Teatri/ Aktorët braktisin protestën, e vazhdon PD me grupin e “këndit të lodrave”

June 19, 2018 20:40

Teatri/ Aktorët braktisin protestën, e vazhdon PD me grupin e “këndit të lodrave”

Protesta e sotme kundër Teatrit të ri Kombëtar është braktisur në bllok nga të gjithë artistët dhe aktorët e skenës.

Asnjë prej emrave të njohur të teatrit nuk është paraqitur pasditen e sotme në protestë, ndërkohë që aty kanë vijuar përsiatjet e zgjatura të grupit të aktivistëve që kundërshtuan para dy vitesh edhe ndërtimin e këndit të lodrave të Liqeni i Tiranës.

“Ajo që unë kam një zhgënjim personal për sot, sigurisht është zhgënjim personal që reflektohet me inat, është që aktorët sot nuk dolën në bllok këtu. Unë pres që këtu të vijnë dhe të flasin aktorë, të jenë të gjithë. Unë e di që këtu ka, unë kam parë të paktën 50-60 aktorë që janë thuajse të përditshëm. Ata nuk mund të rrinë të fshehur”, tha Ervin Goci, një nga drejtuesit e protestës.

Ndërkohë, dje protesta u mor në dorë edhe de facto nga këshilltarët bashkiakë të PD, të cilët vijojnë ta ushqejnë organizimin e saj përmes njerëzve të tyre.

a.s/dita

June 19, 2018 20:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*