Të vërtetat e jetës tingëllojnë rëndë, por në fakt mund të mos jenë të tilla

March 17, 2018 16:17

Të vërtetat e jetës tingëllojnë rëndë, por në fakt mund të mos jenë të tilla

Këtu në botën njerëzore nuk ka diçka të tillë si “Fund i Lumtur”.

Përgjatë rrugëtimit tuaj do kuptoni që jeta jo gjithmonë të ofron atë çka ti pret, dhe ajo që ju mendoni se është e vërtetë, në disa raste nuk është e tillë.

Sekreti nuk gjendet në rezistencën që ju mund t’i bëni këtyre të vërtetave të pashmangshme, por të mësoni dhe të përshtateni në mënyrë që të keni një jetë përmbushëse, të shëndetshme dhe të suksesshme pavarësisht faktorëve stresues dhe uljeve të herëpashershme të jetës.

Dita ndan me ju disa këshilla sesi të luftoni me zgjuarsi “betejat” e stresit.

1.Stresi ndodh të jetë pjesë e juaja

Stresi është pjesë e së përditshmes, dhe nuk ke sesi t’i fshihesh. Ai gjendet qoftë në bllokimin tuaj në trafik, në pagesat e faturave, por edhe në ato ndryshime të mëdha që përjetojmë në jetë. Nuk ka kuptim të përpiqemi të themi se jemi të palëkundur ndaj stresit. Duke e pranuar këtë fakt, nënkuptohet përpjekja juaj për të mësuar sesi të menaxhohet stresi. Kështu, ju nuk do gjendeni të bllokuar për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes.

Kërkimet tregojnë se të pasurit një stad rritjeje në mendimet tuaja përkundrejt stresit, ju bën më të fortë për të përballuar vështirësitë. Kjo nuk do të thotë që ju po kërkoni që stresi t’ju “sulmojë”, por tregon se ju mundoheni të bëni më të mirën e mundshme për veten.

Kërkimet tregojnë se njerëzit që konsiderohen si “të fortë” emocionalisht janë në gjendje t’i bëjnë ballë edhe streseve madhore, pa përjetuar depresion apo lëkundje në shëndet.

Të qënurit i/e fortë përfshin përkushtimin, kontrollin dhe sfidimin e vazhdueshëm të vetes.

  • Përkushtimi—-Të vendosurit veten përballë gjithçkaje dhe kujtdo, dhe jo shmangien prej tyre.
  • Kontroll—- Ushtrimi i tij mbi reagimet dhe perceptimet tona.
  • Sfidimi—Parja e situatës si një provë që duhet me patjetër të dalësh triumfues, pra të shmangësh me çdo kusht mendimin se përpara teje gjendet një situatë kërcënuese.

2.Nuk ekziston një fund i lumtur

Ne jemi rritur me përralla në të cilat heroi mposht dragoin, shpëton princeshën magjepsëse, dhe më pas të dy bien në dashuri me njëri-tjetrin, duke jetuar përgjithnjë të lumtur në kështjellën e tyre të mbuluar me florinj. Në jetën reale, gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Në të vërtetë ne nuk mund të përftojmë një stad ku mund të kemi të garantuar sigurinë totale, dhe se hidhërimi, stresi dhe ndryshimet nuk do jenë më pjesë e jona. Edhe nëqoftëse ne arrijmë pjesën më të madhe të qëllimeve tona, ne do përballemi medoemos me plakjen tonë dhe të prindërve tanë, me largimin e fëmijëve nga shtëpia, me problemet shëndetësore si dhe me ndryshimet në shoqëri dhe ekonomi.

Të qënurit i vetdijshëm për ekzistencën e stresit është një mënyrë e të jetuarit, duke e mësuar nëpërmjet meditimit ose praktikave të tjera. Në to mësohet sesi të hiqni dorë në “kapjen” pas momenteve të lumtura dhe në ato momente ku ju duket sikur çdo gjë ka marrë të tatëpërpjetën. Ju mësoni të hiqni dorë nga ideja se “Gjërat janë në këtë mënyrë” dhe bëheni më fleksibël dhe më të vullnetshëm për t’u përshtatur.

Kërkimet nga Richard Davidson dhe kolegët e Universitetit të Wisconsit tregojnë se praktikat e rregullta për të përqafuar stadin e vetdijes shtojnë dozën e aktiviteteve në zonën e anës së djathtë të trurit, që është e lidhur me emocionet pozitive.

3.Mbulimi është më i rrezikshëm sesa krimi

Kur bëhet fjalë për emocionet, mbulimi i tyre është shumë i dëmshëm. Me fjalë të tjera, gjërat që ne bëjmë për të mos ndjerë vështirësitë e situatës stresuese me të cilën po përballemi na mundëson vështirësi akoma dhe më të mëdha. Ndryshe do të ishte po t’i toleronim emocionet që përjetojmë në atë moment.

Sipas Stephen Hayes, themelues i Terapisë së Pranimit dhe Përkushtimit, shmangia e përjetuar- dëshira e të mos qenurit në stade mendimesh “të lodhshme”  është pikërisht burimi i shumë sëmundjeve mendore, si ankthi ose varësitë e ndryshme. Kjo është arsyeja se përse nuk funksionon “shtypja me buton e mendimeve dhe emocioneve negative”- ato shfaqen sërish.

Ju mund  të veproni në mënyra jo të shëndetshme në mënyrë që të mos ndiheni keq- duke pirë cigare, duke pirë shumë alkool, duke ngrënë ushqime të dëmshme për organizmin, të konsumoni drogë të llojeve të ndryshme, ose thjesht të nguleni përpara televizorit për një kohë shumë të gjatë. Të gjitha këto do të ndikojnë  në shëndetin, humorin  dhe aftësitë tuaja për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes.

Ajo çka duhet të bëni është të zhvilloni “vullnetin e të qenurit jo komod” në mënyrë që drejtoheni drejt qëllimeve tuaja. Kur ju përballeni me atë që ju frikëson, dhe sidomos nëqoftëse diçka e tillë ndodh shpesh, ankthi ulet sepse ju tashmë jeni të ambientuar me situatën.

4.Nuk ka ashensor- ju duhet të merrni shkallët

Carol Dweck kërkues sikurse dhe Angela Duckworth shprehen se gjasat që të arrini sukses janë më të larta kur përpiqeni vazhdimisht. Kërkimet tregojnë se kur qenia njerëzore “përqafon” vetdijen duke u ushtruar vazhdimisht në luftimin e ankthit dhe stresit, përforcon trurin.

s.a/dita

 

 

March 17, 2018 16:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*