Teatër në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja Kosovë – Serbi si një komedi me katër akte. Nga të cilët, i katërti do të shfaqet më vonë

September 15, 2020 00:07

Teatër në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja Kosovë – Serbi si një komedi me katër akte. Nga të cilët, i katërti do të shfaqet më vonë

Nga Viktor Malaj

“Për mirë apo për keq, mjerisht është e pashmangshme që të gjitha udhëheqjet politike përdorin marifete për iluzione teatrale. Në politikën e demokracisë, si largësia më e shkurtër midis dy pikave shpesh paraqitet një vijë e shtrembër” – Artur Miler*

Vendi: Shtëpia e Bardhë në Uashington D.C.
Data: 4 shtator 2020
Emri i komedisë: Marrëveshja Kosovë-Serbi
Regjia: Donald Tramp
Luajnë: Delegacionet politike serbe, kosovare dhe personeli ndihmës i Shtëpisë së Bardhë

Akti i Parë

Mjeshtri i ceremonive thërret delegacionin kosovar të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti. Sapo hyjnë në Zyrën Ovale, delegacioni sheh vetëm tryezën e Presidentit amerikan Donald Tramp dhe atë vetë, ndërsa priste të shihte një tryezë të gjatë, në të dy anët e së cilës do të rreshtoheshin delegacionet serbe e kosovare dhe në krye do të qëndronte pritësi, z. Tramp.

– Hajde zoti Hat (hot)!- u dëgjua të thoshte Presidenti Tramp, ndërsa po i shtrinte dorën e mikpritjes delegacionit kosovar.

– Ky është z. Hoti!- ndërhyri njëri nga pjesëtarët e personelit të Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë po i tregonte kryeminstrit kosovar se duhej të ulej në një karrige përballë tryezës së z. Tramp.

Pjesëtarët e tjerë të delegacionit, ashtu si edhe autoritetet amerikane, duke përfshirë edhe zëvendës-presidentin Pence, do të qëndronin në këmbë pas z. Tramp.

– Siç jeni në dijeni,- e filloi fjalën e tij Presidenti Tramp,- qeveria jonë ka përgatitur një projekt-marrëveshje e cila duhet të bëhet patjetër marrëveshje.

– Më falni, por ne nuk e kemi parë këtë projekt-marrëveshje ende,- e ndërpreu kryeministri Hoti.

– Nëse nuk e keni parë, do ta shihni tani. Unë dhe ndihmësit e mi do t’i lexojmë pikat e saj një nga një dhe ju na thoni nëse keni gjë për të shtuar apo hequr,- vazhdoi Presidenti Tramp, i cili rrinte tek vendi i tij i punës mjaft i nervozuar dhe mospërfillës. Pasi iu hodhi një vështrim qortues të gjithë të pranishmëve që kishin krijuar një gjysmërrethi mbas tij, filloi të lexonte pikat e marrëveshjes.

– Ju, dhe pala tjetër, duhet të zbatoni pikë për pikë marrëveshjen e përbashkët të 14 shkurtit 2020 për ndërtimin e autostradës dhe hekurudhës Beograd-Prishtinë. Dhe, kjo linjë hekurudhore duhet të lidhet me një port të thellë në detin Adriatik,- tha z. Tramp ndërsa shikonte vëngër kryeministrin Hoti dhe kthente kokën sa majtas-djathtas për të marrë miratimin pa kushte të stafit të vet dhe të krejt delegacionit kosovar.

– Heu!- thirri z. Hoti, ndërsa ktheu kokën drejt anëtarëve të tjerë të delegacionit që e shoqëronin.- Po, kjo do të thotë që ne si kosovarë dhe shqiptarë t’i krijojmë lehtësira dhe mundësi Serbisë për dalje në det, megjithëse e ka përmbytur Kosovën me det gjaku shqiptar!

– Paqja dhe stabiliteti në rajon,- reagoi z. Tramp,- e kërkojnë këtë lëshim dhe ju duhet ta bëni. Ne do ju ndihmojmë pasi do të vendosim selinë e përhershme të Korporatës tonë Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar në Beograd dhe do të investojmë në ndërtimin e Hekurudhës dhe Autostradës së Paqes.

– Po, a jo në Prishtinë z. President?- ndërhyri kryeministri Hoti dhe vazhdoi:- Kam frikë se rrugët e makinave dhe të trenave nuk mjaftojnë për të paqëtuar shpirtrat e trazuar dhe zemrat e pikëlluara të shqiptarëve nga shpërnguljet dhe gjenocidi serb gati një shekull e gjysëm.

– Paqja kërkon lëshime,- u përgjigj Presidenti amerikan,- dhe lëshimet duhet t’i bëjnë, së pari, të vegjlit dhe viktimat, më pas agresorët. Ju, dhe ata, duhet të vini sa më parë në punë Pikën e Kalimit të Përbashkët në Merdare dhe duhet t’i bashkoheni Minishengenit Ballkanik të inicuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

– Mirë se Pikën e Kalimit Kufitar të Merdares do ta vëmë në punë por ne mendojmë se Minishengeni krijon premisa për rigjallërimin e ish-Jugosllavisë, – u përgjigj Hoti ndërsa shihte fytyrat e anëtarëve të delegacionit të tij që herë skuqeshin dhe herë shformoheshin por asnjëri nuk bëzante.

– Në marrëveshje nuk do ta quajmë Pikë e Kalimit Kufitar të Merdares pasi nuk pranon delegacioni serb sepse i tingëllon si kufi midis dy shteteve dhe ata janë shumë të ndjeshëm. Nuk ka rëndësi emërtimi por funksionet,- tha z. Tramp,- ndërsa ish-Jugosllavinë mos e përmendni sepse ka vdekur një herë e përgjithmonë. Ju dhe ata do të ndaloni përdorimin e sistemit 5G dhe do të instaloni e vini në punë sisteme amerikane për kontroll dhe informim si PSICES, APIS etj.

– Këto do t’i realizojmë pa asnjë problem,- ndërhyri një anëtar i delegacionit kosovar,- dhe shtoi,- meqenëse nuk e kemi lexuar më parë projekt-marrëveshjen dhe nuk dimë hollësira, mendoj se sistemin 5G, që besoj se do të thotë 5 Gra, nuk do ta përdorim pasi, si popullsi me shumicë muslimane, ne do gjejmë edhe miratimin mbarëpopullor sepse ata e dinë se edhe Kurani na lejon deri në katër gra dhe jo pesë.

Ndërsa Presidenti Tramp qeshi me të madhe dhe për të parën herë atë ditë, kryeministri kosovar u skuq nga turpi dhe sqaroi se të gjithë anëtarët e delegacionit të tij e dinin se sistemi 5G është një rrjet komunikimi i standartit teknologjik të brezit të pestë, por, sqaroi kryeministri, folësi ishte tip shakatari nga natyra.

– Ju duhet të promovoni liritë fetare dhe të mbroni pronat e Kishës Ortodokse në Kosovë,- vazhdoi z. Tramp,- dhe duhet të punoni për dekriminalizimin e homoseksualitetit.

Në këtë moment u dëgjua një duartrokitje dhe një thirrje me zë të lartë: “Yes”! nga dikush që ndodhej në këmbë pas Presidentit. Të gjithë kthyen kokën. Ishte z. Riçard Grenell, i dërguari special i qeverisë amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, i cili para disa muajve kishte thënë publikisht se ndihej krenar që ishte homoseksual. Kjo pikë e marrëveshjes do të konsiderohej si sukses i tij dhe ndoshta shkak për ngritje në detyrë.

– Po, ne jemi komb heteroseksual,- u përgjigj z. Hoti,- dhe, veç kësaj, megjithëse Serbia ndodhet para nesh sa i përket kësaj pike pasi e ka kryeministren Brnabiç homoseksuale, ajo kurrë s’e ka ngritur këtë si një problem të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe si kërkesë për t’u përshirë në këtë marrëveshje.

– Serbia s’e ka kërkuar, por e kërkojnë Shtetet e Bashkuara,- tha z. Tramp.- dhe shtoi,- Ku e dini ju se nesër nuk do të bëheni edhe ju komb gjysmë homoseksual? Kjo marrëveshje është largpamëse. Ju, dhe ata, duhet ta shpallni Hezbollahun si organizatë terroriste, të njihni Izraelin dhe të zhvendosni ambasadat tuaja në Jeruzalem.

– Më falni z. President, po ç’hyn Izraeli këtu? Ne kemi ardhur të bëjmë marrëveshje me Serbinë, me ndërmjetësimin dhe ndihmën tuaj ndërsa me Izraelin s’kemi pasur kurrë probleme,- u përgjigj Hoti me nervozizëm të drojtur.

– Dëgjo këtu ti djalë,- iu skërmit Presidenti Tramp,- këtu keni ardhur të bëni marrëveshje me ne dhe ne me delegacionin serb dhe, sipas “rregullit të treshit”, i bije që jeni marrë vesh me Serbinë dhe kështu vendoset paqja në rajon. Ju do të keni përfitim pasi Izraeli do ju njohë menjëherë. Ja t’i telefonoj tani z. Netanjahu dhe ju do e merrni njohjen që tani.

I bije telefonit dhe me telekonferencë shfaqet në ekran kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu.

– Përshëndetje z. kryeministër!- foli i pari Presidenti Tramp,- Kam këtu delegacionin kosovar. Ata do ju njohin ju dhe do të zhvendosin ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jeruzalem. Ju duhet t’iu konfirmoni tani njohjen dhe, rrjedhimisht, të dyja palët dilni të fituar pasi veprimi i këtij shteti mysliman të Lindjes së Mesme do të ndikojë edhe tek shtetet e tjera myslimane që ju rrethojnë.

– Patjetër z. President!- u përgjigj kryeministri izraelit. – Kjo do të bëhet realitet shumë shpejt dhe ju falënderoj në emër të qeverisë time. Përcilljuni përshëndetjet e mia edhe miqve tuaj kosovarë.

– Po, ne jemi shtet laik z. Tramp,- reagoi Kryeministri Hoti,- dhe ndodhemi në Ballkan dhe jo në Lindjen e Mesme.

– E kam të qartë ku ndodhet Ballkani pasi unë jam dhëndër i atij rajoni dhe gruaja ime e bukur dhe e dashur Mellani më ka folur shumë për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme. Do të vij t’ju vizitoj, të dy shtetet.

– Siç e dini z. President,- iu kthye Kryeministri Hoti në formë lutjeje,- ne jemi të interesuar që të realizohet njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe këtë na e ka thënë z. Grenell se do të bëhet realitet ndërsa tani…

– Politika është “sport” i vështirë z. Kryeministër i Kosovës dhe gjërat duhen marrë step by step (hap pas hapi). Serbinë do ta detyrojmë të ndalojë për një vit fushatën për mosnjohjen dhe mospranimin tuaj nga vendet dhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa ju duhet të mos kërkoni njohje dhe pranime të reja ndërkombëtare. Zoti Grenell është një politikan i madh dhe e di shumë mirë se premtimet dhe realizimet nuk përputhen gjithnjë dhe në politikë veprohet si ta imponojnë rrethanat. Tani për tani serbët nuk pranojnë t’ju njohin pasi e konsiderojnë Kosovën si djepin e Serbisë.

I nxehur dhe i paduruar, nënkryetari i delegacionit kosovar, që qëndronte në këmbë, ndërhyri duke shpjeguar se: Vërtetë Kosova mund të jetë djepi i Serbisë z. President, por Kosova është mitra e shqiptarisë dhe e shqiptarëve. Njeriu mund të përkundet në çfarëdo djepi dhe në shumë djepe por njeriu ngjizet dhe zhvillohet në mitër. Po i hoqe djepin dikujt ai gjen një tjetër, por po i hoqe mitrën i heq të ardhmen. Pastaj, siç mund ta dini, mitra e serbëve ndodhet diku në Lindje, në malet Urale dhe jo në malet Ballkan…

– Kjo marrëveshje është sa e rëndësishme aq edhe e vështirë të kuptohet,- vazhdoi i athëtuar z. Tramp,- pasi unë vij nga fusha e biznesit dhe prandaj e kam vënë theksin tek aspekti ekonomik. Rëndësinë e saj do ta shpjegojë më vonë vajza ime e talentuar Ivanka.

– Shumë drejt!- thirri me zë të lartë një anëtar i delegacionit kosovar që kishte dobësi për bjondinat.- Askush më mirë se ajo nuk i njeh problemet dhe hallet tona dhe të Ballkanit në përgjithësi.

Ndërsa Kryeministri Hoti shfaqi pesimizmin e tij lidhur me plotësimin e të gjitha kërkesave të marrëveshjes dhe ratifikimin e saj në Parlamentin kosovar pasi, siç shpjegoi ai, ka njerëz në opozitë që nuk do ta votojnë, z. Tramp u nxeh dhe shpjegoi si më poshtë:

– E di, e di. Më ka treguar z. Grenell se atje ka njerëz antiamerikanë si ai Kurti, por do ia tregojmë vendin edhe atij, apo jo?- pyeti duke ngritur kokën dhe hedhur vështrimin drejt Drejtorit të CIA-s që ndodhej në këmbë.
Ky i fundit vetëm tundi kokën në shenjë pohimi dhe belbëzoi: Got you Mr. President!

Zoti Tramp, duke e mbyllur takimin, tha se nëse nuk e firmosni marrëveshjen, duke përfshirë edhe dhënien e një sasie uji nga Liqeni i Ujmanit Serbisë, ne do ju vëmë sanksione dhe kjo është në ujdi të plotë me fjalën e urtë shqiptare: “Ai që të do të rreh!”.

Madje, shtoi se,- ne kishim ndërmend të shtonim edhe një pikë për këmbim territoresh por u frikësuam nga disa personalitete të politikës shqiptare, si njëfarë Piis ov Shit dhe një Krejt Cullaku të cilët janë figura me reputacion ndërkombëtar, atdhetarë të çartur dhe do të ju akuzonin juve për tradhti kombëtare dhe neve për shitje të Kosovës.

– Ata quhen njëri Petrit dhe tjetri Kreshnik Çollaku,- shpjegoi një ekspert i Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin.

– Faleminderit, u përgjigj z. Tramp,- po e kam pak të vështirë t’i shqiptoj këta emrat e Lindjes së Mesme.

Faqja e parë DITA

Akti i Dytë

Pasi kishte dalë jashtë delegacioni kosovar, u thirr ai serb. Edhe serbëve iu bëri përshtypje protokolli zyrtar i pritjes dhe, sidomos, detyrimi i Presidentit Vuçiç të ulej në një karrige përballë Presidentit amerikan si i pandehuri përballë hetuesit.
Presidenti Tramp iu drejtua atij dhe duke i thënë:

-I pandehuri Vuçiç,- por e ndreqi shpejt duke e thirrur Presidenti Vuçiç.

– Më falni z. Tramp,- reagoi i nxehur dhe i fyer Presidenti serb,- por unë jam presidenti i kombit të lavdishëm dhe të zgjedhur serb. Ne i pranojmë të gjitha pikat e tjera të marrëveshjes por ne nuk pranojmë kurrësesi të njohim Kosovën shtet të pavarur pasi Kosova është djepi i Serbisë…

– Në këtë botë ka vetëm një komb të lavdishëm që është ai amerikan dhe Presidenti i tij është z. Tramp!- u dëgjua ndërhyrja arrogante e një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

– E di, e di,- ndërhyri z. Tramp,- Kosova është për ju si Jeruzalemi për Izraelin, prandaj edhe ju duhet ta zhvendosni ambasadën tuaj nga Tel Avivi në Jeruzalem, të ndërprisni… (dhe vazhdoi pastaj kërkesat e projekt-marrëveshjes). Historinë tuaj ma ka shpjeguar dhëndri im z. Kushner. Nëse s’më besoni mua, ju mund të lexoni në faqen zyrtare të Partisë time Republikane në Twitter që thotë saktësisht se Kosova është atdheu i serbëve që nga koha e Perandorisë Romake, të cilën po e vjedhin kolonistët otomanë që kanë depërtuar nga kufiri me Shqipërinë.

Madje, unë kam dobësi të madhe për historinë dhe sidomos të Perandorisë Romake prandaj ia theksova para disa kohësh kryeminsitrit italian se miqësia Italo-Amerikane i ka rrënjët qysh në kohën e Perandorisë së Lashtë Romake.

Dikush nga stafi i tij iu afrua dhe i tha në vesh se Amerika nuk ka ekzistuar në kohën e Perandorisë Romake dhe se serbët kanë ardhur në Ballkan pasi ka perënduar Perandoria Romake e Perëndimit.

– E di, e di, u përgjigj zëlartë Presidenti Tramp,- por historia është si ta paraqesësh dhe si ta interpretosh…

Pas disa diskutimeve të tjera, z. Tramp i dhuroi z. Vuçiç çelësin e Shtëpisë së Bardhë dhe i tha: Merre këtë çelës sepse e meriton dhe këtu mund të hysh sa herë të duash… por ki kujdes të njoftosh përpara ardhjes, sepse këto rojet tona kanë filluar të qëllojnë pa paralajmërim dhe mund të të marrin për terrorist. Mos gabo t’iu tregosh kosovarëve për çelësin pasi vetëm unë dhe ti i kemi dy kopjet e vetme të kësaj ndërtese!

Akti i Tretë

Në zyrën Ovale thirren delegacionet serbe dhe kosovare dhe vendosen mbas shpinës së z. Tramp, ndërsa Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Hoti ulen në të dy anët e tij dhe firmosin marrëveshjen. Delegacionet përshëndeten me pritësit dhe dalin veçmas për drekë.

Kur zunë vend në një restorant në Uashington, një anëtar i delegacionit kosovar pyeti Kryeministrin Hoti se çfarë fitoi Kosova nga kjo marrëveshje dhe me cilët bëri ajo faktikisht marrëveshje.

Zoti Hoti u përpoq të bënte shpjegimet e veta, por, pas tij, ndërhyri një nga figurat kryesore të delegacionit i cili kishte qëndruar gjithë kohën pranë z. Grenell dhe nga ky kishte mësuar se kjo marrëveshje, në fakt, është shumëpalëshe dhe se të gjitha palët dalin të fituara, pasi edhe z. Tramp arrin një sukses tani përpara zgjedhjeve duke ua paraqitur votuesve amerikanë si arritje për vendosjen e paqes në Botë dhe se ka shumë të ngjarë që të trija qeveritë, amerikane, serbe dhe kosovare të propozohen për Çmimin Nobel për Paqen këtë vit.

– Domethënë,- ndërhyri gjithë nervozizëm një tjetër anëtar i delegacionit,- të trija palët e morën nga një çmim por Kosova, nga të tre çmimet, mori… gishtin e…

– Si, si?- pyeti me shpoti një politikan tjetër kosovar.- Do t’i jepet Çmimi Nobel për Paqen një qeverie si ajo e Serbisë që refuzon të njohë pavarësinë e shtetit fqinj, pavarësi e shpallur në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?! Do të shpallet “pëllumb i paqes” një shtet terrorist që synon dhe premton që ta bëjë sërish të veten Kosovën sapo t’i jepej mundësia?! Mos bre, po, me këtë qëndrim Serbia s’duhet të pranohet as në BE!

Delegacioni shkoi në aeroport dhe mori avionin për t’u kthyer në Kosovë por askush nuk ishte në gjendje t’iu kthente përgjigje dy pyetjeve: Me cilin shtet e bëri realisht qeveria kosovare marrëveshjen në Uashington, me SHBA-në apo me Serbinë dhe çfarë fitoi në të vërtetë Kosova nga kjo marrëveshje?!

Këtë mëdyshje e thelloi akoma më shumë edhe fakti se Ambasadorja amerikane në Tiranë, znj. Yuri Kim s’e përmendi fare togfjalëshin “marrëveshja Kosovë-Serbi” në deklaratën e saj. Ajo thjesht lavdëroi rëndësinë e bashkëpunimit të ardhshëm ekonomik në rajon.

Kur u kthyen në Kosovë, politikanët kosovarë morën vesh se Bashkimi Evropian, ku ata synojnë të anëtarësohen një ditë, ishte shumë i pakënaqur dhe i egërsuar me firmosjen e marrëveshjes ku disa pika të saj binin në kundërshtim me politikën e tij.

Gjithashtu, vendet arabe dhe ato të Konferencës Islamike, edhe ashtu mospërfillëse ndaj shtetit kosovar, tani janë akoma më të zemëruara me një marrëveshje ku Kosova zotohet të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Pakënaqësi pati edhe në opinionin shqiptar brenda dhe jashtë Kosovës pasi nuk u arrit objektivi kryesor, ai i njohjes nga Serbia dhe se shumica e pikave të marrëveshjes kishin qenë të njohura edhe më parë, ngaqë ishin pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara nga autoritetet e mëparshme kosovare.

Akti i katërt

Do të shfaqet më vonë.

P.S. : Megjithë vërtetësinë historike dhe përmendjen e emrave konkretë, dialogët e këtij shkrimi mbeten “një shaka” në kohë pandemie për ta marrë seriozisht koronavirusin.

*Arthur Miller – Dramaturg dhe eseist i shquar amerikan i shekullit të 20-të.

 

———-

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

September 15, 2020 00:07
Komento

32 Komente

  1. demo September 15, 00:25

    Nuk ke shkruar ndonje gje te madhe,.
    Edhe mundimi i Amerikes se Madhe per te shpallur edhe njehere boterisht shtetin shqiptar te Kosoves-Ja vlen kjo marreveshje.
    Shtepia e Bardhe nuk eshte Edi Rama.
    Te ishte per Evropin as krahine autonome nuk do te ishte sot.
    Eshte kollaj te jesh mosmirenjohes dhe bukeshkale.

    Reply to this comment
    • Biometri September 15, 08:41

      I vetmi biznes që nuk e ndjen krizën as në kohën e pandemisë, është bythlëpirja.
      Ne si komb demosh e kemi në gjak.
      Po të ishim ndryshe nuk do kishim nevojë të lëpinim ose Evropen ose Amerikën.
      Do rrinin në këmbë, ndoshta të varfër por dinjtoz, si sh popuj të tjerë “të vegjël” në botë

      Reply to this comment
      • Bislim September 15, 09:27

        Pika me e keqe e marveshjes eshte Ujmani.
        Eshte i Kosoves pse duhet ndare?

        Reply to this comment
      • hajdari me presh ne dore September 15, 14:47

        Biometri i ke rene pikes, dikur Demot ishin bythelepiresit e fashizmit, sot jane bythelepiresit e ketij megallomani sharlatan qe per te fituar sa me shume pike ne elektoratin e tij krijon komedira te tilla edhe pse figura e tij eshte teper tragjike e njekohesisht edhe qesharake …

        Reply to this comment
        • lepe nica i demos September 15, 15:59

          hajdar….ne dore

          jo vetem kaq por ky demo-ja ka qene dhe b/lepires i kohes socjalizmit ( si i thone gabimisht komunizem)..mbiemrin e ka patur hoxha..e ktheu ne memishaj te kuq ne kohen e xhaxhit dhe lepenica ne kohen e sali koleres.
          Ky demo mavria ka qene turbo sum lepires i Sales ne Vlore deri sa e graduan shefin e shikut neVlore ne kohen e fajdeve..ect

          Reply to this comment
  2. George September 15, 03:07

    Presidenti Tramp (Trump) po ben 99 dredhi qe te qendroje edhe kater vjet ne postin qe e fitoi me ndihmen putiniste.

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati September 15, 05:49

    Mareveshja ka te meta plot, por eshte nje ecje perpara , qe sidoqofte
    ajo ishte ne fillim ne favor te Kosoves,
    sepse ne fund te mareveshjes
    , ishte vendosur edhe nje pike qe thoshte per “Njohjen reciproke”
    por qe serbet nuke e pranuan.

    Por qe duhet thene se Adminsitrata Amerikane u nis me qellimin ,
    qe tua bente fakt te kryer serbeve njohjen e Kosoves nga Serbia,
    por serbet nuk e pranuan.

    Por qe sidoqofte ishte nje perpjekje nga na e Presidnet Trump per te ndihmuar Kosoven ,

    Ndaj ti o gazetar nuk ke te drejte ta trajtosh ne kete menyrë.

    Reply to this comment
    • Eliot11 September 15, 08:34

      O profesor Raimondi
      – Çfarë sanksionesh parashikon Grenelli ndaj Serbisë, tani që ajo prishi marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, duke i vendosur kushte Izraelit që mos ta njoh Kosovën?

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati September 16, 02:50

        Aty nuk vendosen Sanksione, se pastaj Serbia terhiqet —

        Aty po i jepet rendesi bashkepunimit ekonomik, ritjes s emireqenies dhe grqadualisht me ritjen e mireqenies di shtyhen edhe kushtet ndaj Serbise per njohje te Kosoves,

        Po perdoret karta ekonomike, ne menyre qe te zbutet qendrimi i Sebrise, por qe Administrata Amerikane nuk e kthen me kurre Serbine ne Kosove,

        Dmth qe gjerat do zgjidhen hap pas hapi, duke perdorur ekonomine ne fillim, dhe pastaj shkon drejt politikes

        Reply to this comment
  4. aktualiteti September 15, 08:21

    Serbi-Kosove eshte nje telenovele e nisur prej 1999. “Clirimtaret” perendimore sot pas kaq vitesh qe guvernojne Kosoven po aq sa Kosova ishte nen Jugosllavi, jane merzitur me kete paternitet dhe kerkojne te lajne duart nje here e mire me Kosoven duke e futur prap ne nje vathe me Serbine. Dhe sajojne togfjalesha pompoze si “Minishengeni ballkanik” qe vete serbet pranojne qe eshte varianti i “New Yugoslavia”
    Ne 1999 Kosova nuk u clirua, por nderroi Guvernator. Nga serbet qe e persekutuar kaloi tek perendimoret qe e qeverisen nepermjet kukullave te tipit Thaci e qeveri anemike te tipit Hoti. Kosoves pra i duhet se pari te fitoje ate qe enderron prej vitesh, lirine, qe fare mire meriton te quhet Vetvendosja per fatet e veta.

    Reply to this comment
  5. Gani USA September 15, 08:30

    Dalngadalë ka për tu zhbërë gjysëm-pavarësia e Kosovës.
    Trump nuk është Klinton dhe as Toni Bler.
    Eshte nje lloj Saliu amerikan, qe e ka bere boten lemsh dhe qe percmohet nga gjithe njerëzit e mencem dhe racionalë.
    Por demokracia e rrjeteve sociale dhe manipulimeve ka sjelle jo vetem ne SHBA ne pushtet monstra te tilla.
    Te shpresojme qe humbet ne nentor, por kam frike se Rusia do ta ndihmoj prape te rizgjidhet

    Reply to this comment
    • dashamires September 15, 08:46

      O Gano amerikano, ne kohe te Klintonit a Tony Blair mos valle Kosova kishte ndopak pavaresi me teper e tutele nderkombetare me pak se sot ne kohen e Trump? Po rri or mos prrallis brrockulla jo Klintoni jo Trump! Kosova si me Klinton si me Trump si me kushdo qofte ne pushtet po prap kjo do jete, Kosove me pavaresi ne tentative.

      Reply to this comment
    • Arjan September 15, 09:00

      Po per Murin me Meksiken pse nuk ka asnje pike ?

      Minishengeni eshte alarm per cdo shqiptar kudo qe ndodhet

      Urojme te kthjellohen ne te ardhmen shqiptaret rrogemarres si politikane dhe te bejne levizjet e duhura,

      Per shkak edhe te pozicionit tone ekonomik ne rajon (pa parmendur arsye te tjera) nuk ka pse te shpresojme te shohim kete mugetire te keqe Minishengeni sidomos kur ne horizont shpaloset drita e Shengenit

      Reply to this comment
  6. Tovi September 15, 08:36

    Ate fjalen “komb hetroseksual” hiqe se esht budallik turqizem anadollak dhe mos kujto se esht ndonje lavderim

    Reply to this comment
  7. Londoni September 15, 08:57

    Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, në njërin nga emisionet televizive, ka thënë se CIA i ka përgjuar militantët e VV-së në Gjermani, ku flasin për atenttat ndaj Grenellit.

    Ai ka thënë se CIA amerikane ka përgjuar militantët e Vetëvendosjes në qytetin Gizen të Gjermanisë, duke i përgaditur atentat Richard Grenellit.

    Sipas tij është duke u investuar shumë, me miliona euro për trazira në Kosovë.

    Me këto të merret gazetari

    Reply to this comment
    • VV September 15, 08:58

      Me cfarë të merret gazetari more
      Perralla me CIA e autorit, shkrimtarit tone per fatosat ne foshnjore, Milaim Zeka!

      Milaimqe, po na po ju durojme ju me shoke( qe as dreqi as i biri sju kishin bajte), qe slate gjo pa i bo keti vendi dhe hala po boni qe 20 vite, jo spo e durojme Grenellin, edhe nja 1-2 muaj!

      Reply to this comment
    • XXXL September 16, 11:36

      Milaim Zrrenqa burimet i merr nga ai Haxhia i katudit të Kumanoves

      Reply to this comment
  8. shqiptari September 15, 09:19

    Administrata Trump ka qene dhe eshte shume indiferente ndaj Kosoves dhe jam i sigurte se TRUMP nuk deshiron ta ndihmoje Kosoven se ben cfare i thote PUTINI.Zoti HOT si e thote Trump u tregua nje tradhtar i zellshem dhe po ua kalon te tjereve.Me Serbine as ka pasur dhe as do te kete paqe prandaj Shqiptaret e Kosoves e dine fare mire kete por kur ke te shitur qeverine populli eshte i nenshtruar.Serbia jo vetem nuk duhet te kete dalje ne Adriatik por duhet ti vihet menjehere taksa 100% se eshte nje shtet uzurpues dhe terrorist.PAQJA me Serbine do te thote NENSHTRIM por ja qe antishqiptaret qe na udheheqin dhe mediat qe propagandojne kete politike antishqiptare na e shesin per “sukses”.Ne mendojme se Shqiperia eshte vend i pavarur por perderisa PUSHT-TETARET tane bejne me zell cfare i thote greku dhe serbi nuk mund te flitet per PAVARESI.Uroj qe TRUMP te humbe zgjedhjet e ardhshme dhe politika ndaj Kosoves te ndryshoje perndryshe nuk eshte cudi qe edhe ti hiqet njohja nga USA.

    Reply to this comment
  9. Pfff September 15, 09:36

    Pas kandidimit te Presidentit Trump per Nobelin e Paqes per marreveshjen e paqes Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe vjen edhe nje propozim per te nderuar me çmimin Nobel qeverine amerikane per marreveshjen Kosove-Serbi, ne Washington.
    Keto propozime sigurisht nuk kane ndonje peshe te madhe po sjellin debate.
    Shume reagime kane qene përqeshëse edhe per rastin e pare qe ishte nje marreveshje shume me domethenese, ajo mes Izraelit dhe EBA-s.

    Mirepo, mbeshtetesit e Presidentit Trump jane pergjigjur duke sjelle ne mend Nobelin per Presidentin Barack Obama ne 2009, ende pa filluar mire presidencen.

    Thonë se propozimi perfshin edhe qeverite e Kosoves dhe Serbise.
    Propozime te parakoheshme qe nuk kane shkuar askund, per dialogun Kosovë-Serbi ka pasur edhe më parë.

    Pas nje seri marreveshjesh ne Bruksel me Baroneshen Ashton, pati nisma si nje prej kongresisteve amerikane qe te emeroheshin per Nobel edhe Ashton, Thaçi e Vuçiqi. Madje u permend edhe Daçiqi.
    Nuk e di nese ishte “karrotë” per t’i shtyre drejt nje zgjidhjeje perfundimtare me njohje reciproke.

    Reply to this comment
  10. Mëno September 15, 11:48

    Marrveshja eshte thjeshte nje zbavitje politike per Trampin. Kosova ka qene e detyruat te nenshkruaj, por nuk eshte e detyruar ta ratifikoi. Dhe do beje mire ta lere ashtu ne ajer, per te vepruar ne perputhje me intresat e saj ne te arthmen e afert. Marrveshja edhe nje here tregon dreitesine dhe largpamesin e Plakut te Vlores, Ismail Qemalit qe thosh: tragjedite e popujve te vegjel dalin nga dyert e medha te popujve te medhej. Prandaj duhet qe kuvendi i Kosoves ta shtyje…. ta shtyj.

    Reply to this comment
  11. v September 15, 12:09

    Po cte njifet Kosova.Udheheqesit e kosoves sa moren pushtetin rane ne vjedhje si mizat ne mut.Nga birbo si politikanet tane u pasuruan dhe nuk pyesin as per ish ushtaret e thjeshte te UCK qe vuajne per buken e gojes.Cpune bente Ramushi para lufte dhe cgjendje ekonomike kish dhe si e ka sot gjendjen ekonomike?Po keshtu dhe Hashimi e te tjere.Haruan te dokumentojne demet nga lufta dhe vrasjet masive te bera nga serbet te cilen e bene serbet me tepri biles.Duke rene pas pasurimit politikanet kosovare haruan kosoven dhe tani ankohen nga bota Po cti bej bota kosoves kur politikanet e kosoves mendojn vetem per vehten e tyre

    Reply to this comment
  12. ?!! September 15, 12:24

    Marrveshja ka karakter ekonomik vihet në dukje dhe quhet nismë e kësaj marrveshje marrveshjet paraprake për transportin hekurudhor dhe ajror Sërbi- Kosovë që s’dihet kush ka qën autorizuar dhe ka firmosur nga qeveria e Kosovës por dihet që është produkt i një farë Greneli që dihet që ka qënë i padëshirushëm në Gjermani.
    Për mua kjo marrveshje ka synim që të grabiten pasuritë e Kosovës dhe Shqipërisë nga një aleancë e personave të veshur me pushtet politik në SHBA dhe Sërbi që janë në gjëndje të rrëzojnë edhe qeverinë e Albin Kurtit me një grusht shteti paqsor që është më i rrezikshëm se ai me armë. Këta Grenelë amerikanë, sërbë dhe rusë janë në gjëndje të nëpërkëmbin dhe të përqeshin për ti përdorur ose mënjanuar persona të tillë si ai i presidentit të çvleftësuar Thaçi me akuzën bër në momentin që po ngjiste shkallët e aeroplanit.
    Grenelët e kanë nisur me zotërimin e infrastrukturës së transportit me dalje edhe në detin e thellë shqipëtar ku urdhërohen të bëhen pjesëtarë të aktiviteteve fitim prurës jo vetëm marioneta e vendosur prej tyre në Kosovë pas puçit të flliqur ndaj Kurtit por edhe pronari i daljes në det të thellë kusari i popullit të vet, Edi Rama që me kohë është ingranuar në këto komplote fitimprurse për të si individ.
    Preja tjetër për aleancën e fshehtë Sërbi SHBA do të jetë liqeni i Ujmanit dhe do të dal në dritë futja nën kthetrat e tyre e Trepçes dhe gradualisht kthetrat do të zgjaten në burimet minerale dhe energjitike të Shqipërisë, dhe në perspektivë, nëpërmjet konkurencës së pa shmangshme duke hequr barierat mbrojtëse me shpikjen djallëzore të Minishengenit, do të realizohet nënshtrimi ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë, nga alenca Grenel e SHBA-Sërbisë. Nënshtrimi ekonomik sjell pushtimin politik dhe ja, për 10 vjetë, ndoshta më heret do të rilind Jugosllavija e re që s’ do të ketë Kroacinë e Slloveninë por ama Kosovën dhe Shqipërinë, se Malin e Zi e kanë të tyren tashma, dhe Maqedonin e veriut që është realisht një Jugosllavi e jugut.
    Përpara ju Grenelët e SHBA, Sërbisë, Kosovës dhe Shqipërisë se keni rastin që të bëheni bashkë pronar të një pjese të lakmuar e të pasur të Ballkanit, shtojini pikat e marrveshjeve që keni arritur duke ruajtur detyrat , ca grenelë ustallarë e ca shërbëtorë bythë lëpirës e pa dinjitet por ama të pasur.
    Kjo pjesë që nisi si komedi Grenelësh në Shtëpinë e Bardhë me regjizor dhe aktor të parë të nerumin Trump, do të përfundoj në një komedi gazmore për grenelët në SHBA dhe në minishengenin jugosllav ballkanik, por një tragjedi ngjethëse e pa përjetuar deri më sot në histori për kombin e nëpërkëmbur shqipëtar që ka talentin të qeveriset vetëm nga kusarët që kanë në dorë e firmosin këto marrveshje. Dhe, o njerëz, nga kusarët që vjedhin edhe popullin e tyre a mund të presësh marrveshje të besueshme?!!

    Reply to this comment
  13. E kane thene te vjeterit : September 15, 13:30

    Me mire mut se sa i vogel !

    Reply to this comment
  14. ahmeti September 15, 13:39

    Duhet te zesh hunder kur sheh demo ballisti nga Lepenica

    Reply to this comment
  15. Sali Bollati -Çam Shqiptaro Amerikan September 15, 16:42

    ME Ameriken (USA); si Mikja me madhe e Shqiptarise duhet edhe Respekt(vecanerisht JO Me Trapin!)
    Pjesa theatrale e z.V.Malaj eshte shume gazmore

    Reply to this comment
  16. Gzim Kulufi September 15, 17:16

    Me duket se marrveshjes i ka munguar edhe nje pike, ajo qe pas daljes ne Adriatik te hekurudhes serbe, ti garantohej shitja e mallrave ne krahun tjeter te adriatikut, ne Itali.

    Reply to this comment
  17. Gezimi September 15, 20:08

    Loja “miqesore” Serbi-Kosove ne kushte te pa barabarta
    Serbia – Me Rusine qe e mban fort nga shpatullat
    Kosova – Me USA+BE qe e mbajne lehte nga supet

    Reply to this comment
  18. faro September 15, 20:53

    USA është në muajt vendimtar të rizgjedhjes se Presidenti. Pra Trumpit I duhen vota. Ndaj edhe marrëveshja ka dalë në favor të atij shteti që ka më shumë emigrant në USA.

    Reply to this comment
  19. HahahAa September 15, 23:56

    Ja futem serbve budallenj ashtu si 120 vjet me pare. I dhame dalje ne adriatik qe nuk ja dha kroacia, bosnja dhe Mali I zi.
    Dhe Po ndihmojme ne krijimin e jugosllavise.e daljen ne adriatik Serbia behet superfuqi

    Reply to this comment
  20. Kolonia September 16, 01:17

    Nuk ka te futme me sa krahu se kaq.
    Jo vetem kosova Po dhe shqiperia ra nen serbine

    Reply to this comment
  21. Krist September 17, 00:59

    Viktor,me kete skec teatri,ke kristalizuar artistikisht ne nje komedi,nje tragjedi te madhe.Ke perdor gjithe arsenalin tend intelektual (universal),te grumbulluar prej kohe,ne periudha te qeta,e normale,dhe na e dhe,ne nje kohe te keqe pandemije,duke e minimizuar efektin e saj,ne krahasim,me efektin brilant te skenarit tuaj.Nje bravo,bile te forte-meriton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim