“Të veshur bukur dhe me sjellje të shkëlqyer… por trafikantë kokaine”

January 18, 2018 09:20

“Të veshur bukur dhe me sjellje të shkëlqyer… por trafikantë kokaine”

“Të veshur bukur, të edukuar, të disponueshëm dhe me sjellje të shkëlqyer”. Kështu i përshkruan policia italiane 5 shqiptarët meshkuj të një fisi, të cilët janë arrestuar ditën e martë, pasi akuzohen për trafik kokainë.

Hetuesit kishin një vit që ndiqni veprimet e shqiptarëve të cilët shpërndanin kokainë të cilësisë së lartë në Varese të Italisë.

Nga aktiviteti i tyre ditor i shitjes së kokainës thuhet se trafikantët fitonin deri në 5 mijë Euro në ditë.

 “Klientët ishin të gjithë italianë dhe u takoheshin me shqiptarët në vende të populluara në mënyrë që të mos binin në sy. Ata përdornin kode dhe asnjëherë nuk e tregonin vendin se ku do takoheshin”, është shprehur shefi i policsë Maurizio Greco.

Sipas mediave italiane të cilat citojnë policinë thuhet se nisja e hetimeve ka filluar pas vdekjes nga mbidoza së një shqiptari. Policia gjeti në telefonin e viktimës disa numra kontakti dhe më pas nisi ndjekjen për shqiptarët.

Policia italianë nuk ka bërë të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar, por vetëm inicialet e tyre që janë: M. L., 34 vjeç, M.O., 30 vjeç, M.A., 33 vjeç X.A., 27 vjeç dhe M.D., 24 vjeç.

January 18, 2018 09:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*