshte gje e re,kjo ka me shume se 25-vjet qe po ndodh.Ne e meritojme kete tallje se nuk jemi popull,jemi nje grumbull njerezish qemiratojme ne heshtje c’do gje qe bejne antishqiptaret.Maqedonasit per nje amnisti te tille protestuan fuqishem deri sa e detyruan te pezullohej drafti.Befte zoti te veten.

    Reply to this comment
  27. gjermani i fundit May 9, 19:02

    Me kembenguljen e Rames, hundenguljen e Brrishes dhe vllahutnguljen e Lu Donaldit parlamenti i nderuar i debudedeve te pandershem miratoi ne parim ligjin per blegtorine.Ne fjallumin e tij ish kerryemisri tha se nga ligji i ri per blegtorine duhet te perjashtohen kafshet qe blegerijne. Te gjithe rane dakord pervec deputetit Gjeldeti, qe vec per nderprerjen e fjales hengri nje kepuce kokes nga kryethari i grupit, Vermut Paloqja. Protestoi pozita pse kepuca ishte kineze dhe kryethari i parmendes(version ekonomik i parlamentit) njoftoi se do i priste corodine ishKryetharit te gjysmes se gjullurdive te Tranzicionit. Por Sahaliu i futi nje te share grave te lagjes se kerryeparlamentit dhe qe mos ta pesonte njelloj keshtu, ambasadori Lu urdheroi parlamentin qe te miratonte Ligjin per blegtorine duke perjashtuar edhe papergjegjesine e cobeneve. Ne momentin e fundit debudedi Calamani shtoi draftin mbi perdorimin e leshit, por meqe te gjithe kishin shku per lesh e miratuan njezeri pa u keshilluar me shoqaten e qeroseve te pavarur.

    Reply to this comment
  28. . May 9, 20:08

    … MIRE N’A E BEJNE …. kur gjejne popull te tille qe 25 vjet edhe pse e vodhen, vrane, mashtruan …. vazhdon te miret me thashetheme, genjeshtra dhe ku askush sot nuk do te punoje, TE GJITHA FEMRAT NEPER KLUBE NATE … HARROJENI me kete kulture dhe politike te sotme “gjoja ” DEMOKRACI …. PERFUNDIMISHT SHQIPERIA AS NUK BEHET PER JETE TE JETEVE.

    Reply to this comment
  29. aqo May 10, 06:41

    Reforma e miatuar edhe nga Qeni I vicidolit quhet: reforma qe “mishi te piqet dhe…ai miku.te mos digjet”
    ose “Reforme Leshi”

    Reply to this comment
  30. Lpl. May 10, 12:10

    Shume komunisti eshte ne Shqiperi saqe bejne thirrje per denime popullore ku denimin e jep populli nje zeri , mesojuni e silluni si te Krishtere me qytetrim te Beslidhjes se re ku asnje ska te drejte me gjykuar sipas hamendjes dhe kolektivisht por gjithsecili jep llogari per ate qe ka bere pa ilaritet e skizofreni si ne kohen e paganizmit qe i denote njerezit fshati .Kot nuk i thojne jeta e re sepse ka ndryshuar nje bote nje mentalitet me Krishtin dhe kjo eshte fitorja me e madhe qe ka arritur njerezimi Krishterimi epoka e re mendimi ndryshe me humanizmi qe deri ne ate kohe nuk ishin model jetese .Kurse ne Shqiptaret jetojme si endacake primitive si gabelet me zakonet e veta qe nuk e njohin jeten e re nuk e njohin kete bote por jetojne me boten e vjeter primitivizmin dhe kurr nuk keni me bere para sepse nuk e njohim dashurine gezimin por te vrejtur e katile paranojake kusare kriminele brez pas brezi .Me cfare shihet njerezit qe banojne Shqiperine jane njerezit me te keqinj qe kane lene perandorite mbrapa se keta njerez nuk ja kane prituar por ju ka pelqyer placka qe ju eshte dhene si shperblim nga pushtimi Romak Turk e Venecian keta njerez kane ngele ketu , njerezit e bute skan marre pjese ne pushtime kane ndenjur ne prone te vet pjesa tjeter kusare e vrases kane qene te paret qe kane marre pjese ne lufte se ndarja e plackes ka qene e ligjshme fhe stimuluse e shperblyese per pushtimet .Per kete Shqiptaret sillen si pushtues efhe sot se kjo eshte kulture e trasheguar placka eshte e trasheguar ne histori .Keta specje banojne sot kete toke plackites kusare e bandite dhe kjo coroditje vjen se nuk jemi ne pronen tone nuk e shijojme si te tonen por si plackites si ata firmat e huaja qe vijn plackisin sa mundin efhe ikin , keshtu sillemi ne nuk na besohet se nuk na merr kush gjeja e vjellur te len gjithe jeten ne ankth se dikush po na merr por kur eshte e jotja e flen mendjen dhe ste shkon mendja se ta merr kush se eshte e jotja nuk behesh paranojak .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*