Të vëzhguar prej kohësh, çiftit shqiptar i sekuestrohet 490gr marijuanë

March 16, 2018 17:01

Të vëzhguar prej kohësh, çiftit shqiptar i sekuestrohet 490gr marijuanë

Një çift shqiptarësh është arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Firences për posedim dhe trafikim të drogës.

Burrë dhe grua, 30 vjeç dhe 21 vjeçarja janë arrestuar nga policia e Castiglionit pas një hetimi prej disa kohësh.

Sipas mediave italiane, shetasi G.M dhe shtetasja G.V u mbajtën në kontroll për një kohë të gjatë dhe në momentin e arrestimit iu gjetën doza të konsiderueshme të kokainës dhe marijuanës.

Pas kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi 490 gr marijuanë, 55 gr kokainë, peshore matëse dhe 100 euro të konsideruara si para të ardhura nga shitja.

Dy të arrestuarit kanë deklaruar se drogën e kishin për përdorim vetjak. Tani pritet të dalin përpara gjykatës.

s.a/dita

March 16, 2018 17:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*