Të zhdukur prej 9 ditësh në shpellë, gjenden të gjallë 12 djemtë dhe trajneri i tyre

July 2, 2018 19:21

Të zhdukur prej 9 ditësh në shpellë, gjenden të gjallë 12 djemtë dhe trajneri i tyre

12 djem, pjesë të një skuadre futbolli, dhe trajneri i tyre, të cilët rezultonin të zhdukur prej 9 ditësh në një shpellë në Tajlandë, janë gjetur sot të gjallë nga skuadra e kërkim-shpëtimit.

Djemtë 11-16 vjeçarë së bashku me trajnerin e tyre kishin shkuar për të eksploruar shpellën e “Tham Luang Nang Non”, brenda së cilës kanë mbetur më pas të bllokuar.

Bllokimi mendohet të ketë ardhur si pasojë e zënies së tyre në befasi nga një vërshim i papritur uji.

Punonjësve vendas të emergjencës u kanë ardhur në ndihmë edhe dy ekspertë britanikë, të cilët kanë menduar se kalimi nga tunelet e sipërme do të kishte më rezultat, pasi kalimet poshtë ishin bllokuar nga ujërat.

s.a/dita

July 2, 2018 19:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*