Teatri, edhe në 2002-shin Majko i refuzoi Ramës projektin

July 6, 2018 15:31

Teatri, edhe në 2002-shin Majko i refuzoi Ramës projektin

 

Të enjten në mbrëmje aktroi edhe Pandeli Majko! Ministri i Shtetit për Diasporën shfrytëzoi një telefonatë për t’u largua nga salla, vetëm pak para se të niste votimi për ligjin, që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ky ishte vetëm epilogu i një diskutimi me ton dhe gjeste mes tij dhe kryeministrit Rama, ku të dy dukeshin mjaft të irrituar.

Distanca e tyre nga kamerat e bëri të pamundur të dëgjohej biseda, por sipas deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët qëndrojnë të ulur pranë postacionit të kabinetit të qeveritar, Rama i është drejtuar Majkos me fjalët “Mos më bëj numra, po nuk deshe të votosh, ik në shtëpi”!

Pas kësaj, Majko duket në pamje ndërsa merr celularin, hap një telefonatë dhe del nga salla e Parlamentit, pa marrë pjesë në votim.

Ministri Majko nuk iu përgjigj interesimit të Top Channel për të shpjeguar sa ndodhi në Parlament dhe qëndrimin e tij për Teatrin Kombëtar.

Për të njëjtën godinë, Pandeli Majko ka pasur edhe një tjetër përplasje me Edi Ramën, kur në vitin 2002, atëherë kryebashkiaku Rama kërkonte ta prishte Teatrin, shkruan TCH.

Në atë kohë, Majko ishte kryeministër i vendit dhe nuk pranoi planin e Ramës, të cilit i ktheu përgjigje përmes këshilltarit Sokol Gjoka.

“Beteja e kryeministrit Majko është të ndërtojmë e jo të shkatërrojmë”.

16 vite më pas, demokratët i kërkuan Pandeli Majkos të tregojë të njëjtën koherencë.

Por, thirrjes publike të kreut të opozitës Basha, Majko iu përgjigj me një postim në “Twitter”, ku i pëlqen t’i rikujtojë vetes se ka qenë dy herë kryeministër i vendit.

 “Për Teatrin Kombëtar pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të ‘një gisht’ më shumë sesa unë! Në vend që të merren me komente, i këshilloj të shohin dramën ‘Vizita e damës plakë’…e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë”, tha Majko.

a.s/dita

July 6, 2018 15:31
Komento

11 Komente

  1. Martini July 6, 15:42

    Sala.Ne radhet e.udheheqies kryesor ne ka tre persona.Te cilet kur e ka patur pisk gjoja me lonsesusi ka pranuar ne post.shume te rendesishe ne vitet 91.97 dhe 98 dhe ja ka.aritur qellimit nuk i ka hyre gjemb ne kembe.Tasht nuk mban uje pilafi.Gjendje e jashtezakoneshme agjentet digjen.Reme je kryeminister.shkriji kompetencat per te miren tende.

    Reply to this comment
  2. Arben July 6, 17:22

    Ai qe eshte kundra voton kunder, Jo te.fuse.bishtin ne

    Shale e te iki si qen I rrahur.

    Edrama do paguaje me koke grabitjen qe Po u Ben

    Shqipetareve

    Reply to this comment
  3. lili July 6, 19:16

    Kjo tregon cfae horri eshte edi rama

    Reply to this comment
  4. Pandeliu July 6, 19:44

    Majko(PANDUSHI) luan gjithnje lojen e te atit te tij kur qe shef i shtabit te Aviacionit!Ng njera ane i qeshte Sali Dibres (komisar i aviacionit)e nga ana tjeter Bardhyl Taçit (komandant)!A e keni vene re qe opozita nuk e prek asnjehere si vegel e bindur e perandorise e se Rama qe jam i bindur ne nuhatjen e tij ia di te gjitha keto pislliqe si kollone (qytetari digjital) brenda qeverise!Do te gje goxha djale me shtatin qe ka sikur te kishte edhe shtylle kurizore!

    Reply to this comment
  5. SHQIPTAR July 6, 20:03

    Komenti qe i drejtova sot editorialit Tema:
    @MERO BAZE, BOTUES I GAZETES TEMA,
    LEXOVA VETEM TITULLIN E MEDIAS KU TI JE PRONAR.
    TI SI GJITHNJE, PERDITSHEM I BIE FYELLIT NE 1 VRIM.
    1.
    Qellimi i medias se pavarur nuk eshte te mbroj ne menyre strikte nje krah politik, por interesat e shoqerise shqiptare.
    2.
    Ajo pak opozite vulgare siç thua, eshte shume here me mire se nje shoqeri aktuale e dominuar nga timonieri dhe vasalet.
    3.
    Shqiperia prej 28 vjetesh ka probleme shume serioze dhe te dy krahet politike jane shume pergjegjes. Mentori yt “socialist” ne thonjeza po shet per kulla pa kriter, po jep me koncesione pa konkurs, çfare ka mbetur nga Shqiperia, po paguan pallatin e paligjshem te Lulzim Bashes realizuar nga zaptimi i shkolles 8 vjeçare publike “zenel murra” dhe zgjerimin absolutisht ilegal ne det, me plot 14 milione euro nga taksat e qytetareve shqiptare; ka 5 vjet ne pushtet dhe ne permbajtje po vazhdon politiken e mesiperme, ndersa ne fasade ka propaganden e “rilindjes shqiptare” ne thonjeza, pa pasur turp qe shqiptaret jane vitet e fundit kampione bote si emigrante dhe azilante duke kaluar edhe vende afrikane dhe aziatike qe ndodhen ne kushtet e luftes.
    TE DY PERGJEGJESIT PRODUKTET SKARCO TE PPSH-SE, NE THELB NUK KANE ASNJE NDRYSHIM.
    SHQIPTARET QE MBI 50% NUK VOTOJNE ASNJEREN, KANE NEVOJE PER DEMOKRACI & DREJTESI.
    JEPI TANI ME EDITORIALIN E RADHES!

    Reply to this comment
  6. Jimi July 6, 21:12

    Majko kishte vend tjeter per tu “kacafytur” me Ramen! Ne statut eshte sanksionuar roli unanim i votes se grupit.

    Reply to this comment
  7. nuk kam faj une July 6, 22:39

    Majkos i ka ecur fati, por jo se ka pasur mendje dhe dinjitet. U kujtohet takimi me Sali Berishen ne 1999?! Dhe pastaj hiq e mos e keput. Nuk mendoj se ka qene “agjent” se s’ka kapacitet per kete, por njeri qull qe as te qi e as te leshon. Ama veten e heq per çoç.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*