‘Teatri’/ Basha: Ligji i miratuar në Kuvend antikushtetues

July 6, 2018 13:09

‘Teatri’/ Basha: Ligji i miratuar në Kuvend antikushtetues

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje ambasadorëve të akredituar në Shqipëri që të reagojnë për ligjin që lejon shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke thënë se ky projekt është pastrim parash.

Gjithashtu Basha i ka kërkuar Presidentit që të mos dekretojë ligjin për teatrin, ndërsa ka theksuar se do të jenë me artistët dhe qytetarët në mbrojtje të godinës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Lulzim Basha theksoi se djegia e mandateve të opozitës është gjëja më e thjeshtë, kurse synimi është “çlirimi i Parlamentit nga banda e hajdutëve”.

Votimin e djeshëm në Kuvend me 75 vota pro shembjes së teatrit, Basha e konsideron kriminal dhe korruptiv. Ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama se me projektin e ndërtimit të teatrit të ri dhe të kullave, do të pastrojë paratë e drogës.

Akti i djeshëm është një ligj që ligjëron vjedhjen, i vetmi qëllim është vjedhja e tokës. Qëllimi kryesor është qarkullimi dhe pastrimi i parave të pista të drogës dhe korrupsionit. Këto para nuk mbahen dot në thasë dhe nuk futen dot të gjitha në bankë. Ndaj Edi Rama ka planifikuar kulla.

Ligji që ka miratuar dje Kuvendi është antikushtetuse. Dje kuvendi ka votuar për të ligjëruar plaçkitjen dhe krimin, ka konsumuar krimin më të rëndë në historinë e tij 27-vjeçare. Sot krimi dhe korrupsioni është ligji i këtij vendi me vendin e 75 hajdutëve.

Projekti i Edi Ramës është një akt barbar, që nuk guxuan ta bëjnë dot as komunistët. Edi Rama është një shkatërrues serial. I bëjmë thirrje presidentit të mos dekretojë ligjërimin e vjedhjes. Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenca jonë.

I bëj thirrje ambasadorëve, ja ku keni një projekt të pastrimit të parave, ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Nëse nuk flisni sot, nuk ka për t’ju besuar askush kur të flisni nesër. Parlamenti, i kthyer në noter të akteve kriminalo-korruptive, do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.

o.j/dita

July 6, 2018 13:09
Komento

2 Komente

  1. Tani July 6, 17:33

    Ligji eshte kushtetues qe cke me ate pune. 75 deputete votuan dhe shumica duhet respektuar. Keto jane ligjetv e demokracise! Nese mendoni se eshte antikushtetues cojeni ne Kushtetusen. Nese keto jane ato qe e shqetesojne opoziten shqiptare atehere jeni te mbaruar. Qeveria Rama ka treguar qe po kujdeset per trashegimine kulturore me restaurimin e Kishave dhe Xhamive te shumta (histori e Shqiperise), si dhe me muzete qe po restauron dhe nderton; me mbrojtjen e vendbanimeve ilire dhe restaurimin e keshtjellave. Ju nga ana tjeter nuk bete asgje per me shume se 20 vjet qe keni qene ne fuqi. Lereni qeverine te ndertoje vendin qe ju vetem e vodhet dhe e shkaterruat. Ska dyshim qe jeni esadiste dhe me te ndyre se Esat Pasha me tradhetite dhe ndyresite qe i keni bere ketij vendi.

    Reply to this comment
    • lili July 7, 01:43

      Boobooboo sa larg demokracise na qenke me keto mend o tani!Po te rikujtoj se kjo menyre mendimi eshte ma shume diktature se demokraci…edhe pse Parlamenti franceze votoj disa ligje me shumice obsolute,ato u anuluan nga gjykata kushtetuese,sepse shkelin disa gjera te cuditshme per ty si barazia para ligjit,marrja e pelqimit te njerezeve te prekur,ne kete rast gjithe shqiptaria,apo shkelje te ligjit qofte ne redaktimin e ketij ligji qe eshte nje skandal juridik per cdo Parlament po edhe per shtetin qe e propozon,po ketu nuk ka ma shtet ,ka vetem nje band qe glaberon cdo pasuri,e ndryshon per kete qillim edhe ligjin,sikur vendos ministrat e mbrendshme per interesat e bandave trafikante

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*