Të tillë qesharakë nuk lindin kollaj

February 22, 2021 13:37

Të tillë qesharakë nuk lindin kollaj

Meta pa pistona,
tani funksionon,
si i forti i lagjes,
del e kërcënon!

Frymën për një çast,
ka mbajtur gjithë Bota,
se Meta deklaratat,
i bën shumë të forta!

Me këmbë e me duar,
Meta hakërrohet,
që Rama nga frika,
tani të tmerrohet!

Dhe jo vetëm Rama,
me partinë e tija,
po le të tmerrohet,
dhe gjithë policia!

Metën-marrëzia,
shumë keq e ka dehur,
forcat e hakmarrjes,
vallë ku i ka fshehur?!

Ku do t’i ketë “Rambot”,
që na fut kaq frikë,
Meta-o ka lindur,
o është bërë çyrik!

Me kohët moderne,
Meta stonon fare,
sepse ka një sjellje,
dhe gjuhë mesjetare!

Ky do të kujtohet,
si sfidant Epokash,
o me prerje duarsh,
o me prerje kokash!

Me shpatë në dorë,
do të bëjë hatanë,
duket ka parë shumë,
filma me sulltanë!

Se vetëm me shpatë,
venë punët vaj,
të tillë qesharakë,
nuk lindin kollaj!

Meta për fushatën,
punon ditë e natë,
dhe pse s’i lejohet,
të dalë në fushatë!

Në sulm është hedhur,
të fitojë luftën,
dhe pse është zgjedhur,
të mbrojë Kushtetutën!

Por vetëm për sherre,
ai ka talent,
turpi ynë i madh,
është ky President!

Kakaris majë plehut,
tamam si këndez,
si këngën në dasëm,
shamatanë e ndez!

Sot me gjuhë force,
flet veç një idiot,
se me këtë gjuhë,
as një mizë s’trëmb dot!

Po Meta ngrehoset,
me këmbë e me duar,
se gjithë kundërshtarët,
i paska tmerruar!

Dhe veten ata,
s’e marrin më kurrë,
gjithë ai kollos,
gjysmë metro burrë!

Por po u nxeh keq,
s’ka të krahasuar,
me shpatë sulltani,
të pret këmbë e duar!

A.DUKA

February 22, 2021 13:37
Komento

4 Komente

  1. Popullore February 22, 17:56

    Portret i persosur i sanco pancos shqiptar,
    qe i shkin mbrapa Sali Donkishotit te marre.

    Reply to this comment
  2. Molla e dijes February 22, 19:28

    Kjo është pra e keqja o Dukë. Luli thoshte do bllokoj votimet moniste dhe 1 ditë para morri kthesë dhe bëri thirrje për bojkotim. Meta bënte thirrje për protesta popullore e sikur do shkonte në parlament që ta shpërndante dhe rezultati një lesh. Kemi të bëjmë me një kastë sharlatanësh që nuk e mbajnë fjalën e vërdallisen për të kapur ca karrike e për të punësuar ca miq e ca militantë, të njëjtën gjë bën edhe Rama. Problemi është, ty sa të ka blerë Rama që i vërsulesh Lulit,Metës,Monës&CO? Je shitur lirë sa për një vend pune apo i ke mbushur xhepat mirë? Se kështu siç bën ti, nuk je poet por thjesht një rimëbërës vargjesh me pagesë. Rama është thjesht një mashtrues e një hajdut. Ti merresh me Metën që është opozitë dhe lavderon Ramën, siç lavdërojnë servilat diktatorin, ose siç bëjnë të shiturit.

    Reply to this comment
  3. Beni February 23, 09:35

    Është përkufizimi më i mirë që kam lexuar për këtë poet që i shkruan pena vetëm për Berishën,Bashën,dhe Metën për ti sharë se për këtë pafillon që është në pushtet nuk i bën pena se qënka më i mirë nga ata, një mut është dhe Rama ,por nuk na doli një poet,shkrimtar ,doktor ,intelektual që të jetë neutral ,të gjithë i lëpihen dikujt ,të tillë shtet kemi ndërtuar për 100 e ca vjet ,turp.

    Reply to this comment
  4. ?!! February 24, 06:55

    Tallu me “presidentin më të mirë ” gjer më sot, por kur të vërsulet me bllok në dorë……më falni….me shpatë në dorë më 25 prilll me të gjithë popullin nga pas, ku do më futet miku i tij Edi Rama që, gjithë ajo bina mashalla 2 metra, as tubot e kanaleve të ujrave të zeza ku u fsheh i ndyeri Kadaf nuk e nxenë. Edhe ti, Arben Duka ruhu e mos ja bëj borxh presidentit me këto kunja se mbasi të mbaroj punë me mikun e tij të zanatit, me shpatë në dorë do të bëj raprezalje kudo dhe mund ta pësosh edhe ti.
    Populli mezi po pret që trim mbi trimat i Skraparit, të vringëllij shpatën që të sulet për të vendosur drejtësi në këtë vënd. Por kam frikë se, s’ do të vonoj dhe , mbasi të fus shpatën në ndonjë vrimë, bashkë me ndonjë mbles neokomunist italian, do ti shtrohet pjatave me ngjala në rezidencën me 12 hale të gjiut të Lalsit, bashkë me kolegun e tij, kryekusar politiqenin e PS, shokun Edi dhe poetit do ti shkoj kot fisheku që ka shkrepur me këto vargje stigmatizuese fannoliane dhe do të bëj ndonjë vjersh plot frymzim për unitetin socialist të kusar politiqenëve të PS dhe LSI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim