Të vdesësh për një selfie, historia prekëse e adoleshentes

May 8, 2018 14:38

Të vdesësh për një selfie, historia prekëse e adoleshentes

 

Kailee ishte e qeshur si gjithmonë dhe pasi ishte argëtuar gjatë një feste me shoqërinë dhe po kthehej në shtëpi me ta, mes të qeshurave dhe këngës.

Por rrugës asaj i lindi dëshira për të bërë fotografinë e fundit selfie para se mbrëmja të përfundonte. Dhe për ta bërë më mirë, hoqi rripin e sigurisë, vetëm 500 metra para se të mbërrinte në shtëpi.

Pikërisht në atë moment, Kaliee vulosi fatin e saj!

Kjo pasi sapo ajo zgjidhi rripin, makina që drejtohej nga një shoku i saj, humbi kontrollin duke u përplasur, çka bëri që adoleshentja të përfundojë në asfalt.

Përfundoi kështu jeta e Kailee Mills, 16-vjeçares amerikane nga Rothwood, në Texas, e cila ishte nxënëse në Klein Collins High School. Ndërkohë të gjithë miqtë e saj të cilët kishin të vendosur rripin e sigurimit, pësuan vetëm dëmtime të lehta.

l.h/ dita

May 8, 2018 14:38
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 May 9, 09:08

    o copat e idiotëve
    “Të vdesësh për një selfie, “,pra ajo e ka parashikuar një gjë të tillë,vdekjen dhe vetëm e vetëm për të bërë një selfie ajo pranoi të vdiste!!
    pra sipas idiotësisë tuaj ajo me dëshirë zgjodhi vdekjen!!
    çna mbytën dementët!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim