Të tjerat janë vetëm mashtrim. Mashtrim nga ATA

June 3, 2019 12:28

Të tjerat janë vetëm mashtrim. Mashtrim nga ATA

I nderuar z.Kryeredaktor

Në një shkrim të para disa ditëve në gazetën “DITA”, Koloreto Cukali thotë se, ne shqiptarët,pavarësisht çfarë mëtojmë të jemi,pavarësisht se n’a quajnë të majtë,të djathtë, socialistë, demokratë, madje sipas emrave të dhjetra partive të tjera,edhe socialdemokratë, demokristianë, aleancistë, agrarë,të gjelbër, ballistë, legalistë,konservatorë e dreqi me të birin,jemi të ndarë në dy,vetëm në dy kategori,NE dhe ATA.

ATA,jo më shumë se 1%,madje 10,15 apo 20 oligarkë që kanë gjithçka.Kanë pasurinë.Kanë  pushtetin.Ata zgjedhin deputetët, Kuvendin. Ata bëjnë ligjet.Ata caktojnë ministrat.Ata pasurohen duke përdorur e vjedhur pronën e popullit. Ata kanë nën hyqëm pushtetin gjyqësor.Nuk mund t’i ndëshkojë askush.Nuk mund t’i ndëshkojë edhe kur  ky dikushi, ligjërisht, ka të  të drejtë.Ka 30 vjet që dëgjojmë për politikanë, qeveritarë, biznesmenë,njerëz të drejtësisë,të medies,të institucioneve publike, që me kontrata,me koncesione,me PPP, me “kthime” e “kompensime” të pronave,pra, me korrupsion, vjedhje e krime,janë bërë miliarderë.Asnjë  nuk është ndëshkuar.

NE, më shumë se 99% e popullsisë,që nuk kemi asgjë.Mezi mbijetojmë.Në këtë kategori futen gati gjithë shqiptarët.Pensionistët,të papunët,ata me aftësi të kufizuara,madje edhe të “punësuarit” në biznese të vogla, artizanët, fermerët,etj.

Koloreto flet dhe për një kategori tjetër.Për masën “gri” në mes këtyre dy kategorive. Për zyrtarë,nëpunës të lartë në institucione publike apo private.Por,kjo masë “gri” ka prirjen të shkojë,të mbrojë interesat e kategorisë ATA. Sepse ATA,për interesat të tyre e mbajnë afër. Me honorare, tanxhente e paguajnë atë.

Pra, mbetemi NE dhe ATA me apo pa aleatë.

Jemi dy kategori që e përjetojmë krejtësisht ndryshe realitetin e sotëm.ATA e përjetojnë si përrallë,në lluks.

NE e perjetojmë si mbijetesë.Pra,jemi dy palë në konflikt.Jo në konflikt politik, partiak,si u intereson disave (ATA) të n’a venë,por në konflikt social, për ekzistencë ose jo.

Edhe pse shumë politologëve nuk u pëlqen të flitet për klasa antagoniste,  për borgjezi  dhe proletariat,në fakt ndarja në NE dhe ATA është aq e madhe sa i vë këto kategori në antagonizëm të ashpër klasor.

Kjo ndarje është në shkallë globale.Për këtë ka mjaft fakte.Madje lufta e 99% kundër 1 % ka filluar më së pari në SHBA,në New York.Por,në Shqipëri kjo ndarje,ky dallim ēshtë në një nivel kriminal.

Në kushte të tilla,lufta për një sistem që i zhduk,të paktën i ngushton këto diferenca,nuk është më lufta që bëjnë partitë politike për të zevendësuar njëra tjetrën në qeverisje. Nuk është lufta që elektorati i majtë bën kundër elektoratit të djathtë,lufta që bëjnë të cilësuarit socialistë kundër demokratëve e anasjelltas.

Kështu, të ndarë në parti, në elektorate n’a duan ATA,të cilët me votat tona,të të majtëve apo të të djathtëve marrin në kontroll pushtetin. E me pushtetin marrin të “drejtën” të vazhdojnë të shtojnë kapitalet e tyre në dëm të interesave të të gjithë qytetarëve shqiptarë,pavarësisht nga përkatësia partiake.

Sipas meje është lufta që synon tē ndryshojë sistemin e qeverisjes.Duhet të  promovojmë një sistem që nuk e ushqen,përkundër e përjashton mundësinë që kategoria ATA,të përfitojë,të pasurohet duke vjedhur pasurinë kombetare e duke varfëruar qytetatët.Për t’a fituar këtë luftë duhet të bashkohen të gjithë qyetarët,pavarësisht nga përkatësitë partiake. Mbase e vështirë, meqë n’a kanë përpunuar aq shumë politikisht sa çdo ide të tillë e interpretojmë si “tradhëti” ndaj partisë apo liderit.

Ndaj PS,PD,LSI apo ndaj Ramës,Bashës e Kryemadhit.Madje edhe ndaj kryetarëve të dhjetra partive të tjera.P.sh ndaj Mediut, Ndokës, Shehut, Milos,Dukës,etj.

Por,kjo është e vetmja rrugë që shqiptarët t’i fitojnë gjithë sfidat që kanë përpara. Ndër to,kryesore- t’i vërë kufirin te thana kategorisë ATA.

Me respekt, Gani Elezi

June 3, 2019 12:28
Komento

9 Komente

  1. Tomorri June 3, 21:37

    I nderuari Gani!
    E e ke kuptuar deshiren e Ramesa,per t’a zaptuar i vetem TEPSINE?
    Por TEPSIA eshte pushteti,eshte SUNDIMI ,eshte DIKTATURA!
    Pra Rama e pranon hapur se nuk eshte pro demokracise pluraliste dhe se propaganda e tij mashtruese se gjoja eshte antikomunist eshte vetem per konsum mediatiuk!
    Fakti qe tani ne Mirdite e tha cope qe opozitaret “Kurre mos u kthefshin” eshte e njejte me konceptin komunist se opozitaret jane armiqte e pushtetit popullor!
    Keshtu edhe Rama gjykon,por kete radhe jo si i ati komunist,por kete radhe si fashisto-ballist,qe i duhet pushteti per t’u sjelle si diktator!
    E degjuam sot ne Mirdite kete palo diktator,qe foli e foli si nje palo grua llafazane dikur ne rradhen e kosit dhe ndonese i kishte ftuar mirditoret e shkrete per zgjedhjet e pushtetit vendor,ai nuk tha asnje fjale per qellimin qe kishte ardhur,por shau me liber shtepije opozitaret,Berishen,Bashen etj!Ja ky eshte Rama,qe njelloj si Berisha e kane perdorur popullin vetem si kavie eksperimentale!
    Ne se ,me kete sjellje Rama nenkupton sistemin demokratik,kurre mos jetofshim ne kete fare shteti!
    Prandaj shqiptaret ikin nga vendi!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 4, 09:59

      o tomo
      “propaganda e tij mashtruese se gjoja eshte antikomunist eshte vetem per konsum mediatiuk!”a me të vërtë e ke??
      pra po të bësh propagandë anti komuniste!?
      je,normalisht,demokrat??
      mor lali ti qënke mangut me konceptet themeltar të jetës!!mor lali ty ta paskan pjerdhur trurin deri në pacë me indokrinim!!
      diktatura dhe demokracia janë dy koncepte të ndryshme të qeverisjes,komunizmi dhe kapitalizmi janë sisteme shoqërore!!
      këto të dyja nuk mund ti përzjesh me njëra tjetrën!!janë njëlloj si me përzje vajin me uthull,mor trung!!
      diktaturë mund të ketë,ka,në sistem kapitalist dhe në atë komunist!demokraci mund të ketë,ka(nuk ka psur në atë periudhë që ka egzistuar)në komnuizëm dhe në kapitalizëm!!
      kështu mor i tredhur!!
      përveç greqisë së lashtë,rromës deri në fillimin e erës tonë,demokracia nuk ka egzistuar askund!!i pari shtet ka qënë amerika që e ka vendoshur,200 vjet më parë!dhe sot megjithëse e gjithë bota është kapitaliste,me përjashtim të shumë pak shteteve,prapë diktatur mbisundon mbi demokracinë!!sidomos mbi atë reale!!

      Reply to this comment
      • Tomorri June 4, 17:55

        Vaj medet o ceni i shurres se trap zalli mbete perhere!
        Rama eshte bir komunisti,nip antari te Byrose Politike, qe kurre nuk e ka njohur varferine,kurre nuk ka jetuar ne fshat,kurre nuk i ka munguar qumeshti,mishi,peshku,pushimet vjetore,se ai e ka mjele LOPEN socialiste si rralle kush,ndersa pas 90-tes i dhane detyre per te mjele edhe LOPEN kapitaliste!
        Ashtu si Berisha ish komunist,ai e filloi jeten e re duke mallkuar socializmin,prandaj kurre nuk e ze ne goje te atin komunist,por vetem gjyshin shofer te Zogollit!
        Prandaj ky tradhetar nderoi edhe krye kuinslingun M.Frasheri se ishte ne rrugen e tij te zbukurimit te imazhit te tij mashtrues antikomunist!
        Te gjithe sundimtaret,qe kane sunduar Shqiperine keto 29 vjet kane qene dhe jane te gjithe ish komuniste dhe kelyshe te tyre,prandaj keta cuba e katandisen kete vend te pa jetueshem per shqiptaret qe po marrin arratine cdo dite neper bote!
        Se kush eshte Rama,kete nuk mbeti ta percaktosh ti o zorraxhi,ceni i shurres,por tregojne veprat e tij antikombetare!

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 June 5, 12:48

          tomkë
          mund të të quaj dhe rroçkë a tom koqja,por nuk e bëj!!thjesht të shkurtova emrin si e kemi zakon ne shqipot!!
          kështu mi tomkë,prapë e tredhur në tru nga indoktrinimi,a të funksionon kaplloqja,llogjika dua të them,se tru duhet të kesh me shumicë,nëse nisemi me këtë punën e ka qënë kështu e ashtu para se të b¨hej ashtu e kështu,atëherë mund të themi dhe se par se të bëheshin komunistë ishi zogistë a anti zogistë,turq e anti turq,prandaj faji është i djepit që i lindi dhe jo i personit që bën veprimet e tij!!
          tomi mor koqja e xhaxhit,nëse rama është bir komnuisti e nip po ashtu komunisti,ai është dhe nip zogisti!
          nëse rama nuk ka provuar radhat,nuk ka parë se ku ndodhen fshatrat e jo më të ketë jetuar,që si ka munguar qumshti e kështu me radhë,atëherë mund të themi se kur e morën në dorë ata të fshatit dhe të malit nuk u bë më mirë!?
          po jo??
          të paktën kështu thonë një pjesë të kryeshuar nga dem demenca dhe e ndjekur nga shumë që trurin e kanë në stomak!?ke ndonjë kundërshtim??
          kështu mi tomkë,fajin nuk e kanë komunizi,zogizmi a kapitalizmi,fajin e kanë ndyrësirat që për pes lekë shesin dhe bythën e tyre,pasi të kenë shitur familje e shtet!!fajin e kemi ne që megjithëse e shohim se me çfarë muti jemi përzierë,nuk shkojmë të lahemi por përlyhemi dhe më tepër!
          ne nuk i detyrojmë,por detyrohemi prej tyre!
          ne nuk i “pushojmë nga puna” kur nuk bëjnë atë që kërkojmë ne!ne i mbajmë në pushtet dhe kur e kuptojmë se po punojnë kundër nesh!!
          shnet o tomkë dhe gjithë të mirat të uron shurra e cenit!!

          Reply to this comment
          • Tomorri June 5, 19:04

            Te lumte bre Ceni i shurres,se e ke treguar veten,qe je me i zgjuar se gomari im!
            Meriton distigtivin “ballist trim”!

          • anticensurë25642654 June 6, 10:16

            tomo
            përse më dukesh si i njohur??
            mos je ndonjë nga ata sumshkërdhymit që ndërron pseudonim çdo ditë??
            pyetje thjesht për kërshëri,ti bëj çfar të do byçka!!

  2. Vasili June 4, 10:15

    Or gani,po ti shikosh pak me vemendje ´´politikanet´´ dhe pjellen e tyre oligarket,gjene te pasqyruar mire e bukur surratet tonea tek ata:
    Friken dhe interesat,injorancen,dyfytyresine tone historike,mbi te cilen kane mbire dhe lulezojne ata.
    Zgjidhja e vetme eshte ajo,qe nga mosha 3 vjec e larte,te shkojme ne Aushvic,ku ata qe do mbeten,te jene dhe te rriten. ne proteksionizmin e Bashkimit Europian.
    Ta mban bytha gani ta bejme kete vetflijim,per hir te se ardhmes europiane te kombit,ku na ka vendosur vet Perendia,kurse ne vazhdojme tja mbathim nga rruga e djallit…

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi June 4, 10:46

    Gani, here tjeter, kur te shkruash, le nje vend bosh pas presjes dhe pikes. Eshte rregull elementar ne drejtshkrimin e cilesdo gjuhe te botes. Persa i perket temes se shkrimit nuk e lexova deri ne fund, ndaj s’mund te jap mendim.

    Reply to this comment
  4. kris 1 June 5, 03:59

    O Gani mos e mere perpjekur.Shikoji me vemendje keta dobicca .Jane bijte tane!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*